Bashkësia ndërkombëtare nuk mundet të kërkoj paqe nga Kosova e në të njëjtën kohë të lejon qenët nga Serbia të ulërijnë natë e ditë duke vajtuar e krijuar narracione inekzistente

Bashkësia ndërkombëtare nuk mundet të kërkoj paqe nga Kosova e në të njëjtën kohë të lejon qenët nga Serbia të ulërijnë natë e ditë duke vajtuar e krijuar narracione inekzistente
Bashkësia ndërkombëtare nuk mundet të kërkoj paqe nga Kosova e në të njëjtën kohë të lejon qenët nga Serbia të ulërijnë natë e ditë duke vajtuar e krijuar narracione inekzistente

Dr. Hysni Aliu

  • 10 January 2023 - 07:42

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Unë i bëj thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta ndaloj Serbinë se provokuari me skenar të rrejshme e të para përgatitura për ta destabilizuar Kosovën, sepse jam i sigurt që gjërat edhe më tutje do të funksionojnë sipas këtij sistemit ABC, e atëherë nuk keni të drejtë që paftyrësisht ta fajësoni qeverinë Kurti për bllokadat në veri e jug. Ndalojeni urrejtjen në rrënjët e saj, aty ku e ka pikënisjen pra në Serbi, e jo te gjethet aty ku e ka reagimin e pasojat. Populli shef, ndien, popullit i dhemb, dhe pastaj shpërthen, e atëherë gjithmonë të pafajshmit janë ata që vuajnë.

Është shumë interesante, se në çfarë pozite ka ardhur Kosova si pasojë e reagimeve dhe veprimeve jo adekuate të bashkësisë ndërkombëtare në luftën hibride, luftë nervash që po e bën Serbia në raport me Kosovën.

Duke krijuar narracionin e të qenurit të bashkësisë serbe në Kosovë, si të rrezikuar, dhe vendosja e barrikadave në rrugë dhe pranimi i këtij narracioni nga disa në bashkësinë ndërkombëtare si i vërtetë dhe i arsyeshëm, Kosova ka ardhur në një pozitë që ose duhet të ua liroj rrugën serbëve të Kosovës tërësisht dhe ata të bëjnë çfarë të duan dhe të sillen si të duan ose të tenton të vendos rend dhe ligj, duke rrezikuar të jetë edhe e gjykuar nga disa në bashkësinë ndërkombëtare, si një qeveri që nuk i respekton të drejtat e minoriteteve.

Perëndimi, e din shumë mirë, që e drejta e dikujt përfundon aty ku rrezikohet apo cenohet e drejta e tjetrit.

Beogradi dhe disa në bashkësinë ndërkombëtare, po sillen sikur se e drejta e serbëve në Kosovë tejkalon çdo kufi, si rrjedhojë pa marr parasysh se çfarë bëjnë ata, i mbyllin rrugët, merren me kontrabandë, drogë apo provokojnë në mënyra të ndryshme, pa marr parasysh të kaluarës së trishtuar që kemi, ne shqiptarët dhe shteti i Kosovës, duhet të heshtin, sepse ata janë serb, si rrjedhojë çdo veprim ndaj tyre do të thoshte shkelje e të drejtave të pakicave, edhe me kushtin që veprimet të jenë të arsyeshme, siç ishin veprimet e policisë së Kosovës ne veri apo gjetiu, veprime të cilat po mundohen jo ta shtypin pakicën serbe por ta shkatërrojnë krimin e organizuar në vend, që është pengesë për integrimin e vendit tonë në BE.

Unë besoj që tolerimi që po i bëhet Serbisë , lejimi i arsyetimeve dhe narracioneve inekzistente nga disa nga bashkësia ndërkombëtare, është duke i ndihmuar keqësimit të gjendjes së përgjithshme në Kosovë e posaçërisht raporteve ndëretnike.

Fajësimin që po i bëhet Qeverisë Kurti si gjoja shkelëse e të drejtave të pakicës serbe dhe vërtetësinë e këtyre fajësimeve, mundeni ta krahasoni me fajësimin që Serbia i bënë herë tër perëndimit, herë Britanisë së Madhe, e së fundmi Gjermanisë e besa ke filluar ta fajësoj edhe Francën e Italinë.

Kjo do të thotë, që për të arsyetuar planet ogurzeza ashtu siç bënte Putin, duhet të shpikës armiq, në mënyrë që pastaj të nxitesh reagimin e tyre, e që pastaj at reagim ta shfrytëzosh për ta njollosur të provokuarin se është duke bërë terror ose është duke u sjellë armiqësisht me ty.

Unë i analizoj këto gjëra nga aspekti psikologjik sipas modelit A.B.C , A -Antecedent , B= Behavior, dhe C- Consequence , pra ajo që ndodh paraprakisht, sjellja që pason, dhe e treta konsekuencat e një sjellje të tillë.

Nëse disa nga bashkësia ndërkombëtare e analizojnë situatën në Kosovë dhe sjelljen e Serbisë dhe reagimet e organeve të rendit në këto sjellje, atëherë do e kuptojnë( natyrisht nëse duan ta kuptojnë dhe nëse ju përshtatet të kuptojnë) se ku qëndron problemi.

