Koncepti i "botës ruso-serbe" është sulmi mbi fqinjët e tyre

Koncepti i
Koncepti i

Agim Bajrami

  • 11 January 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia e ka të formuluar konceptin e vetë kombëtar "bota serbe" ,e kopjuar nga koncepti rus i quajtur "bota ruse" ,dhe mbi bazën e konceptit politik "bota serbe -ruse" , i sulmojnë, shtetet fqinjë, me qëllimin e hegjemonisë së tyre kombëtare, të zgjerimit territorial, dhe pushtimin e shteteve dhe kombeve të tyre fqinje. Serbia, sulmon Kosovën ,Malin e Zi,Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, nën pretekstin e mbrojtjes së pakicave serbe ,ndërsa, Rusia ,sulmoi Ukrainën nën pretekstin, mbrojtjen e pakicave ruse.

-Masa e reciprocitetit shtetëror, e kundërshton masën e integrimeve evropiane dhe globale, sepse reciprociteti shtetëror mbështetet në sovranitetin e shteteve kombëtare, që i takon konceptit politik të shekullit të 19,ku shtetet vepronin ndërmjet veti, me 'masën proporcionale' ndaj njëra tjetrës.

Ta zëmë ,një shtet sovran, lejon shtetasit e shtetit tjetër sovran, të punojnë në shtetin e tyre, për profilet e kërkuara, për aq sa lejon shteti tjetër, për shtetasit e shtetit respektiv.

-Reciprocitetit dhe shtetet sovrane kombëtare, si koncepte politike, janë të tejkaluara për shekullin 21 , dhe sot dominon koncepti politik i shteteve integruese, ku në qendër të funksionimit të shtetit, e kanë; demokracinë funksionale,

sundimin e ligjit, apo shtetit të së drejtës , dhe respektimi dhe mbrojtjen ligjore, e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ,si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare. Koncepti i integrimeve kombëtare , aplikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në Evropë, nga Unioni i Shteteve Evropiane. Sot në proceset globale , afirmohet koncepti politik i integrimeve rajonale dhe botërore, dhe procesi i integrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimore në Unionin e Shteteve Evropiane.

Edhe shtetet Evropiane ,të cilat deri dje ndiqnin politikat e tyre të shteteve sovrane kombëtare , sot i kanë të deleguara shumë atribute nga koncepti i shteteve sovrane, në kompetenca të supernacionales (mbinacionalen) në krijesën e përbashkët të Bashkimit Evropian. Edhe në aspektin e sigurisë, shtet sovrane përmes marrëveshjeve ndërmjet veti, kanë arrit të krijojnë mekanizmat e tyre mbrojtës. Ndërsa sot, Kosova dhe Serbia,edhe pse deklarohen për konceptin politik të integrimeve evro-atlantike , në marrëdhënie ndërmjet tyre, përdorin koncepte të tejkaluara duke u mbështet në konceptin e kombit sovran të "reciprocitetit". Serbia e ka të formuluar

konceptin e vetë kombëtar "bota serbe" ,e kopjuar nga koncepti rus i quajtur "bota ruse" ,dhe mbi bazën e konceptit politik "bota serbe -ruse" , i sulmojnë, shtetet fqinjë, me qëllimin e hegjemonisë së tyre kombëtare, të zgjerimit territorial, dhe pushtimin e shteteve dhe kombeve të tyre fqinje. Serbia, sulmon Kosovën ,Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, nën pretekstin e mbrojtjes së pakicave serbe ,ndërsa, Rusia ,sulmoi Ukrainën nën pretekstin, mbrojtjen e pakicave ruse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".