Nuk e meritojnë shpërblimin, por gjykimin e ndëshkimin, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dështuar akoma duhet zvogëluar!

Nuk e meritojnë shpërblimin, por gjykimin e ndëshkimin, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dështuar akoma duhet zvogëluar!
Nuk e meritojnë shpërblimin, por gjykimin e ndëshkimin, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dështuar akoma duhet zvogëluar!

Dardan Grapci

  • 26 November 2022 - 17:04

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

KGJK-ja mundet vetëm me fol për dështimet, se për merita askund nuk janë. Njerëzit po vriten kurse vrasësi po lihet i lirë dhe viktima mbetet viktimë për tërë jetën, se po t’i kishin përfunduar hetimet dhe zhvilluar seancat gjyqësore, Gjyqtarët dhe Prokurorët në mënyrë ligjore, jam i bindur që vet qytetaret kishin kërkuar që pagat e të ju rriten, por si duket edhe KGJK edhe KPK nuk po duan me ja ditë zbatimit të ligjit dhe fuqizimit të drejtësisë, vetëm si të korruptohen dhe t’i lënë kriminelët të shëtisin të lirë duke ua bere avokatine nga zyrat e shtetit. Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që ua ka ulë pagat gjyqtarëve, dhe uroj që në të ardhmen të vazhdohet edhe në institucionet tjera te degraduara e te kriminalizuara , ku ka pase dhe ka shkelje me paga!

-Me shantazhe dhe me kërcënime të drejtuara tek Qeveria e Kosovës nuk do të sjellë asnjë rezultat pozitiv, as opozita e cila po i mbështet reagimet e institucioneve të drejtësisë, dhe as KGJK-ja apo KPK-ja – qe te dyja te degraduara.

Duke e ditur që ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vitin 2017 iu ka rritur pagat qeveritareve dhe gjyqësorit me taksat e qytetarëve në mënyrë të kundërligjshme, dhe kanë gabuar të gjithë ata që kanë menduar se ashtu mundë të vazhdojë përgjithmonë. Pagat në sistemin e drejtësisë akoma janë tepër të larta sepse puna e tyre nuk e meriton edhe atë nivel që po ju mbetet tani, pas vendimit të fundit për uljen e tyre. Dua të shtoj diçka që në fillim. Askush nuk është kundër ligjit apo atyre që e mbrojnë ligjin dhe qytetarin, por kur vetë ata që po tentojnë me mbrojt, në fakt ata edhe vetë po e shkelin, që nga fillimi i vitit 2009 e deri më sot, gjykatat në Kosovë kanë qenë dhe janë të drejtuara nga mafio-politika dhe mafio-oligarkia , prandaj ka ardhur koha që kjo të shuhet.

Në qoftë se i marrim parasysh lëndët që i kanë nëpër rafte me pluhur, seancat e të pa përfunduara dhe në fund nëse i marrim seancat ku janë korruptuar me vetë dëshirë, atëherë shtrohet pyetja, pse po e qojnë kryet që po ju ulen pagat? Në qoftë se me uljen e pagave i marrin rreth 1300 euro, pse po ju duket që janë pak, kur në sektorët tjerë publike dhe privat qytetarët e marrin pagën minimale 250 euro, dhe kanë frikë për tu ankuar se e dinë që edhe do të mundë të largohen nga puna. Puna e Qeverisë duhet të vazhdoje edhe më tutje duke mos i lejuar që të abuzojnë me Ligjin, këta gjyqtare duhet ta kuptojnë që me ndjenjat e fatet e njerëzve kosovare nuk luhet, s’po flasim për të kaluarën, po flasim për të sotmen.

Tani më së fundi doli ehe lajmi ato 3 infermieret që e kanë dhunuar fizikisht atë plaken në shtëpinë e pleqve në Pejë janë liruar nga gjyqtaret “pehlivana e trafikante” te padrejtesise . Unë i pyes këta prokurore e gjyqtare pehlivana se ku është drejtësia këtu. Në vend se këto infermiere ta marrin dënimin e merituar, ato po lihen të lira nga vet ata që sot po e akuzojnë Qeverinë që po ja u ul pagat deri në 1300 euro. Po të isha unë në pozitë në Qeverinë e Kosovës, ata sot pagën do ta kishit marrë jo më shumë se 500 euro dhe asnjë cent më shumë. KGJK-ja mundet vetëm me fol për dështimet e veprimet kriminale ne baza ditore qe i bejne, se për merita askund nuk janë.

Njerëzit po vriten kurse vrasësi po lihet i lirë dhe viktima mbetet viktimë për tërë jetën, se po t’i kishin përfunduar hetimet dhe zhvilluar seancat gjyqësore, Gjyqtarët dhe Prokurorët në mënyrë ligjore, jam i bindur që vet qytetaret kishin kërkuar që pagat e të ju rriten, por si duket edhe KGJK edhe KPK nuk po duan me ja ditë zbatimit të ligjit dhe fuqizimit të drejtësisë, vetëm si të korruptohen dhe ti lënë kriminelët të shëtisin të lirë duke ua bere avokatine nga zyrat e sistemit te kriminalizuar te drejtesise. Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që iu ka ulë pagat gjyqtarëve, dhe uroj që në të ardhmen të vazhdohet edhe në institucionet tjera, ku ka pas shkelje e tejkalime me paga!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".