Kosova nuk mundë ta pranon ndarjen dhe copëtimin e tretë të trojeve shqiptare të Dardanisë

Kosova nuk mundë ta pranon ndarjen dhe copëtimin e tretë të trojeve shqiptare të Dardanisë
Kosova nuk mundë ta pranon ndarjen dhe copëtimin e tretë të trojeve shqiptare të Dardanisë

Muhamet Kelmendi

  • 22 February 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Është e domosdoshme që plani mos të pranohet nëse ka asociacion në organizim të pushtetit në instancën e dytë me kompetencat e komunave që barten në organet e larta të asociacionit.

Ky është kushti kryesor, krahas garancive se nuk ka republikë të re serbe, përveç të një bashkësie koordinuese, pa pushtet ekzekutiv. E tërë kjo kërkon njohje reciproke dhe garanci nga BE dhe nga SHBA-të.

-Në kuadër të planit franko-gjerman tashmë është përcaktuar baza e dialogimit dhe shumë pak ose fare ka mundësi që të ndryshohet.

Përcaktimi i planit me bazë përfundimtare, me bazën "merre ose leje", tregon se dy rrugë janë në kuadër të marrëveshjes me shtetin kriminal serb. E para, është pranimi i planit në formën e dhënë nga BE dhe SHBA dhe së dyti, refuzimi i planit, e këtej, edhe të pozitës së Kosovës në BE, nëpër organizata të ndryshme dhe në SHBA. Plani i paraqitur i ka disa mungesa të mëdha dhe të rrezikshme për Kosovën.

Këtu mendohet: 1. Organizimi dhe ndërtimin i asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca të gjëra ekzekutive dhe me organizim mbi bazën e shtetit, me organe dhe strukture organizative dy shkallëshe brenda asociacionit. 2. Marrëveshja nuk parasheh njohje de-jure reciproke, por vetëm pranim de-fakto të gjendjes. 3. Republika e Kosovës e humb karakterin e shtetit unitar dy-shkallësh dhe shndërrohet në një shtet me shtet brenda, sikurse është rasti me Bosnje e Hercegovinë. 4. Nuk kemi garanci nga BE dhe SHBA se ky asociacion nuk nënkupton edhe një republikë serbe, që në fakt me asociacion edhe de-jure veç ndërtohet. 5. Asociacioni nuk ka qartësi në shtrirje organizative. Këtu del: a. Organizim horizontal apo

b. Organizim vertikal i asociacionit.

Në rastin e parë, kuptohet se nuk ka organe në të cilat barten kompetencat e komunave, por ato mbesin në komuna me kompetenca dhe me asociacion që bëhet vetëm koordinimi dhe,

Në rastin e dytë, kompetencat e komunave barten në nivel qendror të asociacionit dhe, kështu krijohet baza udhëheqëse politiko-organizative me pushtet ekzekutiv, krijohen organet e shtetit të ri serb.

Në planin aktual, asociacioni ka marrë bazën e shtetit. Çështjet e paraqitura janë të rënda. Asociacioni ka pushtet ekzekutiv dhe organe të shtetit, me kompetenca të gjëra autonome.

Në kuadër të kësaj, Kosova si Republikë dëmtohet dhe de-fakto e humb territorin e vetë shtetëror dhe bëhet tërësisht jo funksionale.

Shteti nuk mundë të funksionoj kur i mungojnë elementet e shtetit. Këtu është fjala: 1. Për territorin e shtetit, sepse me asociacion de-fakto e humb Kosova sovranitetin në territorin e vetë dhe Së dyti, dëmtohen shumë organet e pushtetit shtetëror, sepse organet e humbin autonominë dhe shtrirjen e kompetencave të tyre në Republikë. Nëpërmjet këtij plani të BE-së dhe të SHBA-së Kosovës i bëhet një padrejtësi e madhe. Tri herë brenda dy shekujve, faktori ndërkombëtar e ndanë dhe i copëton territoret shqiptare. Me ndarjen e parë, ne Kongresin e Berlinit, viti 1878, shumë territore shqiptare të aneksuara Serbisë, Malit të Zi e Greqisë u spastruan me dhunë e me terror nga shqiptarët dhe u bënë territore serbe, malazeze e greke.

Me ndarjen e dytë, në Konferencën Ambasadorëve, në Londër, në vitin 1913, u nda Shqipëria në dysh. Territore të mëdha shqiptare si Çamëria e Janina iu aneksuan Greqisë, që edhe u greqizuan me dhunë fashiste. Kosova iu dha Serbisë, me viset shqiptare në Maqedoni etj. Filloj kolonizimi i madh i Kosovës. Serbët e tashëm erdhën si kolon në vitet 1918-1965 në territoret shqiptare. Mbi 1 milionë shqiptar i dëbuan në Turqi. Tash është ndarja e tretë që po bëhet në Bruksel e territorit shqiptar. Thika e ndarjes dhe e copëtimit u fut edhe n trupin e mbetur cung të Kosovës Dardane. Po humb kështu Kosova mbi 17% të territorit të vetë legal. Ajo që është e domosdoshme është përgjigja e Kosovës.

Në kuvendin e Kosovës nga Qeveria, përkatësisht z.Kurti, u tha se plani i BE-së dhe i SHBA-ve është plan i mirë dhe bazik për diskutim.

Me këtë mendohet se plani duhet të pranohet! Është e domosdoshme që plani mos të pranohet nëse ka asociacion në organizim të pushtetit në instancën e dytë me kompetencat e komunave që barten në organet e larta të asociacionit. Ky është kushti kryesor, krahas garancive se nuk ka republikë të re serbe, përveç të një bashkësie koordinuese, pa pushtet ekzekutiv. E tërë kjo kërkon njohje reciproke dhe garanci nga BE dhe nga SHBA-të. Mos aprovimi i këtyre çështjeve kërkon që të hapet kutia e padorës, si dhe të kërkohet korrigjimi i kufijve shqiptar në Ballkan, mbi bazën e popullit dhe të territorit. Nuk mundë të pranohet edhe një ndarja e re, që nënkupton edhe një humbje të madhe të territorit shqiptar. Republika shkatërrohet me këtë plan. Kosova -Dardane humb territor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".