Greva e SBASHK-ut futet edhe në sistemin e drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët nën urdhërat e nëntokës kriminale dhe mafies politike!

Greva e SBASHK-ut futet edhe në sistemin e drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët nën urdhërat e nëntokës kriminale dhe mafies politike!

Hajrullah Tërnava

  • 28 August 2022 - 22:40

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Ministria e Drejtësisë urgjentisht duhet të inicioj ndryshimin e ligjit për grevat, dhe për secilin sektor veç e veç të përcaktohen rregulla të reja dhe adresim i përgjegjësisë, sepse nuk duhet lejuar që për teke të interesave politike, elektorale e puro kriminale të bllokohet jeta dhe funksionimi të gjitha dikastereve institucionale.

-Me që kjo qeveri i ka fituar votat në mënyrë absolute për një mandat katërvjeçar, dhe sikur që ja ka filluar punës dhe jetësimit të atyre premtimeve që ia ka dhënë elektoratit, në pritje të miratimit tani është ligji i Vettingut si dhe ligji i Konfiskimit të pasurive të pajustifikueshme, ligje këto që pritet shumë shpejtë të miratohen dhe fillojnë të zbatohen, prandaj tani i ka rrok paniku ata të “mëdhenjtë e vendit” që e kanë qeverisur që nga paslufta e deri më tani këtë vend, e që e patën qëllimin e pasurimit të tyre, gjë që ia arritën atij qëllimi.

Ish pushtetarët e korruptuar nga qeverisja e kaluar i punësuan në institucionet e shtetit farefisnitë e tyre, dhe tani, por edhe në të ardhmen është e vështirë që të gjitha ato të këqija q iu kanë bërë këtij vendi të spastrohen ashtu si tani që e dëshirojnë qytetarët. Shumica e atyre që janë punësuar në mënyra farefisnore, tani qytetarët presin që edhe ata të punësuar si të afërm të tyre, edhe ata të largohen nga ato vende të punës, sepse tani kanë kaluar shumë vite dhe disa janë adaptuar në ato vende, por edhe një numër që kanë marr rroga koti, dhe nuk është lehtë të spastrohen ato vende të punës, por me rëndësi është se duhet fillohet të jetësohen ato ligje. Tani e tutje duhet të filloj e mbara në ato institucione shtetërore e posaçërisht në ato të drejtësisë, dhe jo rastësisht tani po shihet neglizhimi dhe grumbullimi i qindra lëndëve të pa përfunduara në sistemin e drejtësisë, prokurori dhe gjykata.

Prandaj tani është e kuptueshme se opozita si e vetme nuk mundë ta rrëzoj këtë qeveri në pushtet, por nëse arrihet që e gjithë popullata të ngrihen në demonstrata apo protesta, atëherë gjithçka është e mundur, por e tërë kjo tollovi që po bëhet e ka qëllimin e saje se të “fortit e këtij vendi” po kanë ndikim në ata të punësuar që vetë i kishin punësuar dhe është mundësia për një proteste gjithëpërfshirëse e popullit nëse popullata bije në ato gracka që po montohen nga opozita, prandaj është e pa arsyeshme, e pa drejtë dhe manipulative, greva e punëtorëve në sistemin e drejtësisë, të cilët i janë bashkuar ftesës së BSPK-së, pasi edhe Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës paraprakisht kishte bërë përgatitjet dhe tash dy ditë janë në grevë të përgjithshme, edhe ata duke kërkuar kushte e paga më të mira.

Nëse prokurorët dhe gjyqtarët ankohen për pagat dhe të ardhurat e tyre atëherë të gjithë punëtorët e të gjitha strukturave punuese kanë shkakun me u ngritë në protesta sepse institucionet në fjalë janë më të paguarit, me rrogat më të larta në shtetin e Kosovës, prandaj bëhet pyetja se për çfarë mundë të ankohen prokurorët, gjyqtarët qe pagat e të cilëve janë të garantuar dhe shpërblehen deri në kufirin maksimal prej 3000 euro në muaj, kurse për zvarritjet e zgjidhjes së lëndëve nuk adresohet asnjë përgjegjësi, qoftë disiplinore, materiale e të mos flasim për raste korruptive penale, që nuk janë të pakta, por minimizohen, anashkalohen dhe duke krijuar një heshtje të orkestruar më në fund amnistohen.

Ministria e Drejtësisë urgjentisht duhet të inicioj ndryshimin e ligjit për grevat, dhe për secilin sektor veç e veç të përcaktohen rregulla të reja dhe adresim i përgjegjësisë, sepse nuk duhet lejuar që për teke të interesave politike, elektorale e puro kriminale të bllokohet jeta dhe funksionimi të gjitha dikastereve institucionale. Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës është deklaruar me kohë se i përkrahë kërkesat dhe grevën e që është duke e organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës- BSPK, kështu që krahas institucioneve të tjera publike, edhe në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në vend java po përfundon në kolaps total të sistemit të drejtësisë, me kërkesa për rritje pagash e përmirësim të kushteve të tjera të punës, me koste e cila është cilësuar e pa arsyeshme dhe e pa përballueshme nga ana e Qeverisë. Marrë në tërësi gjithsesi se duhet që të spastrohen institucionet e shtetit nga keqbërësit e vendit, e që gjinden brenda atyre institucioneve sikur që po dëshmohen me fakte se aty nuk po punohet.

Vetëm rastet e mbetura nëpër gjyqe dhe prokurori si të pazgjidhura deri tash janë fakte që i argumentojnë këto dyshime për të cilat po i potencoj, dhe dyshimi i radhës se në protesta po kyçen bash ata që nga neglizhenca nuk i kanë krye lëndët që në raste se ripërsëriten dhe zhagiten edhe me tutje ato do të vjetërsohen dhe me këto mënyra të krimeve gjithnjë do të kemi probleme nëpër institucionet që ishin dashur të jenë shembull i institucioneve tjera të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".