Në Shqipëri duhet të largohen nga skena politike e gjithë garda e liderëve të korruptuar dhe të konsumuar, të lidhur ngushtë në dekada me krimin e organizuar!

Në Shqipëri duhet të largohen nga skena politike e gjithë garda e liderëve të korruptuar dhe të konsumuar, të lidhur ngushtë në dekada me krimin e organizuar!
Në Shqipëri duhet të largohen nga skena politike e gjithë garda e liderëve të korruptuar dhe të konsumuar, të lidhur ngushtë në dekada me krimin e organizuar!

Agim Bajrami

  • 11 February 2023 - 18:10

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Shteti shqiptarë, dhe afera e kryeministrit, Rama-McGonigal duhet shkundur skenën e vjetër politike dhe të vinë në qeverisje njerëzit e rinj/të reja me formim intelektual e njerëzor modern dhe me prirje, dije, njohuri, vullnet për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë, madje edhe për të drejtuar kombin shqiptarë përmes projektit të qartë politik dhe kombëtar përgjatë këtyre zhvillimeve globale. Shteti shqiptar,vuan nga mungesa e lidershipit shqiptarë, të cilët nuk njihen për nga aferat e tyre të lidhura me botën e krimit , dhe përfshirja në aktivitetet e korrupsionit masivë shtetëror nga zyrtarët e lartë qeveritarë.

-Qytetarët shqiptarë, po thuajse janë ngulfatur, nga të zgjedhurit e tyre, kur pozitat e institucioneve shtetërore po i ushtrojnë jo për interesin e qytetarëve shqiptarë, por për përfitimet e tyre private, duke mos e pasur frikën nga ndëshkimi i sistemit të drejtësisë. Kohët e fundit ka dal në sipërfaqe, afera e ndytë e dyshimeve, që kryeministri në detyrë Rama, ka dhënë para zyrtarit të lartë të FBI në SHBA, për ti bërë favore dhe ngrit reputacionin, e kryeministrit Rama, përmes pagesave të taksapaguesve shqiptarë,apo për ti ndikuar në ndëshkimin e atyre që e kritikojnë apo e kundërshtojnë keqqeverisjen Rama.

Ka shumë raste në vende të botës që jepen parat, ndoshta jo në përputhje me procedurat ligjore të vendit të tyre, që autoritetet e vendit tjetër, të marrin vendim, në të mirë të interesit të përgjithshëm, (rasti i kancelarit Kohl) lidhur me fondin për bashkimin e Gjermanisë ,edhe pse qytetarët e vendit përfitues (gjermanët), të këtyre shërbimeve të paguara, kërkuan llogaridhënie për shkeljen e procedurave ligjore ,edhe pse qëllimi, dhe përfitimet ishin destinim i interesit të përgjithshëm,ndërsa në Shqipëri , aferat kriminale janë të pastërta , kundër interesave shtetërore dhe të qytetarëve të saj ,ndërsa , heshtin partitë politike, shoqëria civile,mediet e prezantojnë rastin sipas agjendave të tyre edhe analistët debatojnë sipas misioneve të tyre, ku të gjitha së bashku, do të duhej të vërshojnë, godinën e qeverisë, dhe të parlamentit ,derisa të rrëzohet qeveria, të ngrisin qeverinë teknike në menaxhimin e situatës duke organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme, në ofrimin e mundësisë të vinë njerëzit e ri, me edukim dhe sjellje korrekte, dhe të mendësisë së lidershipit modern.

Jo partitë politike të deritanishme të shfrytëzojnë skandalin e qeverisjes të aferave kriminale , për të shfajësuar vetën , ku dihet mirëfilli ,se të gjitha partitë politike deri më tani kanë qeverisë përmes aferave dhe skandaleve korruptive e kriminale.

Në Shqipëri, duhet të qeverisin me vendin, njerëzit e ri me duart të pastra, dhe qytetarët shqiptarë duhet të largohen nga klasa e vjetër politike ,përveç tjera, edhe nga shkaku se janë të konsumuar. Ditët në vijim mundë të pritet se do të ketë zhvillime të pa kontrolluara në vendet ballkanike,Shqipëri,Kosovë, Serbi, sepse të gjitha kanë ligjshmëri me raportet ,shqiptaro-serbe ,të nxituara nga një apo disa shkaqe të aferave. Kërkohet rregullim i ri ballkanik por jo pa përplasje dhe konflikete, kjo është agjenda e elitës botërore ,të tjerat janë zhvillime teatrale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".