Është dëshmuar dhe është provuar, Serbia e njeh vetëm forcën dhe jo dialogun politik e diplomatik

Është dëshmuar dhe është provuar, Serbia e njeh vetëm forcën dhe jo dialogun politik e diplomatik
Është dëshmuar dhe është provuar, Serbia e njeh vetëm forcën dhe jo dialogun politik e diplomatik

Muhamet Kelmendi

  • 25 January 2023 - 07:24

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Marrëveshja mund të arrihet, kuptohet nëse BE, Gjermania Franca, Anglia, Italia e SHBA-të tregojnë qartë dhe prerë të ardhmen dhe aktualen e Serbisë. Sidomos dy çështje duhet të qartësohen ndaj Serbisë dhe, pikërisht Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se këtu nuk ka kthim prapa dhe

ndalimin e varshmërisë së shtetit serb nga Rusia duke kërcënuar me armë ruso-kineze Kosovën dhe Ballkanin.

Këto masa e ndalin Serbinë dhe marrëveshja finale me njohje reciproke në qendër mundë të realizohet.

-Nga situata që po zhvillohet dhe qëndrimet që kanë dal deri më tani nga pala serbe, nuk pritet ndonjë ecje përpara në marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër, mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja është akoma shumë larg.

Qëndrimet e shtetit serb nuk kanë pësuar akoma ndryshime. Çdo herë dhe në çdo nivel po vazhdon të kundërshtohet pavarësia e Kosovës. Faktet që tregojnë këtë janë:

1. Në Kushtetutën e Serbisë akoma qëndron se "Kosova e Metohija është krahine jugore e shtetit serb".

2. Qëndrimet politike janë të kësaj natyre:

a. Nuk pranohet gjendja ekzistuese dhe e shtetit të Kosovës.

b. Refuzohen në mënyrë kategorike të gjitha anët e shtetit të Kosovës.

c. Delet me qëndrime se Kosova është "djepi i Serbisë".

d. Punohen me intensitet në “heqjen” e njohjeve të shtetit të Kosovës.

e. Shteti serb vepron me të gjitha mjetet kundër integrimeve të Kosovë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, deri në OKB.

3.. Serbia është armatosur dhe po armatoset me arme nga Rusia dhe Kina.

4. Kërkon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e shtetit, duke synuar komunat me shumicë serbe.

Te gjitha këto tregojnë se dialogu do të bëhet, por arritja e marrëveshjes është ende shumë larg.

Natyrisht se mundë të realizohet marrëveshja. Mirëpo, këtu kërkohen të merren masa konkrete ndaj Serbisë.

Këtu mendoj:

1. Ndaljen e çdo provokimi ushtarak ndaj Kosovës.

2. Heqjen dorë nga veprimet destabilizuese kundër shtetit të Kosovës.

3. Dënimin e grupeve kriminale të organizuara nga Serbia në Kosovë.

4. Ndalimin e ndikimit rus në Ballkan nëpërmjet Serbisë.

5. Pranimin e gjendjes faktike në terren me bazën se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

6. Kushtëzimin e çdo integrimi të Serbisë në BE e me gjerë pa pranimin e Kosovës shtet i pa varur dhe sovran.

7. Kushtëzimin e Serbisë me mjetet financiare dhe me investimet që i merr nga BE e më tej pa e njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

8. Ndalimin e armatimit të shtetit serb ose, në të kundërtën, edhe armatosjen e Kosovës me mjete adekuate për t'u mbrojtur nga Serbia.

Ndërmarrja e këtyre mjeteve është shumë larg.

Serbia e pranoi si bazë në aspekt të diskutimit planin franko-gjerman.

Ky përkufizim duke thënë në "aspekt" të diskutimit nuk jep shpresë për arritjen e marrëveshjes.

Megjithatë, marrëveshja mund të arrihet, kuptohet nëse BE, Gjermania Franca, Anglia, Italia e SHBA-të tregojnë qartë dhe prerë të ardhmen dhe aktualen e Serbisë. Sidomos dy çështje duhet të qartësohen ndaj Serbisë dhe, pikërisht Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se këtu nuk ka kthim prapa dhe

ndalimin e varshmërisë së shtetit serb nga Rusia duke kërcënuar me armë ruso-kineze Kosovën dhe Ballkanin.

Këto masa e ndalin Serbinë dhe marrëveshja finale me njohje reciproke në qendër mundë të realizohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".