Momenti historik po e thërret skenën politike kosovare për unitet

Momenti historik po e thërret skenën politike kosovare për unitet
Momenti historik po e thërret skenën politike kosovare për unitet

Gani Qarri

  • 25 January 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Ndaj vetë fakti që marrëveshja "kobëzez" për "zajednicën" e ka gjenezën, pikërisht te nënshkrimet e ish udhëheqësve kolaboracionist të PDK-së dhe LDK-së, do duhej të mjaftonte, që pikërisht këto dy parti politike, ta kuptojnë se sa shumë i obligon ky argument që të bëhen unike me pozitën dhe të mos e shfrytëzojnë, presionin nga ndërkombëtarët, për poenë politik në kurriz të Kosovës, duke mbështetur bosnjëzimin dhe ndarjen e vendit, që do të ishte vetëvrasje e qëllimshme e plotësisht me vetëdije, për shuarjen e shtetësisë së Kosovës

-Sikur mos të mjaftonte tërheqja e njohjes reciproke nga tryeza e bisedimeve, ndërmjetësuesi Lajçak dhe emisari Eskobar, futën përdhunshëm dhe pa pëlqimin e Kosovës, jo vetëm “zajednicën” kundër kushtetuese serbe, por edhe tendencën meskine të Aleksandër Vuçiqit për marrëveshje “kompromisi”, konteksti i të cilës, tani po përdoret edhe nga Lajçak, e Eskobar, për formësimin e një marrëveshjeje plagjiative, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta linte vendin tonë, në probleme të përhershme, me këtë shtet hegjemonist.

Tendencë e cila, ka qenë pika kryesore e Vuçiqit dhe e Serbisë fashiste për gllabërimin e territoreve, dhe një marrëveshje problematike shumë më e ulët ,se ajo që ishte paraparë në fillim të bisedimeve, gjë që siç e thekson me shumë të drejtë edhe eksperti gjerman Boden Weber, kjo është “tejet e rrezikshme”, jo vetëm për të dy vendet por edhe për Ballkanin Perëndimor, ndaj Kosova duhet medoemos të iniciojë hetim ndërkombëtar, për mundësinë e korruptimit të ndërmjetësuesve Lajçak e Borell, e pse jo edhe të emisarit amerikan Eskobar, njëjtë si në skandalin Katar-Gate në krye të BE-së.

Madje kjo duket që ishte arsyeja e deklarimit të papritur, pro planit farko gjerman të presidentit kriminel serb,Aleksandër Vuçiq, me kushtin që nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Kosovës ti imponohet formimi i Asociacionit një etnik serb, të nënshkruar nga renegatët Hashim Thaçi e Isa Mustafa, gjë që vërtetë pritet të jetë, tejet e vështirë për tu neutralizuar, si dhe pika më e nxehtë për trajtim, në procesin e dinamizuar të dialogut me Serbinë.

Sikur mos të mjaftonte presioni i paparë që kohëve të fundit po i bëhet, pa të drejtë Kosovës nga ndërmjetësuesit e BE-së dhe vet dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Eskobar na çmendi fare nga "gëzimi" se ai dhe Lajçak paskan pasur edhe bisedime shumë konstruktive me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd, sikur populli i Kosovës, të mos priste lajm tjetër më të "madh" se sa atmosfera e bisedimeve të tyre me kriminelin Vuçiq, i cili mund të ketë derdhur dhjetëra miliona dollar apo euro edhe në kontot e Eskobarit dhe të Lajçakut, njëjtë siç përflitet se derdhi edhe në konton e Federica Mogherinit shifra disa milionëshe që, edhe këta, të mos ia ndajnë gazepin Kosovës dhe të bëhen argat të drejtpërdrejtë të Serbisë.

Shto kësaj faktin tjetër shumë fatkeq që opozita e inkriminuar, e pavetëdijshme për përgjegjësinë që ka dhe duhet ta mbante për Kosovën, as sot dhe në këto momente të rënda, të presionit të paparë ndërkombëtar kundër Kosovës, nuk tregon vullnet të bashkojë forcat me pozitën, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe mos lejuar, që në marrëveshjen finale, të bosnjëzohet Kosova si hapi vendimtar për ndarjen e saj. Dhe për habi, edhe në gjendjen vendimtare, që Kosovën ka vënë, në pozitën më fragjile të deritanishme, të “jesh, apo të mos jesh”, opozita e inkriminuar tregohet e gatshme të bëhet palë edhe me Aleksandër Vuçiqin, duke shpresuar se në këtë mënyrë, do të vijë në pushtet, pa u hamendur se me këto sjellje, jo vetëm që po e dëmton rëndë, por po e rrezikon hapur edhe ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Kështu që duke gjetur mbështetje te opozita kuislinge, megjithëse plani franko-gjerman dhe asociacioni, siç shprehet dhe vet Eskobar, nuk janë të ndërlidhura në mes veti, tanimë nuk janë vetëm Lajçak e Borell, por edhe më tepër, i dërguari i çuditshëm amerikanë Gabril Eskobar, i cili ngulë këmbë më tepër se të gjithë tjerët, që asociacioni një etnik serb, medoemos të formohet, duke e quajtur atë edhe detyrim. Për aq më tepër, Eskobarit, njëjtë si opozitës së inkriminuar kosovare, duket se as që i intereson t`ia dijë fare, se sa e rëndë është dhe para çfarë rreziku, do ta sjellë "zajednica" e mallkuar një etnike serbe, shtetin tonë të vogël multietnik, që edhe pa formimin e "asociacionit" tash e mbi 23 vite, nuk po gjen qetësi nga bandat kriminale serbe të mbështetura dhe dirigjuara nga krimineli Vuçiq dhe Serbia fashiste.

