Askush mbi ligjin: Shkelja e Kushtetutës dhe veprat penale nga pozitat e partitive politike të minoriteti serb nuk duhet të tolerohen

Askush mbi ligjin: Shkelja e Kushtetutës dhe veprat penale nga pozitat e partitive politike të  minoriteti serb nuk duhet të tolerohen
Askush mbi ligjin: Shkelja e Kushtetutës dhe veprat penale nga pozitat e partitive politike të  minoriteti serb nuk duhet të tolerohen

Muhamet Kelmendi

  • 28 February 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Tërë veprimtaria e "Listës Srpska ", e deputetëve, ministrave, kryetarëve të komunave etj., duke e konsideruar Kosovën në territor të shtetit serb, është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.Faktet flasin se ka baza të mjaftueshme për ta dënuar krimin e tillë nga deputetët, nga ministrat, nga kryetarët e komunave etj., që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

-Veprimet e shumta qe po i kryen "Lista Srpeska" janë në kundërshtim me normat ligjore në fuqi në Kosovë. Ato po e mbajnë gjendjen alarmante në Kosovë dhe kurdo herë po futen në veprime kriminale me kërkesa të Beogradit.

Vetë "Lista Srpska" si subjekt politik është antikushtetues dhe juridikisht kërkohet të ndalohet veprimtaria, thjeshtë për mos njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kjo është antikushtetuese.

-Nuk është vetëm çështja e dy pozitave në dy shtete, por janë në pytje edhe aktivitetet e këtij subjekti politik, të vetë deputetëve dhe të tjerëve nga minoriteti serb, që rrjedhimisht kryejnë vepra penale.

Po i theksoj disa:

1. Organizimi dhe bllokimi i rrugëve në veriun e Kosovës është bërë nga deputetët, ministrat e zëvendës ministrat serb, që veprojnë nën dirigjimin e Beogradit, kundër shtetit të Kosovës

2. As kund dhe në asnjë komunë që udhëhiqet nga minoriteti serb nuk kemi shenja dhe simbole të Republikës së Kosovës.

3. Mbajtja e pozitave, një në Kosovë dhe një në Serbi, është kundërligjore, pavarësisë dhe shtetësisë.

4. Mos njohja e tërësisë territoriale të Kosovës lidhet me vepër penale nga Kodi Penal, neni 100-122, kundër shtetit dhe të sovranitetit të Republikës.

5. Mos zbatimi i normave ligjore të Kosovës në veri nga minoriteti është vepër tjetër penale e dënueshme.

6. Bartja e informatave nga Kosova në Serbi është veprimtari tradhtare e dënueshme me ligj.

7. Tërë veprimtaria e "Listës Srpska ", e deputetëve, ministrave, kryetarëve të komunave etj., duke e konsideruar Kosovën në territor të shtetit serb, është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Faktet flasin se ka baza të mjaftueshme për ta dënuar krimin e tillë nga deputetët, nga ministrat, nga kryetarët e komunave etj., që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Pse nuk dënohen?

Mendohet se faktori kryesor rrjedh nga ndikimi i faktorit të jashtëm, si mjete që ndalojnë organet e shtetit të Kosovës, për të ndjekur dhe dënuar krimin e tillë.

Këtu është fjala te tolerimi i veprimeve të serbëve nga BE, nga OKB-a, nga shtetet e ndryshme, si dhe frika për kundërveprimet e shtetit serb.

Për këtë shkak po i toleron Kosova veprimet e tilla antiligjore.

Krimi atje në veri po vazhdon të lulëzon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".