Veteranët e luftës sot janë bërë objekt manipulimi nga opozita e sotme, që lejoj për interesa të ngushta partiake fryrjen e numrit të veteranëve të luftës në 60.000!

Veteranët e luftës sot janë bërë objekt manipulimi nga opozita e sotme, që lejoj për interesa të ngushta partiake fryrjen e numrit të veteranëve të luftës në 60.000!
Veteranët e luftës sot janë bërë objekt manipulimi nga opozita e sotme, që lejoj për interesa të ngushta partiake fryrjen e numrit të veteranëve të luftës në 60.000!

Fadil Maloku

  • 20 June 2022 - 07:31

Shkruan:Sociologu – Fadil Maloku

Edhe pas dy dekadash çlirimi nga Serbia, por, jo edhe nga inatet, smira, xhelozia e injoranca e vetes sonë, ende as qeveria e as opozita, po edhe as shoqëria civile e sidomos Akademia, nuk janë duke kuptuar që UÇK-ja nuk është “pronë” personale e partive politike, po është ekskluzivisht vlerë sublime nacionale e kombit.

- Gabimi kardinal që e bënë veteranët, apo më mirë krerët naiv të saj, duket që qëndron mu te rreshtimi i tyre i gabuar pas ca partive politike. Sepse, partitë politike për interesa të tyre personale, për të grabitur sa më shumë fuqi politike e partiake, për të rritur votën elektorale, manipuluan qëllimshëm dhe pa asnjë hezitim e kalkulim paraprak racional e pragmatik!Në anën tjetër, arroganca e shoqëruar me vetëmjaftueshmëri iracionale e qeverisë Kurti II ka bërë që të njëjtit sërish, sigurisht shkaku i një lidershipi të fortë, autoritativ e karizmatik, të bëhen objekt debati të të kot dhe tejet të panevojshëm, kur janë në pyetje çështja e pagave që ka mund të rregullohet si kudo në botën e civilizuara.

Pra, “komoditeti”i numrave qeveritar përveç që është i dëmshëm për qeverinë aktuale, është edhe delikate e i pakuptueshëm dhe që mund të dërgoj porosi të gabuara jo vetëm administrimin por edhe për cilësinë qeverisëse. Themi kështu edhe për shkakun se a kauzat që qenë paralajmëruar si natyrë ndryshimi qeverisëse, nuk po shihet se e kanë më as ritmin e as dinamikën e projektuat para zgjedhjeve. Po ashtu, as premtimet nuk e kanë më as interesimin e as angazhimin që e kishin derisa VV ishte opozitë. Madje, nuk vërehet që kanë si qeveri ndonjë mobilitet e përkushtim sinjalizues. Duket që qeveritarët e sotshëm, po mendojnë që “shkopi” magjik e Kryeministrit mjafton për të bërë mrekullirat e ndryshimit, që i pret me padurim qytetaria kosovare. Qeveria sot gaboi shumë që lejoj avokatinë për veteranët nga ana e opozitës.

Ajo në vend që vetë të bëhet iniciatore e ekzekutuese e nevojave të veteranëve të vërtetë të luftës, këtë “obligim”ua la opozitës. Arroganca ndaj kategorisë së veteranëve të luftës, “nuk pinë ujë”, ngase, ata fal arrogancës dhe stoicizmit ndaj Serbisë, e çliruan Kosovën. Tani në paqe duhet pasur shumë kujdes ndaj vlerave dhe njerëzve të këtij komuniteti që për lirinë tonë sakrifikuan çdo gjë, madhe edhe gjymtyrë të tyre. Këmbëngulja e tyre dosido dëshmon se përveç interesave të këtij komuniteti ka gjasa që brenda këtyre kërkesave të arsyeshme të futen edhe interesa e kauza personale politike opozitare.

Leksion ky i njohur dhe i patentuar nga “shkolla” e Vetëvendosjes, protesto sa më zëshëm jashtë Kuvendit, e bllokoje atë me çdo kusht nga brenda, e që pak ka gjasa për mendimin tim të realizohet, madje edhe si projekt ideor. Veteranët e luftës, sot janë bërë objekt manipulimi si nga opozita e sotme, e pushtetmbajtëse e djeshme, që lejoj për interesa të ngushta partiake ta fryj numrin e veteranëve të luftë deri në 60.000, me çka ajo defakto dhe de jure, jo vetëm që fyeu dhe lëndoj sakrificën sublime që këta njerëz e ushtruan nën emblemën e UÇK-së.

Po njëkohësisht edhe duke përdorë emblemën dhe të kaluarën e UCK- si trampolinë partiake e ideologjike për me u rikthye në pushtet; Veteranët , po ashtu u bënë objekt talljeje dhe mosrespektimi edhe nga ana e qeveritarëve , me faktin dhe aktin që i solli në rrugë këta heronj me protestua për një pagë makabre minimale! Qeveria është dashur të paktën jo edhe aq për interesa politike, sa për interesa morale e sociale t’i ndihmoj veteranët! Mua më vjen mirë që kryeministri Kurti anuloj takimin e tij shumë me interes për Kosovën, për t’u marr me problemin e pagave të veteranëve, që na e sollën lirinë dhe pavarësinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".