Politika serbe urgjentisht duhet të sanksionohet dhe izolohet, BE-ja sikur po harron që luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj

Politika serbe urgjentisht duhet të sanksionohet dhe izolohet, BE-ja sikur po harron që luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj
Politika serbe urgjentisht duhet të sanksionohet dhe izolohet, BE-ja sikur po harron që luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj

Skender Mulliqi

  • 12 November 2022 - 09:01

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Me largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, me motivacionin për ndarje , që është e pa pranueshme për vendin është hap konkret drejtë asgjësimit të Kosovës si shtet multi etnik. Megjithatë unë besojë që NATO, ku rolin kryesor e ka Amerika, nuk do të lejon që lufta nga Ukraina të kalon në Ballkan.

-Nëse Amerika dhe bota perëndimore nuk e lejuan Millosheviqin me luftë që ta formojë Serbinë e Madhe, nuk ishte dashur t’ia lejojnë këtë gjë as pasardhësit të tij, Aleksandër Vuçiq. Edhe Vuçiq po e ndjek rrugën e Millishoviqit që më luftë të ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu dhe më gjerë. Hapat në këtë drejtim Vuçiq i ka marre së pari në Mal të Zi dhe në Bosnjë. Është çudi së si bukur shumë është duke u heshtur për ngjarjet në Mal të Zi, dhe me ngjarjet në Bosnje. Në Mal të Zi përmes partisë dikur të Momir Bullatoviqit dhe Milorad Dodikut në Bosnjë po shkohet haptazi për Serbi të Madhe. Kjo gjë sigurisht se bie ndesh më interesat e BE-së, pos qarqeve të caktuara pro ruse dhe pro serbe.

Është viti i tretë që me Mal të Zi po udhëheqë qeveria pro serbe dhe pro ruse , dhe kjo nuk është rastësi. Një shtet i cili është i inkuadruar në NATO, nuk ishte dashur të lejon që të promovohen idetë rusomëdha dhe serbomëdha. Sikur kjo po gjen përkrahje nga dikush? Serbia është pro ruse fund e krye , e cila po thuaj asgjë nuk po e “ dëgjon” Perëndimin, edhe kur bëhet fjalë për vendosje të sanksioneve Rusisë, të diktatorit Putin. Kjo qasje e Serbisë nuk ishte dashur të gjejë përkrahje të BE-ja ,sepse as te Amerika nuk është duke gjetur përkrahje.

BE-ja sikur po harron së luftërat e karakterit lokal që po zhvillohen në tokën e saj. Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar patëm luftën në ish-Jugosllavi, dhe tash kemi luftën në Ukrainë. Po krijohet përshtypja së po të mos ishte Amerika, BE-ja moti do të kishte humbur ndikimin e saj sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pos invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë , kemi invazion edhe politik të Rusisë përmes Serbisë, dhe qarqeve të caktuara pro ruse dhe pro serbe, ne rajon e Ballkanit. Bota demokratike nuk ishte dashur të lejon një serbomadh si Millorad Dodik, që 25 vite të jetë figura politike kryesore serbe në Bosnje. BE-ja sikur po e heshtë këtë fakt dhe faktin që Dodik edhe pse është në listën e zezë të DASH, pa reshtur po kërkon shkëputjen e Republika Srpska nga BH-ja. Aleatë më të mirë të BE-së dhe Amerikës në rajon, sigurisht që janë dhe mbeten shqiptarët. Dhe , shumë logjike do të ishte që bota perëndimore aleatet e tyre në rajon ti mbron më gjithë forcën.

Këtë gjë nuk janë duke e bërë sa duhet mirë disa shtete të BE-së, të cilat sikur po pajtohen që Asociacioni më kompetenca ekzekutive të implementohet, kur dihet së në një të ardhme jo të largët është ndarje e Kosovës mbi baza etnike, që asgjëson multi etnicitetin. Me largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, me motivacionin për ndarje , që është e pa pranueshme për vendin është hap konkret drejtë asgjësimit të Kosovës si shtet multi etnik.

Megjithatë unë besojë që NATO, ku rolin kryesor e ka Amerika, nuk do të lejon që lufta nga Ukraina të kalon në Ballkan. Tashmë u bën shumë vite që Rusia e ka humbur ndikimin e saj në ish bllokun e shteteve te Lindjes dhe në Ballkan. Ky ndikim i humbur nuk ishte dashur tu lejohet të kthehet që edhe e kanë synim Putin dhe Vuçiq. Po krijohet përshtypja sikur disa shtete të BE-së po i përkrahin dashur apo pa dashur idetë fashiste të “botës ruse” dhe të “botës serbe”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".