Lexoni edhe:
Bashkimi Evropian duhet ti jep fund premtimit, të merr vendim pozitiv për vizat dhe ta nxjerr Kosovën nga gjendja e izolimit
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Në procesin e dyshuar të krimit, të cilin e ka goditur Prokuroria e Shtetit, personat e cekur, për përfshirje në veprimet e dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”, nuk janë të vetmit, as të fundit, por në zinxhirin e lidhjes mafioze të abuzimit kriminal me ligjin, nga prokuroria pritet të zgjerohet edhe me disa nga ish politikanët dhe ish-udhëheqësit kryesor të shtetit të Kosovës që, është vërtetuar, se kanë blerë toka në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë ndërtuar shtëpi banimi me leje të lëshuara nga organet paralele të Serbisë, në Brezovicë, në Parkun Kombëtar të shtetit tonë, ku me ligjet e Republikës së Kosovës, është e ndaluar shitja e trojeve, si dhe ngritja e vilave dhe shtëpive.
-Në maj të vitit1980, ylli drejtësisë italiane gjykatësi Gjovani Falcone i njohur për ndjekjen e kriminelëve, nisi një proces që përveç mafiozit italian Rosario Spatola, hetonte kriminalitetin e mafies edhe përtej oqeanit, deri në territorin amerikan, ndërsa prokurori Gaetano Costa, vazhdonte të pengohej në të gjitha mënyrat prej vet zëvendësve të tij, të lidhur me mafien, pothuajse në secilin momentet që ai nënshkruante urdhrat për arrestimin e kriminelëve.
Ndaj gjykatësi Falcone pikërisht këtu nisi të mësoj dhe bindej praktikisht, se në momentin që fillon të hetosh krimet e strukturave mafioze, pikësëpari duhet hetuar pasuritë e dyshimta ,të personave nën hetim, sidomos shumat e parave të depozituara, jo vetëm në bankat vendore, ku mund të gjendet një sasi e kufizuar,por veçanërisht ato jashtë vendit, në oazat e deponimit të shumave të dyshimta monetare, deri përtej oqeanit, përndryshe mungesa e hetimit të rasteve në tërë shtrirjen e tyre, siç shprehej edhe Falcone, në të kaluarën, ka bërë që edhe autorët e krimeve të shpallen të "pa fajshëm"!
Prandaj nisur nga përvoja e hidhur e gjykimit dhe hetimit të mafies italiane, shpresojmë se aksionet e fundit në Brezovicë, që kanë vënë nën pranga mbi 30 persona, disa prej të cilëve edhe figura me peshë politike, biznesmenë dhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të rëndësishme në institucionet e Kosovës, të zgjerohen dhe shtrihen në të gjitha dimensionet e hetimit, pasi që shumica e të arrestuarve për veprat penale, thuhet se dyshohen, vetëm për: keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti, kështu që, për tu zbardhur plotësisht e vërteta, hetimet duhet të zgjerohen përndryshe, procesi i nisur do të dështojë dhe ngelë në gjysmë të rrugës.
Për aq më tepër, ky është vetëm fillimi i zbardhjes së skandalit me Vilat e konfiskuara në parkun Nacional të Brezovicës, ndaj kur të arrihet momenti kritik i hetimit dhe zbulohet tërësisht e vërteta e këtyre veprimeve të kundërligjshme mafioze, do të vije deri te shembja e kupolës së krimit të organizuar të lidhur për plotë-dy dekada me figurat qendrore të liderëve partiak dhe ish udhëheqësve të inkriminuar të shtetit të kapur nga politika mafioze.
Në procesin e dyshuar të krimit, të cilin e ka goditur Prokuroria e Shtetit, personat e cekur, për përfshirje në veprimet e dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”, nuk janë të vetmit, as të fundit, por në zinxhirin e lidhjes mafioze të abuzimit kriminal me ligjin, nga prokuroria pritet të zgjerohet edhe me disa nga ish politikanët dhe ish-udhëheqësit kryesor të shtetit të Kosovës që, është vërtetuar, se kanë blerë toka në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë ndërtuar shtëpi banimi me leje të lëshuara nga organet paralele të Serbisë, në Brezovicë, në Parkun Kombëtar të shtetit tonë, ku me ligjet e Republikës së Kosovës, është e ndaluar shitja e trojeve, si dhe ngritja e vilave dhe shtëpive.
