Kjo është tregti fatale e kriminale, ish pushtetarët ja falën Serbisë krimet e luftës për ti shpëtuar Gjykatës Speciale

Kjo është tregti fatale e kriminale, ish pushtetarët ja falën Serbisë krimet e luftës për ti shpëtuar Gjykatës Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 23 January 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Qeveritë e kaluara nuk i kanë krye obligimet e tyre ligjore të përndjekjeve të atyre kriminelve që i kanë krye krimet në fjalë, përkundrazi këta qeveritar i kanë pengua edhe drejtësinë për të vepruar, duke i urdhëruar që hetimet për krime lufte dhe akuzat të mos zhvillohen dhe në marrëveshje të fshehtë me autorët e Serbisë të pajtohen që asnjëra palë të mos ngre akuzë kundër palës tjetër. Dëmi i tillë i krijuar në disfavor të Kosovës, na jep me nënkuptua se këtë situatë të tillë të komplikuar na e kanë sjellë ata të „mëdhenjtë e shtetit“ që e kanë pasur për qëllim që ndoshta ti shpeshtojnë Gjykatës Speciale të Hagut, sepse ndryshe kjo marrëveshje nuk mund të arsyetohet.

-Krimet dhe dëmet e kryera nga ana e Serbisë gjatë viteve 1990-99, e sidomos gjatë luftës janë monstruoze, dhe shteti të jetë kaq inert ndaj këtyre humbjeve dhe dëmeve kriminale që na i ka shkaktua në një periudhë të gjatë, e sidomos gjatë luftës, është për me u habitë, sepse kaherë edhe kësaj çështje është dashur ti jepet prioritet dhe të përgatiten lëndët për akuza në detaje për të gjitha llojet e krimeve, dhe të gjendet mundësia e padisë në gjyqin ndërkombëtarë për krimet dhe gjenocidet e kryera në mënyra të pamëshirshme nga ana e Serbisë, dhe sikur ta kishim paditur për krimet në fjalë në gjyqin ndërkombëtar, edhe situatën politike në përgjithësi do e kishim ndryshe në favorin tonë, dhe Serbia nuk do ta kishte të drejtën sikur tani ta kërkoj krijimin e asociacioneve me kompetenca mbi kushtetuese, ose të kërkoj pjesë të territorit të Kosovës, që t’iu bashkëngjiten Serbisë, sepse dihet me fakte se gjatë luftës së fundit në Kosovë janë bërë mbi 400 masakra dhe 13 mijë e 500 persona janë vrarë nga Serbia.

Mbi 1,500 persona konsiderohen të zhdukur ndërsa rreth 20 mijë persona (femra) të dhunuar. Por, përkundër të gjitha këtyre shifrave, shteti nuk ka arritur që këto t’i dokumentojë. Gjithsesi se është momenti i fundit që Qeveria Kurti ta thyen heshtjen për më shumë se dy dekada për krimet serbe të luftës në Kosovë, dhe të ngre padi kundër Serbisë, të kërkohet me ngulm nga institucionet e drejtësisë në Kosovë që të hetohen, zbulohen dhe kallëzohen penalisht të gjithë zyrtarët e shtetit serb pjesëmarrës direkt dhe urdhërdhënës për krimet në Kosovës.

Qeveritë e kaluara, asnjëra prej tyre nuk e kanë bërë asnjë veprim në këtë drejtim madje e kanë penguar edhe drejtësinë për të vepruar, duke urdhëruar që hetimet për krime lufte dhe akuzat të mos zhvillohen, të pushohen dhe në marrëveshjeje të fshehtë me autoritetet e Serbisë të pajtohen që asnjëra palë të mos ngre akuza kundër palës tjetër. Kështu që për më shumë se dy dekada, përveç ndonjë përndjekje dhe akuze individuale të denoncuar për krime dhe fuqimisht të argumentuar nga qytetarët e viktimizuar, shteti i Kosovës nuk ka pasur asnjë iniciativë të vetme as veprim për denoncim të shtetit serb dhe zingjirit komandues, qoftë për krimet njerëzore si veprim kolektiv i organizuar, qoftë për dëmet që janë shkaktuar në pasuri shtetërore, shoqërore, të bizneseve që kanë operuar aso kohe dhe pasuri individuale të qytetareve.

Për më shumë institucionet e drejtësisë nga majat e pushtetit të qeverive të kaluara janë urdhëruar që të mos i trajtojnë as dosjet e krimeve dhe dëmeve të luftës të cilat në mënyrë individuale janë parashtruar, qoftë nga qytetarët individualisht, apo edhe nga organizatat e ndryshme të cilat në mënyrë vullnetare janë marr me hulumtim grumbullit të të dhënave për krimet dhe dokumentim, duke paraqitur edhe kallëzime penale në prokurorinë e Kosovës, kallëzime këto që janë grumbulluar dhe njëherë nuk janë trajtuar. Dëshmitarët e kohës së krimeve po vdesin kurse dokumentimi dhe ngritja e padive po çalon, po vendnumëron sepse asgjë deri më tash nuk është vepruar as nuk është dokumentuar.

Së fundi kanë plasur akuzat mes Ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Prokurorisë Speciale, për dështimin dy dekadash të adresimit të krimeve serbe, mbi 13 mijë e 500 qytetar të vrarë, ka nga ata viktima fati i të cilave akoma nuk është zbuluar se ku kanë përfunduar, dhe me më shumë se 200 mijë femra shqiptare që janë dhunuar, e pasuri miliardësh në pronë shoqërore dhe private e shkatërruar. Edhe pse organizata të shoqërisë civile dhe individ të caktuar, kanë bërë përpjekje për identifikim dhe zbulim e dokumentim të krimeve, kontributi i tyre nga shteti jo vetëm që nuk është njohur dhe mbështetur, por deri më tash edhe është injoruar.

