Lëvizjet nga podrumet e mafisë do të sjellin kokëdhimbje!

Lëvizjet nga podrumet e mafisë do të sjellin kokëdhimbje!
Lëvizjet nga podrumet e mafisë do të sjellin kokëdhimbje!

Shefik Shkodra

  • 13 September 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Kishin menduar të gjithë, ata që po ikin nga VV dhe nga GUXO, se do duhej që të vijnë në shprehje për postin e ministrit, të vijë deri të ndonjë tender milionësh, të ndonjë udhëtimi nëpër botë, si konzull apo ambasador, si "stoli" popullore. Si mumie e dreqit, i (e) paluar. Të pajiset me pagë të mirë deputeti, të krihet e të lëmohet e të dalldiset...tash kur po ka oferta nga ato parti në opozitë, turr e vrap. Ata po thërrasin, sa më shpejt, t'ia kthejmë me sharje e etikeka të ndyta votuesve që i sollën deri aty ku ishte pak më parë.

-Meqenëse na mungon vetëdija për çdo gjë, atëherë, ligji do të duhej të jetë ai që i rregullon të gjitha çështjet, e edhe për votën. Nuk mundet secili/la të manipulojë meqë ia ka dhënë elektorati, duke e pranuar një program partiak, për qeverisje të vendit për një mandat, etj.

Shumëkush prej qytetarëve e dinë se, një pjesë (më e madhe), qoftë femër apo mashkull, nuk është i (e) interesuar, që për Kosovën t'i bashkëngjitet një partie për ta ndihmuar të ecë përpara.

Tip llaskuci/ce. E në VV, ka mjaft të tillë. Pret ku del "fitimi", pa zgjedhur mënyrën dhe mjetet. Sot në këtë parti, nesër kudo që ofrojnë përshtatshmëri për ndonjë benifecion dhe komoditet. Sa më mirë për veten dhe familjen. Çfarë Kosove...! Le ta rregullojë kushdo tjetër Kosovën, unë këqyri punët mia. Kishin menduar të gjithë, ata që po ikin nga VV dhe nga GUXO, se do duhej që të vijnë në shprehje për postin e ministrit, të vijë deri të ndonjë tender milionësh, të ndonjë udhëtimi nëpër botë, si konzull apo ambasador, si "stoli" popullore. Si mumie e dreqit, i (e) paluar. Të pajiset me pagë të mirë deputeti, të krihet e të lëmohet e të dalldiset...tash kur po ka oferta nga ato parti në opozitë, turr e vrap.

Ata po thërrasin, sa më shpejt, t'ia kthejmë me sharje e etikeka të ndyta votuesve që i sollën deri aty ku ishte pak më parë. Mund të ishin peng të këtyre partive që e kanë menduar më herët, se, me kënd mund të bëjnë biznes në favor të tyre dhe të futen në VV dhe Guxo, me porosi. Se kush do t'i përgjigjet thirrjes për të rritur mundësinë për vota në parlament, gjithnjë për rrëzimin e një qeverie të "pa hajrit". - "E ka paralizuar vendin"! Jo, Qeveria s'e kaparalizuar vendin! Qeveria i ka paralizuar bandat, ata "tregtarët" e hipokritët, s'ka tregti droge as mallra nga bandat e Serbisë në Veri të Kosovës.

Tash e qelin Kutinë e Pandorës, apo i nxjerrin nga podrumi i mafisë ata/ato të "shpresës", të deleguar me kohë, për të tradhtuar partinë e liderin e tyre, po më e keqja, për ta tradhtuar elektoratin! Tradhtia e elektoratit është tradhti e Kosovës! Faqezi e faqezeza! "Është i (e) aftë e me përvojë"! Heh! Aftësi për tradhti! Shkëlqyeshëm! Do të duhej, së paku për të ardhmen, një ligj që të mos kenë të drejtë asnjë llaskuc/ce, që të kalërojnë prej një partie në tjetrën, pa e përfunduar mandatin, veç nëse tërhiqet krejt. Sepse, s'është për herë të parë kjo farë maskarade.

Këta të opozitës së sotme, e prisnin Listën serbe derisa kthehej nga konsultimet me Beogradin. Po shkonin në mesnatë për ta kthyer deputetin (me kusht) për të dhënë votën e zgripcit për një qeveri të arnuar e kurrfarë, realisht jo legjitime. Krejt po e dinë çka po lëvizë edhe në këto kohë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".