Njohja reciproke e shtetit kërkohet të jetë në qendër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë

Njohja reciproke e shtetit kërkohet të jetë në qendër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë
Njohja reciproke e shtetit kërkohet të jetë në qendër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 05 September 2022 - 07:15

Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi

Në kuadër të dialogut me shtetin serb është e domosdoshme që kryesisht dhe pa njohje reciproke të shtetit mos të dialogohet asnjë çështje. Shteti i Kosovës kërkohet që të ushtroje sovranitetin e vetë në tërë hapësirën e Republikës. Me këtë nënkuptohet integriteti territorial dhe niveli i zbatimit të normave ligjore dhe kushtetuese në çdo anë të Republikës. Mbi këtë çështje nuk dialogohet me shtetin serb.

- Qytetarët e Republikës së Kosovës ju nënshtrohen ligjeve të vendit. Ekzekutimi i ligjeve nuk dialogohet me subjektet e jashtme. Duhet thjeshtë që ligjet të jenë demokratike, që respektojnë dhe garantojnë liritë dhe të drejtat nacionale, shoqërore e të njeriut. Por, edhe kjo është çështje brendshme e shtetit, që shteti e garanton. Zbatimi i ligjit është obligim kushtetues i Qeverisë. Ligjet aplikohen kudo dhe ato kërkohet të jenë të njëjta kudo dhe mbi çdo qytetar të Kosovës. Në raport me jashtë, diskutohen marrëdhëniet ndërshtetërore dhe palët drejtpërdrejtë ose me ndermjetësim, arrijnë pajtimin mbi çështjet kontradiktore midis shteteve. Natyrisht se në raportet bilaterale vlenë parimi i reciprocitetit. Sidomos në çështjen e minoritetit ka vlerë reciprociteti. Me këtë bëhet barazimi i minoritarëve që jetojnë në të dy anët e kufirit. Me këtë bëhet barazimi dhe realizohet një e drejtë themelore ndërkombëtare.

Reciprociteti i bërë në dokumentet e udhëtimit nuk vlen edhe për tabelat e makinave. Këtu nuk ka reciprocitet, sepse asnjë tabelë e Kosovës nuk është në Serbi. Janë tabelat serbe të regjimit millosheviqian që përdoren tash e mbi dy decenie në Kosovë. Këtë ligji e ndalon. Shteti duhet të respekton ligjet e vendit. Ndërsa, për shkak të gjendjes, jepen afate kohore të zbatimit. Natyrisht se situata analizohet dhe Republika vendos sipas interesit të shtetit. Ka edhe fusha tjera të punës. Por, kryesorja me shtetin serb, është njohja e pavarësisë shtetërore, të Kosovës nga shteti serb, si dhe të Serbisë nga Republika e Kosovës. Pas kësaj vijnë në rend në dialogim çështjet reciproke. Kosova duhet të ia ndërpres Serbisë diskutimet në dialog në Prishtinën për çështjet e brendshme të shtetit. Asnjë çështje e tillë nuk është objekt i dialogimit. Nëse bëhet objekt, kjo dmth se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran. Ndërsa, Kosova e ka territorin, popullin, organet e pushtetit, si elemente të shtetit, të çdo shteti. Asnjë element nuk i mungon Republikës. Mbi këtë duhet të sillet shteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".