Pas aksionit të prokurorisë në Brezovicë, radhën e kanë degradimet në bjeshkët e Pejës dhe rrethina e Prishtinës!

Pas aksionit të prokurorisë në Brezovicë, radhën e kanë degradimet në bjeshkët e Pejës dhe rrethina e Prishtinës!
Pas aksionit të prokurorisë në Brezovicë, radhën e kanë degradimet në bjeshkët e Pejës dhe rrethina e Prishtinës!

Dardan Grapci

  • 23 September 2022 - 18:17

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

 

Zbarkimi i njësive speciale të policisë së Kosovës  në komunën e Shtërpcës,  me urdhër të Prokurorisë për të hetuar dhe arrestuar një grup njerëzish bashkëveprues më krimin e organizuar, është  një  aksion që duhet të mbështetet nga i gjithë opinioni publik, dhe model për të gjithë prokurorët e  Republikës së Kosovës se di duhet vepruar. Meqenëse ku aksion i filluar në vitin e kaluar, ka futur nën pranga një grup të madh të të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, tani më është koha dhe momenti i  bërjes transparentë të secilit individ për secilin veprim që ndërlidhet me veprën e dyshuar për krim.

 

 

Prokuroria e Kosovës tani duhet të urdhëroj që pronat e të arrestuarve ti demolojnë si dhe ti lirojnë hapësirat e uzurpuara në Parkun Nacional, nga objektet e ndërtuara me leje ndërtimi të korruptuara. Funksionimi efikas i drejtësisë dhe luftës kundër krimit në Kosovë është një kërkesë jetike , nëse duam të funksionon si shtet i së drejtës dhe shoqëri serioze demokratike. Prandaj edhe në këtë rast secili duhet të përgjigjet për abuzim apo lidhje me krim. Pas atyre që janë arrestuar, në bazë të fakteve  të gjetura për krim të organizuar, prokuroria duhet të merret edhe me të tjerët të cilët në media janë apostrofuar se kanë prona në këtë zonë të parkut nacional, për të parë se si i kanë marr ato prona, kush dhe si ka ndërtuar, pa e bërë asnjë lëshim dhe asnjë dallim, pavarësisht funksionit në shtet apo pozitës politike. Këtu bëhet fjalë për disa figura të njohura publike e politike, siç janë Ramush Haradinaj, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, etj, që duhet të merren në pyetje nga hetuesia dhe të bëhet verifikimi i dokumentacioneve se si i kanë blerë ato prona dhe kush ju ka thënë  leje që këtë ta bëjnë në Parkun Nacional në Brezovicë.

Prandaj ky aksion i Policisë pas Brezovices duhet të vazhdoj edhe në Pejë, më saktë në Grykën e Rugovës ku dita ditës po ndërtohen vilat dhe Motelet në vende jo adekuate duke e prishur natyrën. Pastaj të vazhdojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe zonën më të vlefshme ambientaliste përreth qytetit të Prishtinës, e cila sidomos në këto katër vitet e fundit ka filluar me të madhe për tu ndërtuar, duke rrezikuar zonat e gjelbra, natyrën e shëndoshë që filtron ajrin e ndotur, një natyrë e cila pamëshirshëm është duke u shkatërruar.Ndryshe të gjithë të apostrofuarit që tani janë arrestuar duhet që sa më shpejte të dalin para Gjykatës dhe të dënohen, nuk duhet të amnistohen, duke i mbajtur vetëm me paraburgim 30 ditë apo me shumë e pastaj për ti liruar për mbrojtje në liri. Derisa ka fakte dhe janë arrestuar për krim të organizuar, gjykimi dhe dënimi meritor duhet të ndodhë sa më shpejtë, duke i shqiptuar secilit dënimin e merituar të cilin ligji e ka parashikuar, sepse këtu nuk mundë të ketë rrethanë e cila mundë të merret si ndikuara për të jua lehtësuar dënimin për veprën për të cilën ata janë të dyshuar dhe janë arrestuar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".