Dje ishin pushtetar me harta në dorë për tregti me territore, sot opozitar e lakmitar për grabitje të pushtetit edhe me çmimin e shkatërrimit të shtetit

Dje ishin pushtetar me harta në dorë për tregti me territore, sot opozitar e lakmitar për grabitje të pushtetit edhe me çmimin e shkatërrimit të shtetit
Dje ishin pushtetar me harta në dorë për tregti me territore, sot opozitar e lakmitar për grabitje të pushtetit edhe me çmimin e shkatërrimit të shtetit

Shefik Shkodra

  • 09 February 2023 - 07:34

Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra

Po asnjëherë nuk kanë qenë autokritikë për votimet në kundërshtim me vendin që i kanë bërë në këtë Kuvend, si ai rasti për Dhomat e Specializuara apo rasti dhënies së tokave Maqedonisë Veriore dhe Malit Zi, etj. Asnjëherë nuk e keni ngritur zërin kundër një Baton Haxhiut, Hashim Thaçit, madje edhe kundër Edi Ramës. Ata që për ditë luteshin dhe kokorisnin për ndërrim tokash apo vetëm dhënie Serbisë për të na pranuar si shtet.

Këta sedërmëdhenjtë janë harxhuar dhe janë me "mizë nën kapuç". Njëfarë paniku i ka kapur të gjithë. Qarku i tyre duket se është i gjerë. S'mund të presin "sa të del drita" këta opozitarët: lënanët e memecët, frikacakët, (munden edhe hajdutë disa që janë me etiketa akuzash), interesxhinjët, falsifikatorët, mercenarët, tregtarët, injorantët, kalemxhinjtë, llafazanët/et, etj. Krejt punët e viteve i kërkojnë, që kjo Qeveria aktuale t'i kryejë menjëherë. 'A la minute!..." si thoshte dikur, në vitet e tetëdhjeta një farë Ali Shkrija, i cili donte t'i shfaroste shqiptarët për njëherë si nacionalistë e irredentistë.

Asgjë kësaj opozitës tonë tê sotme nuk i vjen për shtati. Sindroma e drojës apo vesveses nga e kaluara e tyre në pushtet i ka zënë si exhra. Reagimet e tyre janë të sikronizuara, njëtrajtëshe e të një motivi. Dhe Kuvendin e mbajnë për ta kundërshtuar çdo veprim e në çdo segment, ku veprojnë këta të Qeverisë dhe institucioneve. Qëllimi është që t'i ngutin sa të futen në gabime dhe pastaj të ngrihet tymi. Me këtë, të dobësohet potenciali i kësaj qeverie, qoftë edhe me humbje dhe dëmtim të Kosovës. Duhet pasur parasysh kthimin e pushtetit në çfarëdo rrethanash. Duhet ruajtur "frytet" e "tyre" që i kanë " fituar" herët. Diçka që u duket shumë e dhimbshme, janë disa shkarkime bordesh, të cilët ishin të inauguruar për nevojat e LDK PDK AAK, si bie fjala në TV1, televizion shtetëror shumë i censuruar. Vetëm për nevojat e atyre pushtetarëve të PRONTO-s. Pa kronika të komunave tjera, pa raporte kulturore, pa komunikim me rrethe tjera, veç "QENDRA" që e ruajnë pushtetin. Telecomi, mjaft i përshtatshëm për inkuadrime në punë të familjarëve dhe të atyre që i rekrutonin për vete. Një thyerje e futje e kuadrove partizane, me vlerë e pa vlerë, ka ndodhur edhe në UP si dhe në shëndetësi, etj. Çdo kund ku e kanë menduar se janë pika strategjike për të ruajtur pushtetin.

Në masë të madhe i kanë rekrutuar edhe mediet si dhe disa portale, me individë të profileve mesatare, kur bëhet fjalë për njohuritë e tyre në politikë e në dijet tjera. Marrin njerëz që duhet të qelbin sa më shumë. Një masë e cila nuk ka përgatitje për analiza (të çfarëdo teme), por për të krijuar më shumë një paqartësi tw një pjesë e qytetarëve. Gazetarë me pak njohuri në këtë profesion. Çka mendoni kur moderatori apo gazetari sugjeron shikuesit: 'në studio janë të ftuar ky ai ajo...sonte do të flasim për "përplasjen" e këtij dhe ati...e këtyre dhe atyre...' Ç'është kjo PËRPLASJE, nwse njëherë e ka përdorur dikush para shumë vitesh, kjo është shprehje e bajatshme tashmë. Mund të përplasen gjësendet, por jo njerëzit në mes veti, etj. S'është objekt i këtij shkrimi gjuha veç rastësisht u përmend.

Thash, në studiot e këtyre TV hyjnë tipat shumë 'azgana', njerëz që e konsiderojnë veten shumë kompetentë e shumë të arsyeshëm, pa njolla në veprimtarinë e tyre. Dhe nisin bisedën duke keqpërdorur jo vetëm objektivin, por edhe personalitetin, i cili tashmë është institucion për ne. Vetë e kemi zgjedhur që të na udhëheq dhe ai ka titullin zyrtar. Jo Albini, Albin Kurti, po për ne është Kryeministri i Republikës së Kosovës. Dhe çka dëgjon prej tyre? - Ai nuk duhet të flas kështu. Ai nuk bën t'i acarojë marrëdhëniet me Serbinë. Ai nuk mundet (s'ka të drejtë) të flasë për të kaluarën, veç për të tashmen, etj. etj.

Sipas bisedave parapublike, duan që ta mohojnë punën e kryeministrit, sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjen me Serbinë. Se ai s'e ka mirë. Po si duhet? E tash të thuhet se mirë ishte ai prpozimi nga ata politikanët e djehit, të kësaj opozite, disi shumë ashpër para opinionit publik. Po dalin krejt në fushë se janë pro Serbisë sikur qenë një numër i tyre.

Po asnjëherë nuk kanë qenë autokritikë për votimet në kundërshtim me vendin që i kanë bërë në këtë Kuvend, si ai rasti për Dhòmat e Specializuara apo rasti dhënies së tokave Maqedonisë Veriore dhe Malit Zi, etj. Asnjëherë nuk e keni ngritur zërin kundër një Baton Haxhiut, Hashim Thaçit, madje edhe kundër Edi Ramës. Ata që për ditë luteshin dhe kokorisnin për ndërrim tokash apo vetëm dhënie Serbisë për të na pranuar si shtet. Po çfarë mendoni, njëherë e kundërshton dhunshëm idenë për dhënien e tokës M. Zi, po pasi ia japin ulësen e kryeministrit, ia nënshkruan tokën M. Zi., tash i propozon kryeministrit dhe qeverisë së re, të përpiqen për tërheqje të asaj marrëveshje. E i shikon ngjashëm, e i dëgjon përçudshëm se si nuk dinë për çfarë arsye e ngritin pluhurin...e janë mendje mëdhenj, sikur ata (disa) Kosova është me tapi pronë e tyre. Dhe s'kanë faj! Ky popull i ka llastuar si fëmijët me të "gjitha të mirat" edhe jashtë mundësive të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".