Kapja e shtetit nga të fortët e politikës i ka tmerruar investitorët e huaj në Kosovë, vrapuan për të zhvatur e pasuruar nuk lejuan punësime dhe për tu zhvilluar

Kapja e shtetit nga të fortët e politikës i ka tmerruar investitorët e huaj në Kosovë, vrapuan për të zhvatur e pasuruar nuk lejuan punësime dhe për tu zhvilluar

Hajrullah Tërnava

  • 16 August 2022 - 07:25

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Sikur strukturat udhëheqëse qe nga pasluftës ta kishin parasysh dhe të angazhonin që sa më mirë ta qeverisin këtë shtet, për të mirën e popullit të vendit tonë, dhe të sillnin investitor me fabrika që i kanë prodhimet stabile, atëherë sot do ta kishim një situatë krejt ndryshe, dhe rinia do të punësohej këtu, dhe do ta siguronin një të ardhme materiale të mirë, do të qëndronin në shtetin e tyre e ndoshta edhe disa që kanë shkua më herët para lufte, do ta kishin gjetur arsyen të kthehen, por ja që mjerisht ata udhëheqës sikur punonin vetëm për përfitimet e tyre dhe e shkatërruan vendin. Ia arritën atij qëllimi, por investimet që vinin për tu investuar i kanë zhvatur dhe shpërdoruar.

-Për dy dekada në Kosovë pati nga shumë udhëheqës që ju kanë kërkua përfitime për veti investitorëve, dhe po ata investitor tani kanë shkuar në shtete tjera për rreth nësh, dhe sot i kanë ndërmarrjet e tyre me shumë të punësuar, kurse në Kosovë edhe shumë fabrika që dikur ishin stabile nga sistemi i kaluar u shkatërruan duke ua ndërruar destinimin e tyre dhe i shndërruan në objekte të tjera biznesore, ose duke i shkatërruar e kthyer në prona toke ndërtimi të banesave etj. Prandaj tani ditë e për ditë po bëhet alarmant dhe shqetësues trendi i rënies ikjes së popullatës më të shëndoshë, si fuqi punëtore potenciale për zhvillimin e Kosovës jashtë vendit, për shkak të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe mos funksionimi i drejtësisë, që së bashku me bashku me zvogëlimin drastik të numrit të përgjithshëm popullsisë në Kosovë, ekspertët po paralajmërojnë nevojën që në vitet në vijim, shumë shpejtë, Kosova të detyrohet të ketë deficit të fuqisë punëtore dhe “të importon” punëtor nga vende të tjera, sikur që aktualisht po bëjnë shumica e vendeve të BE-së dhe përtej.

Numri i banorë në Kosovës, pra shumicës shqiptare sipas statistikave është duke rënë në mënyrë shqetësuese, veçmas në dekadën e fundit. Kjo çështje shumë shqetësuese po i mundon shqiptarët për vite me radhë, ndërsa zgjidhje nuk po ka. Sipas disa statistikave Kosova pas luftës kishte rreth 2.2 milionë banorë, ndërsa pas 20 vitesh ka rreth 1.6 milionë banorë, që së bashku me shtimin e humbur të popullsisë, rezulton se kemi së paku një milion më pak, se sa që do të duhej të kishte Kosova. Një paralajmërim të tillë shumë serioz e kanë paralajmëruar ekspertët e fushës së migracionit të cilët theksojnë se shumë industri në Ballkan do të sfidohen nga kjo lëvizje negative e numrit të popullsisë dhe humbjes së fuqisë punëtore në të ardhmen e afërt, gjë që shumë shpejtë edhe Kosova do të duhet të hapë dyert për punëtorët e huaj, jo më vonë se në 3-5 vjetët e ndoshta edhe nga viti i dheshëm, për të adresuar mungesën në rritje të fuqisë punëtore. Sipas tyre, sfidat e tregut të punës po bëhen me shpejtësi problemi numër një për një mori industrish në Ballkan. Një artikulli i kësaj i shpërndare nga Bloomberg që thotë se edhe Spanja më në fund po hapë dyert për punëtorët e huaj për të rregulluar mungesën e fuqisë punëtore dhe për të lehtësuar një rënie demografike që kërcënon prosperitetin e saj në të ardhmen.

Edhe pse në kundërshtim me shumë politika politika anti-imigruese në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, qeveritë e tyre kanë filluar për ti liruar rregullat e kufizimit dhe për të lejuar rekrutimin e punonjësve të huaj, kryesisht për punë që kërkojnë kualifikim dhe për ato që s’kërkojnë e që janë të vështira për t’u plotësuar. Gjithsesi se duhet të ketë Qeveria e Kosovës një plan preventiv veprimi e zhvillimi, me veprime të forcuara kundër krimit të organizuar, dhe stimulativ investitorët e brendshëm e të jashtëm, për punësim, për ta ruajtur zbrazjen e shtetit nga fuqia punëtore, sepse një lëvizje e pa kontrolluar e popullsisë, do të krijon jo vetëm deficit por edhe ndryshim në strukturën e popullsisë, popullzim me të huaj dhe largim të qytetarëve vendës, që do të prodhon jo vetëm probleme sociale, por edhe të natyrës së politikave strategjike nacionale. Qeveria e Kosovës duhet të proklamoj kushte të mira për ata që donë të investojnë në Kosovë, dhe me shume respekt dhe dashamirësi me i pranua ato investime pa kurrfarë interesi që të rinjtë e këtij vendi ta kenë një të ardhme ashtu si duhet sepse të rinjtë po donë kushte të mira me të ardhura personale që të munden me jetua dinjitetshëm ashtu si jetojnë të rinjtë nëpër shtetet e perëndimit, sikur të ndodhke një gjë e tillë, shumë shpejt do të punësoheshin të brinjët këtu në vendin e tyre dhe një numër të tyre që kanë shkua vite të mëhershme di të ktheheshin në vendlindjen e tyre, vetëm në ketë mënyrë jete të lumtur në Kosovë do ta kishte kuptimin e saje të plote, pa investime të tilla, që të brinjët sipas kualifikimeve të tyre që i kanë arritur gjatë shkollimit të tyre, të kenë vende të mjaftueshme të punës për çfarë janë kualifikuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".