Familjarizim dhe nepotizmi po i zë frymën sistemit prokurorial të Kosovës

Familjarizim dhe nepotizmi po i zë frymën sistemit prokurorial të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 20 October 2022 - 07:39

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Sipas raportimeve të fundit dhe informatave zyrtare që janë publikuar nga KPK-ja, del se kemi punësime në këtë institucione me lidhje shumë të gjerë të familjarizimit dhe të nepotizmit. Sipas njoftimit të datës 11 tetor, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar njoftimin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve për pozitën e Zyrtarit Ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Për këtë pozitë janë pranuar tetë persona. Mirëpo edhe këtë herë në këtë konkurs janë shpërfaqur lidhjet familjare.

-Përvojat e deri tashme na argumentojnë se nëpër institucionet e shtetit tonë janë punësuar në masë të madhe njerëzit jo vetëm me mito-korrupsion, por edhe me lidhje farefisnore. Familjar dhe të afërt të atyre që e kanë udhëhequr këtë shtete deri më tani shumë lehtë kanë ardhur deri te vendi i punës. Dihet se të gjithë këta si qëllim e kanë pasur pasurimin e tyre, gjë që ia kanë arritur atij qëllimi, dhe ata të punësuar sikur i ceka më larte, nga „të fortit e shtetit“ e kanë pasur qëllimin të ju qëndrojnë pranë atyre të „fortëve“ dhe për çdo rast mos tua zbardhin ato të këqija kriminale që i kanë bërë, në ato poste të larta që kanë qëndruar, por edhe vetë të pasurohen.

Prandaj edhe tani kur pritet miratimi i ligjit të Vettingut, ata janë duke u përgatitur për ti shfrytëzuar muajt e fundit para miratimit të ligjit Vetting, që të vazhdojnë të kapjen e të pozicionohen fuqishëm në grupet e interesit në institucionet e drejtësisë së Kosovës, duke vendosur në pozita kyqe njerëzit e tyre të vetëm që ti mbrojnë dhe mbulojnë skandalet dhe abuzimet me ligjin gjatë periudhës së kaluar, përgjatë kohës që ja kanë bërë avokatinë nëntokës së krimit të organizuar. Sipas raportimeve të fundit dhe informatave zyrtare që janë publikuar nga KPK-ja, del se kemi punësime në këtë institucione me lidhje shumë të gjerë të familjarizimit dhe të nepotizmit. Sipas njoftimit të datës 11 tetor, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar njoftimin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve për pozitën e Zyrtarit Ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Për këtë pozitë janë pranuar tetë persona. Mirëpo edhe këtë herë në këtë konkurs janë shpërfaqur lidhjet familjare. Në mesin e tetë personave të pranuar, raportohet se është edhe kandidatja Bleona Qalaj, vajza e Agron Qalajt i cili është prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit. Si zyrtare ligjore është pranuar edhe Egzona Mehmeti, e cila mësohet se ka lidhje familjare me Lindita Mehmetin, administratore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Mediet kanë raportuar se kandidatja Egzona Mehmeti është nusja e vëllait të Lindita Mehmetit. E Lindita Mehmeti ka të punësuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vëllamin e saj, Alban Mehmeti.

Madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Lindita Mehmeti, administratore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, derisa ka mohuar të ketë pasur ndikim për pranimin e kunatës së saj në pozitën e zyrtares ligjore. Ajo kishte pohuar se Egzona është kunata e saja, është bashkëshortja e vëllait të saj, por kinse ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me komisionin apo dikë tjetër. Po ashtu ajo ka treguar se vëllai i punon në PSRK për më shumë se 4 vite aty”. Kandidatët tjerë të cilët raportohet se janë punësuar me atë konkurs janë edhe Besnik Barku, Njomzë Halilaj, Dafina Arifi, Arbër Nikolla, Donika Kllokoqi dhe Jeta Ademaj.

Gjithsesi se në raste të tilla duhet të intervenoj edhe Ministria e Drejtësisë, kur lidhjet e tilla dalin publike dhe ashiqare, për të mos lejuar dhe për të kërkuar qoftë anulim apo edhe korrigjim të listë së të përzgjedhurve, dhe përsëritje të konkursit nëse raundi i parë nuk ka mjaftuar, por në asnjë rast për të mos lejuar fuqizimin e lidhjeve familjare dhe nepotiste të cilat rrjetëzohen dhe koordinohen për interesa të caktuar, sipas direktivave të krimit të organizuar.

Një angazhim kaq të vrullshëm që e kanë bërë institucionet e kësaj qeverie, nga periudha kur janë ardhur në pushtet e deri më tani, për miratimin e ligjit te Vettingut, tani mbas jetësimit të këtij ligji, gjithçka duhet të spastrohet në institucionet shtetërore dhe mos të ketë asnjë dyshim për ata të rijnë që duhen të punësohen, dhe njëherë e mirë të spastrohen ato institucione shtetërore, dhe shteti i jonë në të ardhmen duhet të funksionoj si një shtet juridik i pastër dhe pa ndikim nga askush dhe në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës, vetëm kështu shtetit tonë do ti hapen rrugët drejtë institucioneve më të larta ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".