Lexoni edhe:
Këta super hajnat që sunduan dy dekada e kapën shtetin, harruan tërësisht krimet e Serbisë duke u vërsulur për ta zhvatur shtetin
Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Këtë gjë e di mirë edhe Serbia e Rusia, dhe prandaj kemi një siguri më të madhe mbrojtëse, sepse një luftë në territorin e Kosovës do të thotë luftë me shtetet e NATO-s në krye me Amerikën. Mos të harrojmë faktin se edhe Kosova tani është në tjetër situatë më të mirë se në ato vitet 1998-99, sepse tani e ka edhe ushtrinë dhe policin e saj me institucionet tjera përcjellëse që i kanë shtetet tjera në tërësi.
-Situata e tillë që po mbretëron këto ditë në Kosovë, në zonën veriore është e tensionuar, e cila po vjen si rezistencë ndaj vendimit lidhur me targat e veturave, si regjistrime të vjetra të ish Jugosllavisë si: PR, PE, PZ, KM etj, e që janë nëpër vetura të nacionalitetit serbë, që banojnë në pjesë të veriut të vendit, për të cilat ka një vendim për ti zëvendësuar me targa RKS, në përputhshmëri me ligjet e tanishme të shtetit të Kosovës. Serbia po e shfrytëzon këtë situatë për te destabilizuar seriozisht Kosovën andaj situata është shumë e tensionuar sepse në këtë pjesë të territorit të Kosovës në fqinjësi me Serbinë, raportohet të kenë depërtuar edhe grupe mercenarësh rus, që po grumbullohen në kufijtë e Kosovës dhe po ju dalin në ndihme paramilitarëve serbë.
Për pasojë të këtyre provokimeve që mundë të ndodhin ditët në vijim, situata mund të eskalon në një konflikt lufte. Së paku kështu përshkruhet situata e tanishme e krijuar në ato pjesë të veriut, prandaj për mos me e nënçmua situatën e krijuar duhet të merren seriozisht të gjitha raportimet që ndërlidhen me këtë situatë. Shqetësues është së fundi raportimi i shtypit Italian se në kufijtë e Kosovës po duken edhe “hijet” e Wagner, mercenarët e Putin, që sipas medieve italiane tash më kanë depërtuar dhe ndodhen në zemër të Evropës. Pra, situata në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare, derisa po duket që institucionet e Republikës së Kosovës akoma nuk janë plotësisht të mobilizuara për ta ushtruar kontrollin e plotë në këtë pjesë të Kosovës dhe për të ndërmarr pasa serioze të parandalimit të provokimit me destabilizim të brendshëm dhe ndërhyrje nga jashtë.
Sipas medieve italiane, edhe pse grupi Wagner operon në Republikën e Afrikës Qendrore, duket se qëllimi kryesor i Federatës Ruse është depërtimi përmes “instruktorëve” dhe “007- ave” në veri të Kosovës, aty ku duket se konflikti po nxehet çdo ditë e më shumë. Ky paralajmërim Kosovës duhet ti shërbej si vërejtje serioze për organet shtetërore të Kosovës, të sigurisë, por edhe për ato ndërkombëtare, KFOR-in dhe EULEX-in që të jenë shumë vigjilent në parandalimin e provokimeve mbase tani të planifikuara për ta trazuar veriun nga ana e Serbisë.
Institucionet shtetërore janë edhe pasqyrë e qytetarëveLexoni edhe:
Por KFOR-i që është pjesë e NATO-s, e që e garanton sovranitetin territorial që nga viti 1999 e deri më tani, e kur dihet se KFOR-i, përpos ushtrisë, i ka edhe shërbimet përcjellëse si pjesë përbërëse, që në çdo moment dhe situate e din gjendjen e cila është e krijuar atje, dhe për të gjitha këto ndodhi i raportojnë hierarkisë ekzistuese të KFOR-it.
Këtë gjë e di mirë edhe Serbia e Rusia, dhe prandaj kemi një siguri më të madhe mbrojtëse, sepse një luftë në territorin e Kosovës do të thotë luftë me shtetet e NATO-s në krye me Amerikën. Mos të harrojmë faktin se edhe Kosova tani është në tjetër situatë më të mirë se në ato vitet 1998-99, sepse tani e ka edhe ushtrinë dhe policin e saj me institucionet tjera përcjellëse që i kanë shtetet tjera në tërësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".