Kjo është Franca, shteti që ka interesa gjeostrategjike në Ballkan dhe po e bllokon perspektivën evropiane të Kosovës

Kjo është Franca, shteti që ka interesa gjeostrategjike në Ballkan dhe po e bllokon perspektivën evropiane të Kosovës
Kjo është Franca, shteti që ka interesa gjeostrategjike në Ballkan dhe po e bllokon perspektivën evropiane të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 07 July 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë as tash nga BE.Flitet për gjëra të ndryshme që gjoja e kanë kushtëzuar liberalizimin. E këtu nuk pranohen faktet reale, ato që në fakt janë faktike për mos liberalizim të vizave. Mendohet se BE i ka përcaktuar faktet tjera jashtë atyre që po diskutohen zyrtarisht. Kushtet për liberalizim të viyave ka vite që i ka plotësuar Republika. Mbeten shkaqet tjera, ato që nuk thuhen, por që janë kryesore.

Që në vitin 2018 kam theksuar se liberalizimi i vizave nuk varet nga kushtet e paraqitura nga BE. Kosovën si shtet nuk e kanë njohur edhe 5 shtete të BE-s. Kjo, ka kushtëzuar që Kosova mos të pranohet si shtet në raportet brenda BE-së. Kosova është në thojza, pa status të zgjedhur, që sipas BE-së varet nga raportet me shtetin serb. BE i ka për Kosovën disa kushte jo zyrtare, por domethënëse për pozitën e Kosovës në kuadër të BE-së.

Këtu po i përmendi disa:

1. Raportet me Serbinë.

2. Asociacioni serb në Kosovë.

3. 5-vendet BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën me shtetësinë e saj dhe

4. Franca si shtet që ka interesa gjeostrategjike në Ballkan.

Me siguri ka edhe fakte tjera. Por, besoj se liberalizimi i vizave varet nga këto fakte, e kryesisht nga dialogu me shtetin serb, që është fakt kryesor, krahas interesave gjeostrategjike të Frances. Shikuar këtej nuk do të kemi ndoshta liberalizim edhe një kohë. Tash po diskutohen mënyrat e dialogimit me Serbinë. Po paraqiten fakte dhe kushte të ndryshme. E në këtë rol dominant ka marrë Franca. Nga UE nuk pranohen këto fakte që po ndikojne në mos liberalizim. Megjithatë, realiteti tregon se pozita e Kosovës varet nga faktet që në politikën zyrtare nuk diskutohen. Kryesisht nga dialogu.E këtu është presioni i Frances për organizimin e Asociacionit serb në territorin e Veriut të Kosovës te krijuar mu nga Franca.Veriu u krijua nga Parisi. Pas luftës u bë spastrimi i këtij territori mga shqiptarët. U ndërmorrën masa represive ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës. Ata u dëbuan.

Franca i toleroj këto masa. I lejojë organet kriminale serbe që në vitin 2000/ 01 të dëbojnë shqiptarët nga veriu dhe kështu e krijuan një teritor të paster serb.Tash është në veprim nga Franca organizimi i këtij territori në shtet. Për këtë po përdoret kushtëzimi për liberalizim të vizave. Pa këtë status në veri nuk ka liberalizim.BE është e dobët për ta deryruar Francen që të heqi kushtezimin. As Gjermania dhe as SHBA-të nuk i dëmtojne raportet me Francen për Kosovën. Sidomos tash kur uniteti në politiken kundër Rusisë është më se i domosdoshëm. Këtej nuk ka lëvizje nga pozicionet aktuale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".