Janë tradhtar dhe të pa besë, vetëm që të ulen në pushtet dhe ta drejtojnë timonin liderët e opozitës janë gati ti “bien s’patë” e ta bëjnë Asociacionin

Janë tradhtar dhe të pa besë, vetëm që të ulen në pushtet dhe ta drejtojnë timonin liderët e opozitës janë gati  ti “bien s’patë” e ta bëjnë  Asociacionin
Janë tradhtar dhe të pa besë, vetëm që të ulen në pushtet dhe ta drejtojnë timonin liderët e opozitës janë gati  ti “bien s’patë” e ta bëjnë  Asociacionin

Gani Qarri

  • 16 December 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Shkaku i mbështetjes për zajednicën që ai ka marrë nga PDK dhe LDK, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Gabriel Escobar, shtroi përsëri kërkesën për Asociacionin dhe deklaroi se nëse jo me Qeverinë, atëherë ai do të formohet me forcat opozitare përfshi edhe organizatat civile.

-Nëse nga plani franko-gjerman, vërtetë Serbia arriti ta mënjanoi njohjen e Kosovës, do të ishte më tepër se logjike, që vet BE, madje paraprakisht, ta hiqte asociacionin një etnik serb, i cili bie në kundërshtim të hapur edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Madje ajo që dhemb më tepër se çdo gjë tjetër, në shpirtin e shumëvuajtur të qytetarëve të Republikës së Kosovës, është fakti se këtë fatkeqësi të madhe, në shpinë të popullit dhe shtetit të Kosovës, po e favorizon pabesisht edhe opozita e inkriminuar e veçanërisht PDK dhe LDK, pa harruar pranimin në heshtje të AAK-së.

Dhe përveçse kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, e nënshkruan “zajednicën”, në vizitën njëjavëshe që kishin në SHBA, jo pa shkas, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, shihet hapur që konfirmuan edhe para udhëheqësve amerikan, se partitë e inkriminuar PDK dhe LDK,e madje duket se edhe AAK, e mbështesin këtë akt të rëndë tradhtie.

Akti i cili nëse vërtetë ndodhë, do të kthehet në gangrenë dhe sëmundje të pashërueshme për Kosovën, prej të cilës vendi ynë kurrë nuk do të gjejë, paqe as qetësi politike nga serbët lokal dhe Serbia fashiste.

Shkaku i mbështetjes për zajednicën që ai ka marrë nga PDK dhe LDK, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Gabriel Escobar, shtroi përsëri kërkesën për Asociacionin dhe deklaroi se nëse jo me Qeverinë, atëherë ai do të formohet me forcat opozitare përfshi edhe organizatat civile.

Pra, kjo nuk është më vetëm një këshillë e thjeshtë apo porosi miqësore, por tendencë thuajse imponuese për institucionet e Kosovës, Qeverinë dhe Kuvendin, që ti nënshtrohet turrit të PDK-së dhe LDK-së, për formimin e “zajednicës” kundër kushtetuese, të nënshkruar prej ish udhëheqësve të këtyre dy partive.

Kështu që, para gjendjes në të cilën fatkeqësisht na kanë sjellë partitë e inkriminuara dhe udhëheqësit renegat të vendit, si tandemi i kuislingëve konspirativ Thaçi & Mustafa, bashkë me udhëheqësit aktual të partive të inkriminuar PDK & LDK, është e domosdoshme që të trajtohet seriozisht arsyeja e kërkesës dhe qëndrimit të aleatit kryesor të shtetit tonë mik-SHBA-ve. Dhe nëse nuk mbetet asnjë rrugëdalje tjetër, të paktë të kërkohet reciprocitet i bazuar për trajtim të barabartë të minoriteve në të dy shtetet, që donë të thotë, nëse kërkohet asociacion për 50 mijë serb në Kosovë, atëherë në planin franko-gjerman të inkorporohet edhe asociacioni për 120 mijë shqiptarët në Kosovën Lindore.

Dhe ai të formohet vetëm në bazë të interpretimit të Kushtetutës por edhe konsultimit të modeleve nga shtetet tjera për trajtimin e pakicave kombëtare, duke filluar hartimin e statutit të Asociacionit, nga një grup i ekspertëve i cili pasi të jetë studiuar mirë e në hollësi, detyrimisht të njëtrajtësohet me asociacionin e shqiptarëve në Serbi dhe të dy asociacionet e ndërsjella, të inkorporohen detyrimisht në marrëveshjen e Brukselit. Inkorporimi i tyre në marrëveshjen e Brukselit, duhet të bëhet jo vetëm për hir të reciprocitetit, por edhe të baraspeshimit politik, në ballafaqimet e ardhshme të dy shteteve, për të drejtat e minoriteteve, çështjeve territoriale dhe sigurinë e paprekshmërisë së kufijve shtetëror.

Dhe projekti eventual për asociacionin, nëse ai na imponohet, domosdo duhet të dërgohet që të marrë dritën e gjelbër në Gjykatën Kushtetuese për tu vlerësuar , nëse është plotësisht në harmoni me kushtetutën dhe “certifikuar” nga Gjykata, vetëm nëse nuk paraqet pushtet paralel dhe kërcënim për rregullimin e pacenueshëm unitar të shtetit tonë, rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Kosova në këto momente të vështira, gjendet në fazën më sfiduese, e cila imponon bashkëpunimin e ndërsjellë me SHBA-të si sponsorizuesi kryesor i çlirimit, pavarësimit, krijimit të shtetit tonë të lirë dhe funksionimit të të gjitha institucioneve jetike, si dhe vendet tjera mike, për ta tejkaluar me sa më pak pasoja periudhën përfundimtar të bisedimeve me një shtet ish okupues dhe agresor si Serbia, për çka kërkohet bashkimi urgjent i të gjithë spektrit politik, për të dalë me një projekt e ekspertizë të përbashkët, dhe qëndrim të unifikuar pozitë e opozitë të Republikës së Kosovës.

Kjo për faktin se, emisar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar edhe në intervistën e dhënë për media gjatë qëndrimit në Prishtinë ka kërkuar të punohet për Asociacionin, që të jetë në rendin e ditës për diskutimin e radhës, duke mos hezituar të përmend formimin e “zajednicës” edhe me “partnerëve alternativ“, në rast se Qeveria aktuale nuk e pranon atë, gjë që na bën hapur me dije, se PDK dhe LDK, tanimë kanë dhënë aprovimin e tyre, për formimin e zajednicës kundër kushtetuese një etnike serbe, në kurriz të shumicës shqiptare dhe shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, Escobar e ka bërë të qartë edhe për Vuçiqin dhe bandat kriminale serbe të veriut, se trupat e ushtrisë dhe policisë së Serbisë fashiste, kurrë më nuk do të mund të hyjnë në Kosovë, në përgjigjen ndaj pretendimeve të gebelsit të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, duke u shprehur qartë se Kosova ka sigurinë e lartë të SHBA-ve, për mbrojtjen e saj, që është edhe një momentum i ri, i cili duhet ta bëjë bashkë spektrin politik të Kosovës, dhe jo të mbeten objekt i manipulimit nga shteti serb, siç kanë ngelur tash e mbi dy dekada PDK dhe LDK, në mënyrë që ti jepet fund dialogut dhe arrihet një marrëveshje sa më e favorshme finale për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".