Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë skenari i manipuluar nga shërbimi sekret serb ngjashëm me rastin Panda në Pejë dhe rastin Martinoviç për ti akuzuar dhe sulmuar shqiptarët

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë skenari i manipuluar nga shërbimi sekret serb ngjashëm me rastin Panda në Pejë dhe rastin Martinoviç  për ti akuzuar dhe sulmuar shqiptarët
Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë skenari i manipuluar nga shërbimi sekret serb ngjashëm me rastin Panda në Pejë dhe rastin Martinoviç  për ti akuzuar dhe sulmuar shqiptarët

Skender Mulliqi

  • 10 January 2023 - 13:04

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Shumë është komentuar rasti i Shtërpcës, ku u plagosen dy serb. Krejt në rregull është se rasti si i tillë është i dënueshëm, por jo ti bëhet gjykimi pjesëtarit të FSK-së, pa u sqaruar të gjitha rrethanat .Të gjithë duhet të gjykojnë me koka të ftohura, jo me emocione. Po ka raste të lexoj njeriu gjithfarë reagimesh, edhe nga njerëzit kompetent, por që në rastin në fjalë patëm me bollëk reagimesh të karakterit linques ndaj pjesëtarit të FSK-së si i dyshuar lidhur më plagosjen e dy serbëve .

-Ne e dimë të gjithë se sa të predisponuar janë serbët, si popull për të prodhuar incidente deri në vrasje të popullit të vet, për ti fajësuar pastaj shqiptarët. Kemi pasur shumë raste nga historia e vjetër dhe e re. Nga e reja dihet për rastin Maratinoviq, dhe për rastin Panda në Pejë, ku vetë serbët ishin protagonist të vrasjeve. Nuk dua që në asnjë mënyrë të bëhen krahasime për ta mbuluar rastin në fjalë. Por, rrethanat e krijuara në veri me barrikada, me gjuajte armësh dhe plagosje të pjesëtarit të policisë së Kosovës, flasin se strukturat kriminale serbe , kanë filluar që krizën në veri ta fusin në brendi të Kosovës.

A ka mundësi që pjesëtari i FSK -së atë ditë të jetë provokuar rëndë nga turma, e ai të vetëmbrohet?! Kjo tek e fundit është punë e organeve përkatëse, të zbulohet rasti në mënyrë të detajuar, për të mos lënë dilema. Shqiptarët kurrë nuk i kanë provokuar serbët të cilët gjithmonë edhe tash janë të privilegjuar. U hesht nga ndërkombëtaret por edhe nga vetë ne, rasti i plagosjes së policit në veri, dhe gjithashtu u harrua edhe vrasja e pafalshme në burg e një shqiptari tjetër nga Peja, i cili jetonte në mërgim. Serbia dhe minoriteti serb jo të gjithë , janë instrumentalizuar për qëllime të Vuçiqit , për ndarjen e veriut të Mitrovicës nga Jugu, dhe kjo nuk ka asnjë dilemë, që po përdoret për të krijuar sa më shumë situata të konflikteve ndëretnike , për të arritur objektivat pushtuese serbo -ruse në rajon.

Ky rast nëse ndodhë që fajtor shpallet nga gjykata pjesëtari i FSK-së , më duket se është rast i izoluar dhe kështu duhet të trajtohet nga politika. Pra është shumë çudi së si u reagua gati në kor , plagosja e dy të rinjve serb në Shtërpce, duke harruar së nuk është e largët koha, kur Serbia na vrau , masakroi, dhunojë, përndjekur nga trojet tona , dhe na i dogji shtëpitë . Ky kor servil të qarqeve opinoniste dhe një pjese të opozitës, është e turpshme. Nuk po linçohet vetëm pjesëtari I FSK-së, pa u sqaruar rrethanat , por po i bëhen edhe dëme politike Kosovës. Serbia po tenton ta paraqet minoritetin serb si viktimë, e që nuk përkon fare me realitetin. Këtë e dinë mirë kori në fjalë. Nuk rrëzohet Qeveria e Kurtit më planet e Vuçiqit o burra ,nëse dikush po e dëshiron !Po, kjo është për studim , së më çfarë reagimesh po ndeshemi, që nuk i patëm këso reagime krejt pas luftën kur strukturat paralele kriminale serbe, na gjuajtën më bomba , rrahën dhe vranë shqiptarë , madje edhe ndërkombëtar në veri, por edhe në brendi të Kosovës.

Turma e serbeve atë ditë në Shtërpcë , sigurisht ka qenë e dehur nga shlivovica dhe nga shovinizmi serbomadh , duke provokuar , pjesëtarin e FSK-së. Gjithë kjo zhurmë mediatike shqiptare , po shkon në përkrahje të propagandës të Vuçiqit . Pa vonuar shumë serbet gjakprishur kanë sulmuar një autobus më udhëtarë në Serbi , duke iu thyer xhamat. Kemi pasur incidente të tilla më bollëk , në Serbi, madje burgosje dhe vrasje të shqiptarëve , dhe shumica kanë mbetur të heshtura! Incidentet e pareshtura të serbëve dhe ruseve në veri, janë plane djallëzore të Serbisë dhe Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit. Provokime më incidente kemi që shumë kohë në Mal të Zi dhe në Bosnje, e të gjitha këto po bëhen për të përshkallëzuar situatën politike dhe të sigurisë, nga ana e Putinit dhe Vuçiqit .

Dhe, për çudi , këto incidente jo të vogla, sikur po heshtën nga faktori ndërkombëtar, kur dihet së Rusia më luftë në Ukrainë dhe më këto incidente në Ballkan , po dëshiron kthimin e hegjemonisë së humbur nga Lufta e Ftohtë. Këto synime serbo rusomëdha në Ballkan ishte dashur të ndalën sa nuk është bërë vonë .Unë në këtë kontest I shikojë të gjitha zhvillimet e fundit , por edhe incidentet të cilat sapo ndodhën . Nevojitet mobilizim i përgjithshëm i shqiptarëve ! Evropa po heshtë , por ne nuk guxojmë të heshtim , së këto kërcënime kanë kaluar tashmë çdo përmasë !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".