Qeveria me transparencë të kufizuar për detajet e dialogut me Serbinë që është duke i zhvilluar

Qeveria me transparencë të kufizuar për detajet e dialogut me Serbinë që është duke i zhvilluar

Hajrullah Tërnava

  • 19 October 2022 - 07:39

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Edhe pse vazhdimisht flitet për një draft dokument të marrëveshjes së ofruar për palët në dialog, nga dy shtetet kyçe të involvuara në ndërmjetësim Gjermania dhe Franca, akoma pala Kosovare nuk ka pranuar për ti bërë publike detajet dhe se çka në të vërtetë është propozuar.

Në situatën e tillë në të cilën tani gjendet Kosova, e kur ka fillua një proces tjetër i ndërmjetësimit të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, nga përfaqësues të Gjermanisë dhe Francës, duke ju bashkangjitur ekipit të drejtuar nga Lajçak dhe Borel të deleguar nga BE, dinamika e dialogut do të përshpejtohet sepse bisedimet e deritashme zgjaten me vite të tëra pa rezultat dhe tash sipas të gjitha gjasave iu ka ardhur fundi.

Në këtë kohe kur është duke u zhvilluar lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e kur si përkrahëse e rrallë e Rusisë është Serbia, dhe në të kundërtën të gjitha shtetet demokratike në krye me Amerikën janë në përkrahje të Ukrainës, e që këtë grupi e përkrah edhe Kosova, tani gjërat janë të qarta, dhe duhet sa me parë të kryhen këto procese të dialogut e ndërmjetësit, dhe të vjen deri te njohja reciproke apo zgjedhje tjera që i parashohin zyrtarët në fjalë, që po e ndërmjetësojnë në këtë proces. Tani në këtë agjendë të ndërmjetësimeve po vërehet qartë se ka presione nga ndërkombëtaret që të merr fund ky proces.

Përfaqësuesit tonë që janë të ndikuar nga ndërkombëtaret e kanë për detyrë që ta ruajnë transparencën dhe komunikimin me opinionin publik e politik, por duke mos e rrezikuar projektin final sepse krejt çfarë është duke u zhvillua në këto bisedime, të gjitha gjasat janë që bisedimet janë në favor të shtetit tonë dhe presioni është duke iu bërë përfaqësuesve të Serbisë. Prandaj përfaqësuesit e Kosovës e kanë për detyrë ti ruajnë sekretet e bisedimeve në harmoni me koordinimin e ndërkombëtarëve si kompetent kryesor.

Duke i pasur parasysh këtë, për këtë shkak po vazhdon mungesa e transparencës në raport me zhvillimet e reja të cilat po e përcjellin dinamikën e ecurisë së dialogut me Serbinë, dhe opsionet që po i propozon faktori ndërkombëtar, si formula të diskutueshme për arritjen më të shpejtë të marrëveshje mes palëve, të pranueshme dhe të zbatueshme. Edhe pse vazhdimisht flitet për një draft dokument të marrëveshjes së ofruar për palët në dialog, nga dy shtetet kyçe të involvuara në ndërmjetësim Gjermania dhe Franca, akoma pala Kosovare nuk ka pranuar për ti bërë publike detajet dhe se çka në të vërtetë është propozuar. Derisa qeveritarët në Prishtinë e mbajnë propozimin, platformën e negocimit top sekret, pala serbe më në fund ka deklaruar, duke e zbuluar bërthamën përmbajtjen kryesore që i është propozuar e të cilën janë duke e kundërshtuar.

Presidenti serb Vuçiq ka thënë se perëndimi po jua kërkon që ta dorëzojnë Kosovën, siç ka thënë ai, në këmbim të një dhurate të vogël. Madje ai ka treguar se mos pranimi i kësaj oferte mundë të prodhon edhe pasoja serioze për palët, në këtë rast për Serbinë. “Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe”, e ka artikuluar ai kërkesën perëndimore ndaj Serbisë rreth Kosovës, duke pohuar se vendet perëndimore nuk po e kërcënojnë atë si Alesandar Vuçiç por tërë shtetin dhe mbijetesën e tij. Presidenti Serb ka thënë të hënën se kjo është hera e parë që po e thotë publikisht një kushtëzim të tillë që i është paraqitur nga Perëndimi. Në këtë propozim, Aleksandër Vuçiç thotë se Serbisë i ofrohet garancia për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian në këmbim të lejimit të Kosovës të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e në veçanti në Kombe të Bashkuara, por megjithatë ai ka thënë se Serbia nuk e pranon këtë propozim.

Edhe ne si popull kosovar që jemi, jemi gjithsesi të interesuar ti dimë ato fshehtësi të bisedimeve që po zhvillohen në mes dy shteteve. Megjithatë kjo tani është një çështje e ndjeshme qe nuk lejohet më shumë transparencë në anën e Kosovës rreth këtij procesi. Në pushtet është një parti politike e cila gjatë kohës së kaluar vazhdimisht ka denoncuar për transparencën e munguar gjatë dialogut të zhvilluar dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar.

Edhe partitë e tanishme ne opozite kërkojnë transparencë si dikur partia ne pushtet, por tani kjo është çështje e ndjeshme ti cilën nga pushtetarët po e kërkojnë ndërkombëtaret qe po i ndërmjetësojnë bisedimet, por nga rrethanat e bisedimeve qe po i vërejmë si qytetar te këtij vendi, te gjitha gjasat janë se megjithatë kjo situate e bisedimeve do te kryhet me shpejte dhe zgjedhja e çështjes mes këtyre dy shteteve do te zgjidhet njëherë e përgjithmonë, dhe te gjitha gjasat janë se zgjidhja do te jetë në të mirë të Kosovës, duke e pasur parasysh situatën e sjelljes dhe të asaj se çfarë po e thotë-deklaron vetë kryetari i Serbisë Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".