Eskobar dhe iopozita insistojnë në formimin e asociacionit, ani pse siç thotë edhe vet Eskobar, "zajednica" nuk ka të bëjë, direkt me planin franko-gjerman, dhe planin franko-gjerman, sipas tij, është vetëm një propozim i mirë që u mundëson të dyja vendeve të përparojnë drejt paqes së qëndrueshme. Dhe sikur mos të mjaftonte presioni i paparë që i bëhet Kosovës nga ndërmjetësuesit e BE-së dhe vet dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Eskobar na çmendi fare nga "gëzimi" se ai dhe Lajçak paskan pasur bisedime shumë konstruktive me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd lidhur me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sikur populli i Kosovës, të mos priste lajm tjetër më të "madh" se sa atmosfera e bisedimeve të tyfre me kriminelin Vuçiq, i cili mund të ket derdhur dhjetëra miliona dollar apo euro edhe në kontot e Eskobarit dhe të Lajçakut, njëjtë siç përflitet se edhe Mogherini ishte paguar me shifra disa milionëshe që, edhe këta të mos ia ndajn gazepin Kosovës dhe të bëhen argat të drejtpërdrejtë të Serbisë.

Prandaj Eskobar flet edhe në emër të bashkësisë ndërkombëtare, duke u përpjekur ta përgjithësoi barrën e përgjegjësisë se kinse nuk është vetëm ai e Lajçak, por edhe bashkësia ndërkombëtare kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti formimin e "Unionit të Komunave Serbe" ani pse ai e thotë vet, se asociacioni dhe negociatat mbi propozimin franko-gjerman "nuk janë plotësisht të lidhura" ndërmjet vete. “Mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë, SHBA e mbështesin atë propozim si një zgjidhje e mirë, që hapë perspektivë evropiane për të dy vendet dhe mundësinë për një bashkëpunim më të madh me Evropën, rajonin dhe SHBA-të, u shpreh Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës. Por megjithëse emisarët ndërkombëtarë kërkojnë nga Kosova themelimin e Asociacionit një etnik serb, duke pasur parasysh se po këtë asociacion, e ka hedhur poshtë në mese 23 nene, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Qeveria dhe institucionet e vendit tonë, nuk kanë dhënë deklaratë apo propozim, lidhur me këtë kërkesë absurde.

Në ndërkohë, thuhet se instituti gjerman Friedrisch Ebert Stiftung, ka hartuar një draft të cilin pritet që ta bëjë publik në ditët në vijim. Nga ana tjetër mediat serbe kanë nisë të parat të raportojnë, për të ashtuquajturat modele të Asociacionit që gjoja po diskutohen në kanalet diplomatike, si mediumi serb “Demostat”, i cili shkruan, se një nga modelet që qarkullon në qarqet diplomatike si Paris e Bruksel është ai i "Belgjikës Lindore",i Ishujve Aland apo Tirolit Jugor, për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë?! “Demostat” elaboron edhe mënyrën e funksionimit të këtyre modeleve, duke veçuar komunitetin gjerman folës në Belgjikë, që ka asamblenë, qeverinë dhe flamurin e vet dhe ka përgjegjësi për shëndetësinë, mbrojtjen sociale, arsimin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, formimin profesional, punësimin, median, turizmin, sportin, politikën lokale, si dhe financat".

Ndaj vetë fakti që marrëveshja "kobëzez" për "zajednicën" e ka gjenezën, pikërisht te nënshkrimet e ish udhëheqësve kolaboracionist të PDK-së dhe LDK-së, do duhej të mjaftonte, që pikërisht këto dy parti politike, ta kuptojnë se sa shumë i obligon ky argument që të bëhen unike me pozitën dhe të mos e shfrytëzojnë, presionin nga ndërkombëtarët, për poenë politik në kurriz të Kosovës, duke mbështetur bosnjëzimin dhe ndarjen e vendit, që do të ishte vetëvrasje e qëllimshme e plotësisht me vetëdije, për shuarjen e shtetësisë së Kosovës.

.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".