Sipas metodës ABC: A- Serbia me qëllim që të shkakton ndarje etnike në Kosovë dhe copëtimin e territorit tonë, po krijon narracione të rrejshme, sikur serbët e Kosovës qenkan të rrezikuar, të shtypur, pa të drejta, e si rrjedhojë Serbia e NATOJA duhet ti mbrojnë, ose serbët duhet të mbrohen nëpërmes barrikadimeve në rrugë, duke penguar liritë themelore të shumicës por edhe vetë pakicës serbe.

E tëra kjo bëhet që në bisedimet që po pasojnë të ketë një situatë ku Serbia thotë që populli serb në Kosovë është i rrezikuar e si rrjedhojë duhet ti jepet një republikë brenda Kosovës që në çdo rast Serbia prapë nuk e njeh.

B- Këtu reagojnë organet e rendit, dhe i arrestojnë ose paraqiten me pushkë automatike në ato rajone ku e vlerësojnë që ju kanoset rreziku për jetë. Mundet të vjen edhe tek konfrontimi siç ishte situata kur u plagos në krah pjesëtari i policisë së Kosove, pasi që banditët e Serbisë" pakica serbe e rrezikuar" shtiu mbi automjetin e policisë.

C- konsekuenca është ngritja e urrejtjes ndëretnike, përtëritja e traumave të vjetra, tek ata që përjetuan gjëra të tmerrshme gjatë luftës në vitin 1999, hapja e plagëve të vjetra, dhe si rrjedhojë edhe incidentet ndëretnike, me pasoja në njerëz.

Në këto raste Serbia e edhe disa nga bashkësia ndërkombëtare, harrojnë fazat A dhe B , dhe përqendrohen vetëm në fazën C, pra në pasojat , gjë që gjithmonë në këto raste arsyetohet ai që krijon narracionin me qëllim shkatërrues. Pra marrja parasysh vetëm e fazës së tretë faza C, ndikon në mënyrë negative në rrjedhjen e ngjarjeve më pastaj, sepse te aj që e shkakton narracionin, pra fazën A krijohet besimi që kjo mënyrë e mashtrimit dhe rrjedhja zinxhirë e gjërave po funksionuaka, dhe si rrjedhojë narracioni do të përsëritet e zinxhiri i ngjarjeve do të përsëritet dhe do të zgjatet e keqësohet.

Janë bërë shumë eksperimente të kësaj mënyre të analizës së gjërave, dhe po ua tregoj vetëm njërin nga to.

Është marr një qen dhe është vendosur në oborrin e tij, aty është sjell një qenë tjetër i panjohur, në këtë ka reaguar qeni i cili ishte në oborrin e vet, pastaj qeni i panjohur u largua. Kjo e ka nxitur qenin që të leh edhe më tepër, sepse ka besuar që lehja e tij i sjell siguri dhe largoj qenin e panjohur nga aty.

Pra çdo veprim i cili përkëdhelet të jetë i mirë apo i keq ai veprim, si rrjedhojë do të sjell forcimin e ati veprimi, andaj, unë ju sugjeroj bashkësisë ndërkombëtare që nëse duan zgjidhjen e problemeve në Ballkan të veproj sipas këtij sistemit ABC, ku aj që krijon narrativa të shpifura, do të ketë pasoja praktike negative për atë që i shpikë , e si rrjedhojë edhe narrativet e shpifura do të humbin arsyeshmërinë dhe do të përfundojnë.

Bashkësia Ndërkombëtare nuk mundet të kërkoj paqe nga Kosova e në të njëjtën kohë të lejon qenët nga Serbia të ulërijnë natë e dit duke vajtura e krijuar narracione inekzistente, që vetvetiu si rrjedhojë e zinxhirit në të cilin lëvizin ngjarjet shkaktojnë situata ku narracioni inekzistent sjell viktimat dhe bëhet ekzistent.

Rasti Panda është rast tipik që e përshkruan këtë krijim të narracionit të viktimës, ku vetë i vranë të rinjtë serb e pastaj na fajësonin neve shqiptarëve për të duke na torturuar në mënyrat më të tmerrshme të mundshme, edhe tani, dalin nëpër rrugë, i mbyllin rrugët kërcënojnë e provokojnë, e pastaj kur të ndodh faza B pra sjellja e caktuar fajësohet ai që reagon e jo ai që provokon.

Unë i bëj thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta ndaloj Serbinë se provokuari me skenar të rrejshme e të para përgatitura për ta destabilizuar Kosovën, sepse jam i sigurt që gjërat edhe më tutje do të funksionojnë sipas këtij sistemit ABC, e atëherë nuk keni të drejtë që paftyrësisht ta fajësoni qeverinë Kurti për bllokadat në veri e jug. Ndalojeni urrejtjen në rrënjët e saj, aty ku e ka pikënisjen pra në Serbi, e jo te gjethet aty ku e ka reagimin e pasojat. Populli shef, ndien, popullit i dhemb, dhe pastaj shpërthen, e atëherë gjithmonë të pafajshmit janë ata që vuajnë. Nuk bënë të testohet askush në raport me atë se sa e bënë zullumin, të jetë ai serb apo shqiptar, apo kushdo tjetër në botë. Zullumi sjell reaksion dhunën, veprime të gabueshme e të dënueshme e këto sjellin vuajtje për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".