Beogradi mbetet rrezik permanent për rajonin e Ballkanit

 Beogradi mbetet rrezik permanent për rajonin e Ballkanit
 Beogradi mbetet rrezik permanent për rajonin e Ballkanit

Muhamet Kelmendi

  • 27 October 2022 - 07:49

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nuk ka asnjë figurë domethënëse demokratike në pushtet. Zaten, edhe nuk priten anëtarë tjerë, kur vetë kryetari i shtetit, Aleksandër Vuçiq, është kriminel i luftës në ish-Jugosllavi.

E tërë qeveria ka kësi përcaktimi politik e ultra nacionalo-shoviniste ndaj të tjerëve në Ballkan, sidomos ndaj kroatëve, boshnjakëve, myslimanëve, me theks të veçantë ndaj popullit shqiptar.

-Gjendja aktuale dhe jo vetëm në Serbi është alarmante.

Kurrë Serbia nuk është ndarë nga Rusia. Kjo nuk pritet të ndodhë as tash dhe as në të ardhmen. Janë thjeshtë marrëdhënie shekullore në mes sllavëve, që bëjnë ndërlidhje të fortë, qoftë edhe të karakterit nacionalo-fashist. Tash u ndërtua edhe një qeveri e re në Serbi.

Të emëruarit u përcaktuan ata që janë thjeshtë nacional-shovinist serbomëdhenjve dhe që kanë marrëdhënie të mira me Rusinë.

U caktuan kriminelët në punë të rëndësishme në qeveri.

Shefi i deritashëm i BIA-se, Gashiq, u caktua Ministër i brendshëm. Ndërsa, shef i BIA-s u vendos spiuni rus në Serbi, Aleksandër Vulin, ish-ambasadori serb në Moskë. As anëtarët tjerë në Qeveri të Serbisë nuk janë më të mirë. Nuk ka asnjë figurë domethënëse demokratike në pushtet. Zaten, edhe nuk priten anëtarë tjerë, kur vetë kryetari i shtetit, Aleksandër Vuçiq, është kriminel i luftës në ish-Jugosllavi.

E tërë qeveria ka kësi përcaktimi politik e ultra nacionalo-shoviniste ndaj të tjerëve në Ballkan, sidomos ndaj kroatëve, boshnjakëve, myslimanëve, me theks të veçantë ndaj popullit shqiptar.

Me këtë qeveri u përcaktua edhe më qartë politika e Beogradit. U pa se Serbia synon Rusinë dhe askush nuk mundë ta ndanë nga Moska.

Serbia mbetet shkaktarja edhe më tej e gjendjes së rëndë në Ballkan. Nga ultra shovinistët serb nuk priten veprime demokratike dhe liridashëse. Beogradi mbetet rrezik serioz dhe i vazhdueshëm për Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".