Me skandalin McGonigal, piramida kriminale e pushtetit të mafiozit Edi Rama po rrënohet, politikisht të izolohet dhe ligjërisht të penalizohet

Me skandalin McGonigal, piramida kriminale e pushtetit të mafiozit Edi Rama po rrënohet, politikisht të izolohet dhe ligjërisht të penalizohet
Me skandalin McGonigal, piramida kriminale e pushtetit të mafiozit Edi Rama po rrënohet, politikisht të izolohet dhe ligjërisht të penalizohet

Gani Qarri

  • 18 February 2023 - 09:20

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fakti që këto ditë edhe vet gazeta "Uashington Examiner" shkruan publikisht se qysh kur, Edi Rama para një dekade, erdhi në krye të Qeverisë në Tiranë, Shqipëria është kthyer në vend të korrupsionit e krimit të organizuar dhe narko shtetin kryesor të Evropës, të futur thellë në lidhje me kartelet e drogës së vendeve në Amerikën latine, si dhe deklarata e zonjës Doris Pack se me skandalin e paprecedent Rama-McGonigal, po dëmton tepër rëndë jo vetëm shqiptarët por edhe të ardhmen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, do duhej të mjaftonte që sjellja oportune e mazhorancës së banalizuar në Parlament të ndryshonte, si dhe të nxiste një popull të tërë, të ngrihej në këmbë e ta nxirrte me shqelma jashtë një narkodiler të tillë, nga ndërtesat qeveritare.

-Populli i keqtrajtuar shqiptar, për tu çliruar përfundimisht nga ky kryebandit politik dhe bandat e tij mafioze, do duhej ti vendoste ultimatum edhe drejtësisë së inkriminuar që pas skandalit me McGonigal, Edvin Kristaq Ramës ti jepte dënimin kapital, për ti shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një satrap i tillë mafioz dhe rrjeti i narkodilerve që e kanë mbërthyer për fyti këtë vend dhe kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Evropës. Deklaratat dashamirëse dhe porositë këshillëdhënëse të një personaliteti kaq të shquar e të mirënjohur ndërkombëtarisht për pozitat e larta udhëheqëse mbarë evropiane, si ish-eurodeputetja Doris Pack, aktualisht presidente nderi e grave të PPE dhe njëherazi presidente e institutit Robert Schuman, mbi skandalin e pashembullt të Edvin Kristaq Ramës me Charles McGonigal, do duhej të pranoheshin me konsideratë të lartë nga shqiptarët, për çlirimin e tyre dhe të Shqipërisë,përfundimisht nga sundimi për më tepër se një dekadë, i bandave mafioze.

Për aq më tepër edhe loja e paturp e mafioze e ikjes së Ramës për mosballafaqim me deputetët dhe bllokun e opozitës në Kuvend, lidhur me skandalin McGoniga, do duhej të marrë fund, ngase kjo është një dëshmi tjetër turpi të pakrahasueshëm, e cila, shihet hapur, se mund të ndodhë vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë. Ky skandal apokaliptik flet hapur se zhytja e thellë e Ramës në një akt kaq të rëndë kriminal është aq e koklavitur, sa që përveçse nuk mundë të justifikohet në asnjë mënyrë politikisht, në një shtet të së drejtës ku vërtetë sundon ligji dhe kushtetuta, pavarësisht pozitës që ka, një rast i tillë, me të dalë në opinion, do fillonte menjëherë të ndiqej edhe penalisht. Por mjerisht, në një Shqipëri të kthyer në Kolumbi evropiane, ku sundojnë bosët e drogës dhe narkomafia, një kryemafioz si Edi Rama, jo vetëm që mund të ik për herë të tretë nga ballafaqimi me deputetët dhe të fshihet e mos paraqitet në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, por edhe të dal publikisht nëpër emisione, për të shitur përrallat e tij mafioze, para kamerave televizive, sikur Shqipëria të sundohej nga bosi i drogës kolumbiane Pablo Eskobar.

