Skandali Rama & McGonigal duhet gjykuar në Shqipëri nga një gjyqësor profesional e i pastruar nga lidhjet e fuqishme që mundë të ketë me grupet mafioze të krimit të organizuar

Skandali Rama & McGonigal duhet gjykuar në Shqipëri nga një gjyqësor  profesional  e i pastruar nga lidhjet e fuqishme që mundë të ketë me grupet mafioze të krimit të organizuar
Skandali Rama & McGonigal duhet gjykuar në Shqipëri nga një gjyqësor  profesional  e i pastruar nga lidhjet e fuqishme që mundë të ketë me grupet mafioze të krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 09 March 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fakti se krimet e agjentit të FBI-së Charles McGonigal janë kryer në Tiranë, ndërsa në Amerikë janë vetëm dëshmitarët dhe viktimat, njëra nga gazetat prestigjioze amerikanë si “Boston Herald” kërkon që Gjyqi i McGonigal të zhvillohet në Tiranë dhe në gjykim të përfshihet edhe kryeministri Shqiptar Edi Rama dhe të tjerët.

-Kërkesa për gjykimin e skandalit Rama MCGonigal në Tiranë dëshmon se Edi Rama medoemos, duhet ta paguaj çmimin e rëndë të turpit dhe dëmin e madh që i ka sjell shtetit shqiptar, për përfshirjen në aferën McGonigal. Në fakt Edi Rama, medoemos duhet gjykuar para institucioneve të drejtësisë shqiptare, por kuptohet, vetëm nga profesionist të gjyqësorit të përbashkët amerikano shqiptar, ngase gjyqësori në Shqipëri është i tërësisht kapur nga qeveria! E përderisa vijon me të madhe, jehona e skandalit “McGonigal” në SHBA, Gazeta amerikane “Boston Herald” vazhdon të kërkojë që gjyqi ndaj ish-shefit të kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal, të zhvillohet në Tiranë, pasi që edhe krimet e McGonigal janë kryer në kooketim me Edi Ramën në Tiranë.

Gazetari Peter Lucas shkruan se një gjyq i hapur në Tiranë do t’i lejonte SHBA-së t’i tregonte aleatit të saj të vogël në NATO, dhe pjesës tjetër të botës, se si nuk ka dy sisteme drejtësie në Amerikë apo në Shqipëri por në kuadër të bllokut të Aleancës drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe ajo duhet të zbatohet ndaj secilit kudo e kurdo që abuzohet me ligjet dhe interesat e shtetit, e në veçanti kur janë në pyetje interesat e mëdha, jo vetëm politike por edhe ato strategjike e të sigurisë, sikur që ka të bëjë dosja McGonigal i korruptuar nga sekserët e Edi Ramës dhe oligarkët rus. Sipas gazetës “Boston Herald” : “SHBA duhet të zhvillojë gjyqin kundër ish-agjentit të turpëruar të superzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, në Shqipëri, aty kë është edhe vendi i skandalit dhe skenave të tronditjes, ku janë shpallur persona non grata – bazuar në sanksione jo ekzistente dhe akuza të rreme.

Shqipëria është një vend ku McGonigal u pasurua pa ditur asgjë FBI-ja për sjelljen e tij mashtruese, sjellje që përfshinte çimentimin e një marrëdhënieje sekrete me kryeministrin socialist shqiptar Edi Rama, që përfshijnë pranimin e 225,000 dollarëve cash nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare në lidhje me Ramën. Shpërblimi për shërbimet e supozuara të paligjshme të bëra erdhi nga rusët dhe shqiptarët, pas që McGonigal punoi edhe anën ruse, por përderisa Rama ka pranuar takimet me McGonigal, ai ka penguar përpjekjet për një hetim të brendshëm parlamentar, e me siguri do të bëjë përpjekje për ta pamundësuar edhe hetimin nga gjyqësori shqiptar.

Prandaj kundërshtarët e tij politikë në Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, me të drejtë kanë akuzuar, McGonigal, se ishte paguar për të stigmatizuar dhe shkatërruar kundërshtarin e Ramës, Sali Berisha, një ish-kryeministër, duke rekomanduar që ai të shpallej "non grata" në SHBA dhe njolloset me sanksione për të penguar rikthimin e tij politik. Për më tepër, ishte pikërisht sekretari i Shtetit Antony Blinken, ai i cili në vitin 2021 e shpalli Berishën persona non grata për “akte korruptive”, por të pa specifikuara se kanë ndodhur në kohën kur Berisha ishte në pushtet tetë vjet më parë. Berisha i cili planifikon të sfidojë Ramën në vitin 2025 dhe aktualisht është lideri kryesor politik në Shqipëri, përveç skandalit McGonigal, ai tashmë, po kritikon ashpër edhe praninë e miliarderit George Soros, aktiv prej kohësh në Shqipëri, për të cilin dyshohet se në emër të reformës po përpiqet të bëjë me sistemin shqiptar të drejtësisë penale atë që i ka bërë edhe sistemit të drejtësisë penale në SHBA me veprime mafioze.

Habit shumë fakti se jo vetëm McGonigal por edhe ambasadorja Yuri Kim u përpoq të largonte Berishën nga Partia Demokratike, të cilën ai e themeloi fillimisht pas rënies së komunizmit në 1999,gjë që nuk e ka bërë asnjë ambasadore tjetër, ndërsa Berisha pohon se nëse dikush duhet shpallur persona non grata, ai është George Soros. Yuri KIm duke e orkestruar si favor për Ramën, ajo u përpoq të bënte çdo gjë, që Partia Demokratike, fillimisht ta rrëzonte Berishën si deputet, edhe pse ai ishte i zgjedhur me rregull dhe sikur mos të mjaftonte as kjo, Kim shkoi edhe më larg, duke deklaruar se Uashingtoni do të ndalonte të gjithë dialogun me Partinë Demokratike nëse Berisha rikthehej në krye të saj, gjë që çuditërisht edhe bëri!?.

Berisha ishte dhe është një antikomunist i vendosur, dhe gjithmonë pro-amerikan i vendosur, lideri i parë i Partisë Demokratike, i cili pas përmbysjes së regjimit komunist, shërbeu si president nga vitit 1992 deri në 1997, dhe si kryeministër nga 2005 deri në 2013. Për këtë arsye në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në kuadër të një hetimi që ka filluar Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, që ligjvënësit republikanë thonë se janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve. Në një letër për Drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, Kryetari Komisionit Juridik Jim Jordan, vë në dukje se zoti McGonigal luajti rol të rëndësishëm në fillimin e hetimeve për lidhjet me Rusinë të ish Presidentit Trump. Ata theksojnë se oligarku rus, Oleg Deripaska, për të cilin zoti McGonigal, punoi pas largimit nga FBI-ja, kishte punuar me ish agjentin e shërbimeve britanike të zbulimit, Christopher Steele, dosja e diskredituar e të cilit ndaj zotit Trump, sipas letrës, luajti rol qendror në fillimin e hetimeve.

Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i ka kërkuar me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, zotit Wray informacione të mëtejshme lidhur me aktivitetet e zotit McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, për lidhjet me oligarkun rus dhe ajo e Uashingtonit, për lidhjet me Shqipërinë. Zoti Durbin thotë se akuzat për shkeljet e zotit McGonigal janë shumë shqetësuese dhe ai kërkon informacion mes të tjerash mbi rolin e zotit McGonigal në hetimet për lidhjet ruse të zotit Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".