Ajo që lë pa mend opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është fakti se bazuar në informatat e raportuara në media, edhe vet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një vilë në Parkun Kombëtar "Sharri" në Brezovicë! Madje edhe pse president i vendit, ai jo vetëm që kishte shkelur me të dy këmbët ligjet e shtetit që "drejtonte" vet, por me 2020, edhe kishte deklaruar rrejshëm në Agjencinë Kundër Korrupsionit, se ka në pronësi të përbashkët një tokë bujqësore dhe dy shtëpi, pa cekur se ka ndërtuar me ligje të Serbisë, në Parkun Kombëtar të Kosovës, ku me ligjet e shtetit të Kosovës, ishte i ndaluar ndërtimi. Për aq më tepër, Thaçi nuk ishte-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Parkun Kombëtar në Brezovicë, habia më e madhe është se edhe paraardhësja e tij, presidentja Atifete Jahjaga, raportohet se ka në posedim një vilë në Brezovicë, e cila në Agjencinë Kundër Korrupsion, më 2015, nuk ka deklaruar fare pronësi mbi pronë në Brezovicë.
Sikur mos të mjaftonte vetëm kjo sa u tha, nga Prokuroria është zbuluar, se Vilë në Brezovicë posedon edhe kreu aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili në deklarimin e fundit të pasurisë, vetëm ka thënë se ka në pronësi të përbashkët familjare një shtëpi malore, pa përmendur Parkun Kombëtar në Brezovicë, as lokacionin. Përveç Memli Krasniqit e Abelard Tahirit, sipas informatave në media, majën kupolës mafioze të politikbërësve të inkriminuar të PDK-së, ia zë ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i cili edhe ai ka vilë luksoze të ndërtuar, kundërligjshëm në Brezovicë, gjë që flet më së miri se nga çfarë udhëheqësish shtetëror dhe drejtësie të shantazhuar, ishte kapur gjithë shteti i Kosovës.
Po ashtu edhe Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët, një tokë kodrinore në vlerën prej 75 mijë eurosh, si dhe një truall në vlerë prej 27 mijë e 300 eurove, ndaj nga aksioni i nisur i prokurorisë, së shpejti, pritet të goditet edhe vet zhurmagjiu më i zëshëm aktual, për “shtet dhe ligj", kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëse nuk arrin të prodhojë dokumente, se edhe ajo, ka qenë dikur, tokë e "babës" së tij.
Fakti se Vila në Brezovicë, ka e gjithë kupola mafioze e krimit të organizuar, dëshmohet nga burimet e mediave, ku thuhet se edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si dhe ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kanë vila dhe hiset e "fituara" me ligjet e strukturave paralele të Serbisë, të udhëhequra nga Bratisllav Nikoliqi, në Brezovicë i cili thuhet se ka marrë rreth 1 milion euro nga politikanët dhe biznesmenët mafioz shqiptarë, për shitjen e lejeve.
Çollaku, në deklarimin e bërë në AKK ka thënë se ka në pronësi të përbashkët parcelë prej 700 metrave katrorë dhe shtëpiza që në atë kohë ka qenë në ndërtim e sipër. Kurse, për dallim nga Çollaku, Limaj ka të deklaruar vetëm një truall, në pronësi të përbashkët familjare. Vila në Brezovicë është raportuar se posedojnë edhe ish-kryediplomati i Kosovës dhe ish-ministri i Arsimit, në Qeverinë Thaçi, Enver Hoxhaj e Arsim Bajrami.
Ndërsa fakti se për kupolën e mafies politike të Kosovës, as që ka pasur ligj dhe rend, e dëshmon hetimi prokurorial, se në Parkun Kombëtar në Mitrovicë, shtëpi është raportuar të posedojë edhe vet prokurorja e shtetit, Laura Pula. Kurse një hotel në bashkë-pronësi, në Parkun Kombëtar të “Sharrit” e ka ndërtuar edhe publicisti Veton Surroi, i cili thuhet se është edhe aksionar në kompaninë “Stella Consulting”,nga Tirana, që dyshohet se fitoi jashtëligjshëm lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit afarist në Brezovicë. Kështu që Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prishtinë, kanë vazhduar edhe në ditën e dytë me aksionin për sekuestrim të objekteve të ndërtuara kundërligjshëm në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, e për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e aksionit, i pranishëm ishte edhe vetë prokurori Rasim Maloku, apo Gjovani Falcone i Kosovës, i cili po e udhëheqë këtë proces të bujshëm dhe ndër më të mëdhenjtë deri më tani në gjithë vendin.
Konfliktet në Ballkan janë të thella dhe mundë të shpërthejnë në çdo kohëLexoni edhe:
Vetëm gjatë ditës së parë të aksionit për sekuestrim është raportuar se Prokuroria Themelore në Ferizaj, me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, pas inspektimit të jashtëzakonshëm të objekteve të ndërtuara në Brezovicë – Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë vërtetuar se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, për çka Prokurori Maloku, para mediave bëri të ditur se pritet të sekuestrohen rreth 30 vikend-shtëpiza.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, përkohësisht, janë sekuestruar rreth njëqind (100),apo objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me marrje të ryshfetit e dhënie të ryshfetit dhe lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me çka kanë bërë vepër penale, duke degraduar mjedisin në këtë zonë të ndaluar për ndërtim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".