Diplomacia gjermane e kryqëzon Vuçiqin, marrëveshja përfundimtare ligjërisht obligative me njohje të pavarësisë së Kosovës

Diplomacia gjermane e kryqëzon Vuçiqin, marrëveshja përfundimtare ligjërisht obligative me njohje të pavarësisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 08 October 2022 - 17:34

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Na kujtohen tani ato bisedat e qeveritarëve të mëhershëm kur bisedonin me palët serbe dhe iu premtonin ndërrime të territoreve apo falje të disa pjesëve të Veriut, sa që edhe populli i Kosovës ishte i shqetësuar kur i dëgjonin ato biseda, por ja që situata politike ndryshoj falë rrethanave të ndryshme e sidomos kur dihet se ata që ishin atëherë në pushtete tani nuk janë më, dhe ata tani gjinden në Gjykatën Speciale të Hagës, kurse tani në pushtet është partia që i ka fituar mbi 50% votat dhe kjo parti ka ardhur në pushtet me kryeministrin Kurti që ka kundërshtuar mundësinë e këmbimit apo faljeve të pjesëve të Kosovës.

-Pala serbe deri më tash ka tentuar vazhdimisht që t’ia arrij atij qëllimi, qoftë për ta fituar asociacionin me kompetenca ekzekutive, një Republika Srpska brenda shtetit të Kosovës, apo qoftë edhe me projektin e shkëmbimit të territoreve që cak të fundit e ka ata të ndarjes e copëtimit, por rrethanat po krijohen të atilla që nuk do të ja arrin qëllimit. Tani në tërësi ka ndërruar situata, dhe faktori ndërkombëtar që po i ndërmjetëson këto bisedime, sikur përfaqësuesi gjerman, që insiston që të vij deri te njohja reciproke mes këtyre dy shteteve , kurse modeli i asociacionit të përcaktohet me kompetenca kushtetuese, të Kushtetutës kosovare në fuçi, dhe assesi të tejkalohen kompetencat kushtetuese, dhe që në Kosovë të krijohet një „Srpska Republikë“, prandaj kur tani me të madhe edhe ndërkombëtarët po e refuzojnë propozimin e Serbisë.

Me këtë tani po shuhen gradualisht ëndrrat e Aleksandër Vuçiqit për një Republika Srpska në Kosovë, përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pas kundërshtimit të këtij modeli, fillimisht nga SHBA-ja e tash së fundi edhe nga Gjermania. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme dhe nuk duhet të ketë tabu të diskutimit të temave, por nuk mundë të ketë kërkesa dhe zgjidhje që e cenojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

Lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Sarrazin ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga ky diskutim, duke tërhequr vërejtjen se

skenari më i keq në këtë rast është krijimi i një Republike Srpska të re, gjë që siç thotë ai nuk do të pranohet as nga pala gjermane. “Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë. Pra, është gjithashtu e qartë se nuk duhet të keni shumë frikë nga ky diskutim.

Se duket sikur ka më shumë frikë që të mos behet ky diskutim”, ka deklaruar Sarrazin. Si proces të finale së këtij dialogu, ai ka thënë se duhet të jetë njohja reciproke, edhe pse do të ketë rezistencë për një kohë të caktuar nga pala serbe, por duhet të hapet edhe kjo temë. “Është shumë e vështirë politikisht, siç edhe tema e njohjes sigurisht shumë e vështirë në Serbi. Por mendoj se kjo gjë nuk do të përfundojë mirë, nëse nuk fillojmë të prekim edhe çështje të vështira dhe gjithashtu të rrisim ndërgjegjësimin në shoqëri sepse sigurisht që do të përballemi me vështirësi, por dua të them se mund të fillojmë të shohim si mund të duket kjo gjë”, u shpreh Sarrazin. I dërguari special i qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se është koha që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të vendosë nëse është pro apo kundër Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha t’i themi dhe sidomos që nga data 24 shkurt, jo vetëm atij, por edhe të gjithë vendimmarrësve, popullit dhe Republikës së Serbisë që ne duam që ju të vendosni dhe duam qe ju të vendosni pro nesh,” – u shpreh Sarrazin. Sipas tij pikëpamjet e Vuçiç nuk përshtaten me ato të vendit, pasi Serbia mbështet bashkimin në tryezën evropiane, duke ndarë vlerat, detyrimet dhe të drejtat. “Kjo është. Është koha për të vendosur dhe është e qartë se ne duam që ju të vendosni pro nesh dhe jo kundra nesh,” ka deklaruar Sarrazin.

Derisa ndërmjetësuesit ndërkombëtar që i përfaqësojnë shtetet evropiane të BE-së, e nuk e kanë qëndrimin unik, dhe me atë qëndrim unik ti kontribuojnë përafrimit të marrëveshjes së njohjes reciproke, dhe të jenë të qartë e unik të gjithë ata përfaqësues, deri te njohja reciproke, prandaj pa një qëndrim të tillë nuk mundet ndryshe të arrihet kjo marrëveshje, sepse edhe faktori ndërkombëtar duhet ti përkujtoj edhe historikun e njohjes ndërkombëtare të Serbisë që iu ka bërë Serbisë në vitin 1878, që Serbia e atëhershme ishte e njohur ndërkombëtarisht në kufijtë e Beogradit, dhe asgjë më shumë, prandaj në këto bisedime faktori ndërmjetësues ti përdorë këto fakte gjatë bisedimeve, dhe nëse ka nevojë edhe kërcime, sepse po këto shtete edhe pas marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999, në Serbi kanë bërë investime më së shumti dhe këtë vetë Vuçiqi e ka pranuar, prandaj duhet t’ia përkujtojnë se nëse nuk vjen deri te njohjet reciproke, ato shtete që kanë investuar më së shumti, munden edhe t’ia ndalin ato investime Serbisë, që me këtë ndalesë të investimeve, Serbisë do ti krijohej një rrëmujë e tërë që do ta çrregullonte situatën politike dhe popullata do të ngritej në demonstrata për rrëzimin e kësaj qeverie serbe, prandaj këtë ide faktori ndërkombëtar mundë ta përdor si rezervë për ti arritur qëllimet e njohjes reciproke nëse në bisedime do të ketë hezitime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".