Një kontribut të tillë në dy vëllime e ka grumbulluar i mbijetuari i krimeve serbe të luftës nga Gjakova Afrim Caka, që ka përjetuar masakrën e Dubravës, i cili rrëfen se vetëm me financim nga diaspora ka arritur të përgatis e grumbullon dosje prej mijëra faqesh në dy vëllime për krimet dhe dhunimet serbe, sidomos në rajonin e Gjakovës. Sebahate Pacolli nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës po ashtu thotë se në këtë qendër është e angazhuar që nga viti 1999, por asnjëherë dora e shtetit nuk e ka trajtuar as mbështetur seriozisht këtë qendër dhe nuk është marr me shfrytëzimin e fakteve të grumbulluara e argumentuara për ti përdorë në ngritje të akuzës kundër kryesve të krimit individualisht dhe si përgjegjësi kolektive kundër shtetit serb.

Regjisori dhe dramaturgu kosovar Agim Sopi, në përpjekjen e tijë që në shiritin e filmit të argumenton dhe dokumenton krimin serb, të cilin edhe personalisht e ka përjetuar dhe ka përcjellë së afërmi, thotë se shteti e ka penguar për ta bërë atë, prandaj është detyruar që të del jashtë shtetit dhe ta bëjë të pamundurën për të mbledhur dhe pasqyruar atë që ka arritur me angazhim vullnetar dhe pa mbështetje institucionale, sepse pushtetarët ishin të dhënë pas uzurpimit të pushtetit por asnjëherë për trajtimin e historisë nëpër të cilën kishte kaluar ndërtimi i shtetit.

Ai rrëfen me fakte për masakrën në familjen Berisha të Suharekës dhe që nga ditët e parë të punës në këtë drejtim ka pasur pengesa, madje filmat e tij janë bojkotuar zyrtarët politik të shtetit edhe kur janë shfaqur filma premierë pas finalizimit të tyre. Ai madje thotë se puna e tij nga Beogradi pastaj është përdorë si propagandë kundër Kosovës, kinse dikush këtu po shpifë për krimet e luftës pasi që vetë institucionet zyrtare janë kundër angazhimeve të tilla! Një dëshmitare tjetër e krimeve të luftës Dafina Demaku flet për krimet në fshatin Abri të Skenderajt dhe është e turpshme se si institucionet e shtetit vazhdojnë akoma të mos merren me këto krime.

Afrim Caka e ka thënë hapur se i është komunikuar vendimi nga gjykatës i gjykatës së Kosovës se ka një marrëveshje të fshehtë që të gjitha krimet të falen, në mënyrë reciproke, prandaj është i bindur se kështu edhe ka ndodhur deri më tani me heshtjen e tyre dhe mos procedimin e asnjë lloji të kallëzimit penal kundër shtetit serb. Në bazë të dhënave të deritashme është mjaft imediate dhe urgjente që të thyhet kjo tabu e krijuar pa të drejtë nga politika e deritashme dhe nga drejtësia e ndikuar dhe shantazhuar nga politika në pushtet, për ta penguar, pamundësuar adresimin e duhur të krimeve të luftës, qoftë me ndjekje dhe gjykime të individëve të identifikuar dhe të ditur nëpër listat e organizatave jo qeveritare që kanë grumbulluar dëshmi e dëshmitar, qoftë edhe me padi kundër shtetit serb, për viktimat, dhunimet dhe kompensimet e dëmit material e financiar.

Pa u spastrua kjo çështje e krimeve të tmerrshme që na i ka krye Serbia gjatë atyre viteve qysh nga suprimimi i autonomisë së Kosovës të vitit 1989 e deri në bombardimin e sajë të vitit 1999 nga ana e shteteve mike në krye me Amerikën përmes NATO-s, pajtim real nuk mund të ketë. Sikur politikanët e deritashme të merreshin më seriozisht me çështjen e krimeve që na i ka shkaktuar Serbia deri në vitin 1999, me vrasje të tëra të llojeve të ndryshme, nga vrasjet e fëmijëve, nënave, pleqve dhe të tjerëve, në mënyrat më mizore dhe dëmet materiale që na i ka shkaktua me dëme të patundshmërive të ndryshme, e që bëhet fjalë për shumë miliarda, sot situata do të ishte krejt ndryshe.

Qeveritë e kaluara nuk i kanë krye obligimet e tyre ligjore të përndjekjeve të atyre kriminelve që i kanë krye krimet në fjalë, përkundrazi këta qeveritar i kanë pengua edhe drejtësinë për të vepruar, duke i urdhëruar që hetimet për krime lufte dhe akuzat të mos zhvillohen dhe në marrëveshje të fshehtë me autorët e Serbisë të pajtohen që asnjëra palë të mos ngre akuzë kundër palës tjetër. Dëmi i tillë i krijuar në disfavor të Kosovës, na jep me nënkuptua se këtë situatë të tillë të komplikuar na e kanë sjellë ata të „mëdhenjtë e shtetit“ që e kanë pasur për qëllim që ndoshta ti shpeshtojnë Gjykatës Speciale të Hagut, sepse ndryshe kjo marrëveshje nuk mund të arsyetohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".