Ku janë strukur kokat e krimbura të sistemit të drejtësisë që nuk ja ndalin hovin hajnisë, në Kosovë ka hajni dhe korrupsion deri në fyt

Ku janë strukur kokat e krimbura të sistemit të drejtësisë që nuk ja ndalin hovin hajnisë, në Kosovë ka hajni dhe korrupsion deri në fyt
Ku janë strukur kokat e krimbura të sistemit të drejtësisë që nuk ja ndalin hovin hajnisë, në Kosovë ka hajni dhe korrupsion deri në fyt

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 December 2022 - 13:06

Shkruan: ANALISTI - RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Pa u bërë ndryshim rrënjësor në këtë dikaster, në shtyllën e drejtësisë, nuk priten përmirësime për të mirë. Në këtë dikaster që na kanë qitur hije të zezë si emër, është i futur thellë VIRUSI vdekjeprurës që na kanë lënë kryebanditët dhe banditët e bandave të shkuara politike.

-A kishte deri tash prokuror, a kishte hetues, a kishte gjyqtar të cilët duhet ti dilnin përball hajnisë dhe zhvatjes së shtetit? Po, natyrisht që kishte, por nuk patën guximin, u treguan qyqar, nuk i lanë ata kryebanditët që ia vunë këmbën në qafë dhe nuk guxonin të bënin as gëk e as mëk, kishte por nuk vepruan sipas ligjit, nuk vepruan sipas Kushtetutës së vendit për të cilën edhe ishin betuar, por bashkëpunuan dhe punuan sipas direktivave të kryebanditëve të bandave politike prandaj aspak nuk duhet habitur se pse jemi kështu për faqe të zezë pa asnjë të bardhë. Dhe, është shumë më mirë për të mos dëgjuar as arsyetimet e tyre. Kur them nuk duhet dëgjuar arsyetimet e tyre e kam fjalën për të ruajtur shëndetin mendor sepse aq arsyetime naive dhe primitive sa që mund të ikë fiqiri, sepse si ka mundësi të bëhen leckamanët e deridjeshëm super milioner dhe lëre që askush nuk morri guximin për t´i burgosur këta HAJNA DHE FAQEZI po as nuk i trazoi kush dhe nuk ia prishën as tymin e duhanit.

Sa e sa skandale kanë ndodhur, sa e sa afera hajdutësh kanë ndodhur, e kam fjalën jo për një gomar dru, por fjalën e kam për kryebanditët e bandave politike dhe oligarkët të lidhura me serbianët, dhe cili është dënuar ose është ndjekur. Edhe pse ka ndodhur diçka e vogël, kanë ndodhur sa për sy e faqe ose sa për të hedhur pluhur syve popullit duke bërë SHOU për dy tri ditë dhe asgjë më shumë. Mirëpo, populli tani më është vetëdijesuar , i´a ka vënë gishtin kokës dhe nuk e ha më atë pykë.

Për të bindur qytetarët e vendit se ky dikaster nuk është i lidhur me krimin, nuk duhet zhagitur këto procese, por gjithsesi duhet të dënohen të gjithë ata HAJNA të veshur në xhaketën e shtetit të lidhur me kryebanditët e bandave politike, që e kanë vjedhur djersën e qytetarit, kanë vjedhur buxhetin e shtetit e taksapaguesin dhe janë bërë super milioner dhe nga konkurenti se kush po vjedh më shumë janë zbuluar, përndryshe nuk do të zbuloheshin kurrën e kurrës, mirëpo si themi ne shqiptarët po ja futin shoqi shoqit dhe kurrë mos ia pafshin hairin, pra duhet të dënohen Hajnat sipas asaj vepre hajdutësh që e meritojnë. Po të pyesja unë, unë do të kërkoja të varen në litar si qenë para popullit.

Prandaj, po e them që nuk duhet sipas urdhrave të bandave politike, por duhet sipas veprës, sipas ligjit, përndryshe akoma më thellë do të shkoj fati i Kosovës, deri sa nuk zbatohet ligji. Përndryshe si mundë të arsyetohet pa u ndëshkuar hajnat kur e vjedhin shtetin me miliona. Kjo nuk do arsyetim. Nuk mjafton vetëm të thuhet ajo thënia e krye hajnave dhe krye vagabondëve:

"NE DISTANCOHEMI NGA KËTA dhe të mjafton me kaq dhe pa u dënuar askush. Pra rastet nuk duhet zvarritur por rastet duhet zgjedhur sa më parë, natyrisht sipas ligjit dhe të arsyetohemi para botës së qytetëruar, që aq poshtë kemi rënë në këtë drejtim sa që edhe Srilanka e Bangladeshi, po dihet se në Kosove ka hajni dhe korrupsion deri në fyt, ka hajni nga pushtetarët që e vjedhin vendin e vet. Këto dallavere Evropa dhe Bota nuk i pranon.

Kjo nuk mund të ndodhë ndryshe, nuk mund të ndodhë pa u zbatuar ligji dhe të burgosen të gjithë ata që e dëmtuan buxhetin e shtetit, që hajnat interesat e tyre personale, i vunë mbi interesat shtetërore dhe aq shumë e vodhën vendin e tyre që jua kaluan edhe hajnave të Drazh Mihajlit, e vodhën aq shumë e rëndë vendin e tyre dhe e prunë buzë varrit dhe të mos përgjigjet askush për këtë krim hajdutësh ekonomik, është për të ardhur keq dhe duhet lënë të lirë të gjithë ata që nuk kanë guximin dhe jo të heshtin para hajnave dhe kryebanditëve të bandave politike. Pa u zbatuar ligji, pa u respektuar Kushtetuta e vendit dhe pa pasur guximin që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, pra çdo qytetar, është vështirë të zgjidhen këto lëndë të grumbulluara me vite, lëndë të hajnave, sepse zullumi dhe dëmi është shumë i madh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".