Me regjimin e Aleksandër Vuçiqit nuk mund të ketë marrëveshje pa dhënë përgjegjësi për gjenocid dhe krime

Me regjimin e Aleksandër Vuçiqit nuk mund të ketë marrëveshje pa dhënë përgjegjësi për gjenocid dhe krime
Me regjimin e Aleksandër Vuçiqit nuk mund të ketë marrëveshje pa dhënë përgjegjësi për gjenocid dhe krime

Gani Qarri

  • 11 January 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Është momenti i fundit që në tavolinë të dialogut, para të dy delegacioneve, të nxirret fatura e krimeve të luftës në Kosovë, pasi që edhe njohës të shumtë ndërkombëtar të zhvillimeve të tmerrshme në këto hapësira vazhdojnë ta mbajnë përgjegjës të drejtpërdrejtë, pikërisht kriminelin Aleksandër Vuçiq për të gjitha viktimat, krimet e gjenocidet që janë kryer dhe vuajtjet me të cilat është ballafaquar një popullatë e tërë, përderisa ish regjimi i Millosheviqit zhvillonte luftën më të egër asgjësuese, me makinerinë e tij kriminale ushtarake për zhdukjen e tërësishme të popullit shqiptar dhe okupimin e trojeve autoktone të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.

-Duke pasur parasysh të vërtetën e pamohueshme të cilën e konstaton me fakte bindëse edhe një nga personalitetet më të shquara evropiane si historiani i mirënjohur zviceran dhe profesori me renome ndërkombëtare, në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, se Serbia edhe sot, është ajo që shkakton ngatërresa të vazhdueshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, është koha e fundit, që nga SHBA dhe BE, ti bëhet presion Serbisë dhe jo të kushtëzohet Kosova edhe më tej, me lëshime dhe kompromise shkatërrimtare, si bosnjëzimi me “zajednicën” kundër kushtetuese serbe, pas të cilave do të vihej në pikëpyetje edhe vet ekzistenca dhe vazhdimësia e shtetësisë së saj.

Madje siç shprehet edhe profesori Schmitt, presidenti serb Vuçiq mbetet, po ai që ishte edhe në vitet 90-ta, si ministër i propagandës së Millosheviqitit, i cili tani ka lidhje të ngushtë ndikimi dhe koordinimi edhe me Rusinë, ndaj SHBA dhe BE, duhet ti bëjnë presion Serbisë dhe jo ti vërsulen me kaq vrull Kosovës, e cila është në tokën dhe të drejtën e vet dhe nuk i bie në qafë asnjë shteti apo populli tjetër në fqinjësi të afërt as në rajon. Për aq më tepër, qëndrimi i njëanshëm i ndërmjetësuesve ndërkombëtar, ambasadorit Hill në Beograd, ndërmjetësuesve të BE-së Borell e Lajçak, si dhe vet, emisarit të lartë amerikan Gabriel Eskobar,është kthyer në mister të madh, se deri kur, ata do të vazhdojnë të sillen me kaq shumë tolerancë, lutje e komoditet ledhatues ndaj një presidenti të tillë serb, si Aleksandër Vuçic, duke anashkaluar qëllimisht të kaluarën e tij kriminale, në të gjitha luftërat e zhvilluara në këto hapësira.

Siç dihet, Vuçiqi si ish ministër i informatave dhe Gebels i Millosheviqit, vazhdon të konsiderohet dhe të mbetet bashkëpërgjegjës për të gjitha krimet që janë kryer qëllimisht nga Serbia në gjithë republikat e ish federatës jugosllave, si dhe figura qendrore e krimeve dhe gjenocidit të shkaktuar në Kosovë, ndaj duke lënë anash masakrat dhe gjenocidin e kryer në Kosovë dhe të kaluarën kriminale të Vuçiqit, e bënë pothuajse të pamundshme gjetjen e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjen me njohje reciproke, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, është momenti i fundit që në tavolinë të dialogut, para të dy delegacioneve, të nxirret fatura e krimeve të luftës në Kosovë, pasi që edhe njohës të shumtë ndërkombëtar të zhvillimeve të tmerrshme në këto hapësira vazhdojnë ta mbajnë përgjegjës të drejtpërdrejtë, pikërisht kriminelin Aleksandër Vuçiq për të gjitha viktimat, krimet e gjenocidet që janë kryer dhe vuajtjet me të cilat është ballafaquar një popullatë e tërë, përderisa ish regjimi i Millosheviqit zhvillonte luftën më të egër asgjësuese, me makinerinë e tij kriminale ushtarake për zhdukjen e tërësishme të popullit shqiptar dhe okupimin e trojeve autoktone të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.

Kështu që edhe vet historiani i mirënjohur zviceran si dhe profesori i shquar në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, me plot të drejtë, e ka kritikuar shumë ashpër BE-në për mungesë presioni ndaj Serbisë, ani pse, siç shprehet edhe profesori universitar Schmitt, Serbia vazhdon të mbetet faktor negativ dhe tërësisht destruktiv, edhe në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Profesori dhe historiani Schmitt, konstaton me fakte se Serbia është ajo që shkakton ngatërresa të vazhdueshme edhe në Ballkan, kurse presidenti i saj krimineli Vuçiq mbetet, po ai që ishte edhe në vitet 90-ta, si ministër i propagandës së Millosheviqitit, i cili tani ka lidhje të ngushtë ndikimi dhe koordinimi edhe me Rusinë e Vladimir Putinit.

E nisur nga faktet që ai posedon, edhe në një intervistë dhënë gazetares Adelheid Ëölfl të gazetës austriake “Der Standard”, profesori dhe historiani i mirënjohur Oliver Jens Schmitt ka akuzuar hapur Serbinë për eskalim të situatës në Kosovë, duke theksuar se edhe kriza në veri të Kosovës nuk mund të shihet jashtë kontekstit të sulmit rus në Ukrainë. Pra z.Schmitt kërkon me fakte, nga BE, që ta vë Serbinë para zgjedhjes: të heq dorë nga loja e dyfishtë mes Perëndimit, Rusisë e Kinës dhe të vendosë për, apo kundër integrimit të saj, në Bashkimin Evropian.

Profesori Schmitt akuzon me të drejtë BE-në, se ajo nuk e ka shfrytëzuar fuqinë e saj, për ti bërë presion Serbisë” edhe pse siç thotë profesori, Serbia është e rrethuar me shtete të BE-së, e të NATO-s, dhe nuk mund ta ndryshojë historinë. E gjithë kjo dëshmon se pikërisht tani, është koha e duhur që në finale të dialogimit, Aleksandër Vuçiqit dhe qeverisë së tij, ti nxirret kusht edhe fatura e krimit dhe gjenocidit të shkaktuar ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, përndryshe ai nuk ka pse të bindet për pajtim, njohje dhe normalizim me Kosovën, pa ju përplasur para hundëve, dosja në tavolinë duke e kushtëzuar dhe kërcënuar edhe me izolim nga SHBA dhe vendet demokratike të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".