Perspektiva e Shqipërisë në Evropën e Bashkuar vetëm me një klasë të re politike të pa korruptuar

Perspektiva e Shqipërisë në Evropën e Bashkuar vetëm me një klasë të re politike të pa korruptuar
Perspektiva e Shqipërisë në Evropën e Bashkuar vetëm me një klasë të re politike të pa korruptuar

Skender Mulliqi

  • 19 July 2022 - 16:37

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

 Erdhi dita e çeljes zyrtarisht të negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sigurisht se ka vend për gëzim, por Shqipërinë do të pret një rrugë jo e lehtë dhe as e shkurtër që të bëhet pjesë e

strukturës më të lartë evropiane. Gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Komisionari për Zgjerim, Oliver Varheley tha se roli i BE është që Shqipëria të jetë e mirë-përgatitur në këtë rrugë. Ky është sinjal i mirë për gjithë Ballkanin tha ai. Nëse Shqipëria mendon ti bashkohet BE-së, duhet të punojë shumë , jo siç e ka bërë udhëheqja shqiptare deri më sot. Me njerëz të korruptuar në krye të politikës, kjo zor që do të arrihet.

Nevojitet një mendësi dhe një emancipim i ri , për ti përmbushur të gjitha kushtet, për tu bërë pjesë e BE-së. Ekonominë e Shqipërisë e kanë rrënuar klasa politike në krye më kryeministrin, Edi Rama. Pa dituria dhe interesi personal i këtyre pushtetarëve do ta bënte rrugën e vështirë. Lehtë mund të mendohet së si elita politike në pushtetin e Shqipërisë , çka dhe si është duke vepruar. Rama më kompani janë duke ngrenë " peshqi" me pije shumë të shtrenjta, kurse shumicës ju kanë mbetur "mbeturinat". Mos ti përmendim konceptet e tyre politike shumë të mbrapshta, të tipit kolonialist. Edhe përkundër mos suksesit të tyre , ata po vazhdojnë të mbesin në pushtet .Janë duke i drejtuar masat më psikologjinë e robit. Ndryshimet në Shqipëri janë bërë të domosdoshme, reproduksioni i probleme ve po vazhdon, dhe kjo nuk e dërgon vendin përpara. Manipulimeve të qytetarëve ju ka ardhur fundi nëse dëshirohet. Evropa e Bashkuar. BE-ja dhe institucionet e saja duhet të janë mediatore të këtyre proceseve,e jo të vazhdohet të përkrahen karrieristet dhe materialistet, të etur për pushtet absolut. Lobimi më njerëz të tillë është i pamundur. Siç është e pa mundur inkuadrimi më projekte të Rusisë dhe të Serbisë , si ato për Boten serbe dhe ruse , dhe Ballkani i Hapur. Me këto ide shoviniste nuk ka demokratizim të Ballkanit. Shteteve të Ballkanit Perëndimor ju duhen forcat progresive në pushtet, për demokratizim të brendshëm. Meqenëse të gjithë jemi pjesë e kësaj planete, duhet të këtë një bashkëpunim më të gjitha vendet, të cilat kanë pushtete përparimtare, por jo sigurisht edhe me pushtetin e pareformuar të Beogradit. Mjaftë është bërë më komandimin e oligarkëve politiko- financiar, të cilët seriozisht janë duke i rrezikuar interesat nacionale dhe shtetërore të te dyja shteteve shqiptare në Ballkan.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".