Madje edhe pse opozita kërkon pareshtur praninë e tij në Kuvend për të dhënë shpjegime mbi skandalin me Charles McGonigal, agjentin e lartë të FBI-së, i cili ishte korruptuar me miliona euro dhe favore të tjera mafioze e kriminale nga Edi Rama me grupin e tij, deri në atë masë sa që kishin ndikuar për ta luftuar edhe një subjekt politik rival, duke shpallur Nongrata liderin Sali Berisha, në kolumbinë evropiane, alias Shqipëri, sot mund të shohësh e dëgjosh çfarëdo akte kundërligjore, veprime mafioze dhe skandale spiunazhi ndërkombëtar, por vetëm ligj dhe drejtësi nuk do presë as të shohë kush, përderisa krye mafiozi Edvin Kristaq Rama me bandën e narkomafisë të sundojë këtë vend. Prandaj përderisa drejtësia Shqiptare nuk vepron kundër krye dilerit Rama dhe parlamenti është kthyer në institucion tërësisht jo funksional, protestat qytetare të organizuara nga opozita, të cilat dita ditës, vijnë duke u masivizuar, janë mundësia e vetme, për ndjekjen e këtij narko dileri nga pushteti. Kjo për faktin se përveç blerjes me lek nga Edvuin Kristaq Rama & Co të "nongratës", kundër kryetarit të PD-s,Sali Berisha, edhe nga deputet me kredibilitet si dhe biznese të ndryshme janë zhvatur miliona euro, për të mos u futur në listën e zezë të SHBA-ve!?...

Me një fjalë, Rama ka shkaktuar një skandal të pashembullt dhe të përmasave të panjohura ndërkombëtare, deri më tani, jo vetëm në Evropë por edhe në vendet më të përhumbura afrikane dhe ato neolatine, ku fjalën e fundit, njëjtë si në Shqipëri, e kanë bosët e karteleve të drogës dhe rrjeteve të narkomafies. Sado që opozita, ligjërisht ka plotësisht të drejtë, me një sistem (pa)drejtësie si në Shqipëri, më kot këmbëngul që një komision hetimor, ta hetojë këtë mega-skandal dhe të iniciohet në Kuvend mocioni për shkarkimin e kryeministrit mafioz Edvin Kristaq Rama, i cili përveçse shpopulloi Shqipërinë nga shqiptarët, ia qiti faqen e zezë Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptarë në gjithë botën.

Por përkundër fatkeqësisë së rëndë që kryemafiozi Edvin Kristaq Rama me skandalet e tij, po i shkakton mbarë kombit dhe dëmet e pariparueshme që po i bënë, ai të ardhmes së Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, habit shumë jo vetëm heshtja e prokurorisë së shtetit por edhe sjellja e paturp dhe fare e pa dinjitetshme e mazhorancës së stërkequr në parlamentin aq të banalizuar, ku në vijimësi po krijohen skena të llahtarshme, që si i thonë fjalës popullore, "as qeni, më nuk e njeh të zonë", duke ia ulur në zero- vlerën edhe shtetit shqiptar, në sytë e botës mbarë. Kështu që duke komentuar skandalin e Edvin Kristaq Ramës me Charles McGonigal dhe sjelljen vulgare të mazhorancës në Parlament, Doris Pack me të drejtë, ua bëri të ditur shqiptarëve shurdhmemec, se përveç Ramës që do ketë probleme në arenën ndërkombëtare, me Ramën në krye të qeverisë, do të penalizohet rënde edhe Shqipëria dhe as që do të mund të ecë më përpara, drejt rrugës së integrimeve evropiane.

Pra shqiptarët përfundimisht duhet ta kuptojnë se deshën, apo jo, skandali i Ramës me McGonigal nuk është problem, vetëm i Edvin Kristaq Ramës, por për gjithë Shqipërinë, përderisa Rama mbetet në krye të qeverisë, megjithëse njerëzit e Shqipërisë meritojnë një qeveri që e ndihmon popullin për ecje përpara drejt BE-së dhe një të ardhme më të mirë. Ndërsa me një person si Rama në krye të qeverisë, edhe pas këtij skandali me përmasa ndërkombëtare, shqiptarët duhet ta kuptojnë, se kjo nuk është e mundur, gjë që mua si person që e adhurojë Shqipërinë, kjo më acaron shumë dhe ndjejë shumë keqardhje, pse Shqipëria është e kapur kaq keq, nga një person i të vetëm”, ka deklaruar Doris Pack! E nëse skandali Rama përveç tij, vazhdon të injorohet edhe nga mazhoranca, apo amnistohet juridikisht edhe nga drejtësia e kapur shqiptare, rruga me protesta, mbetet zgjidhja e vetme e ndjekjes së një krye mafiozi të tillë i cili edhe në pushtet erdhi me vota të vjedhura, të manipuluara e të kontrabanduara, si dhe të blera me para të pista të narko mafisë dhe krimit të organizuar, përndryshe, për shqiptarët dhe Shqipërinë nuk mund të ketë as të parashihen ditë të mira.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".