Plani i BE-së dhe SHBA-ve, i njohur si plani franko-gjerman, është në pikëpyetje për t'u nënshkruar

Plani i BE-së dhe SHBA-ve, i njohur si plani franko-gjerman, është në pikëpyetje për t'u nënshkruar
Plani i BE-së dhe SHBA-ve, i njohur si plani franko-gjerman, është në pikëpyetje për t'u nënshkruar

Muhamet Kelmendi

  • 09 March 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështjet e karakterit të brendshëm, si Asociacioni dhe statusi i kishës serbe, e zhbëjnë shtetësinë në aspektin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit. Ndërsa, në fushën e jashtme, mos siguria në njohjen e 5-se së shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës dhe mos siguria për anëtarësim në OKB e bëjnë planin shumë të dëmshëm për shtetin e Kosovës. Natyrisht se çështjet e tilla varen shumë nga marrëveshjet që do të bëhen për realizimin e planit të BE-së dhe të SHBA-ve.

-Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë me planin e BE-së dhe të SHBA-ve duket se nuk ka marrë kahen e duhur.

Plani nuk përmban njohjen reciproke. Me plan kërkohet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura midis Kosovës dhe Serbisë. Këtu nënkuptohet edhe Asociacioni që është realizuar dhe votuar nga opozita e tashme në vitin 2013 kur ishin në pushtet. Natyrisht se opozita për nga pozita që ka është kritike dhe bënë politikë populliste, sepse i duhet për vota.

Plani nuk është për vota të qytetarëve. Ai nuk është bërë as marrëveshje. Nuk ka nënshkrime të vendosura. Ka mbetur pezull. Megjithatë, Kosova ka nevojë për një unitet politik tash kundruall planit.Plani ka nene të shumta që janë të dëmshme për Kosovën.

Disa janë shumë me rëndësi:

1. Asociacioni,

2. Njohja e shtetit të Kosovës edhe nga 5-a e BE-së që nuk e ka njohur ende

3. Anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar , e sidomos në OKB, që është e karakterit të veçantë për shtetin.

4. Mos njohja reciproke dhe

5. Statusi i veçantë i kishës ortodokse serbe.

Në fakt këto çështje janë vitale për ekzistencën e shtetit të Kosovës. Çështjet e karakterit të brendshëm, si Asociacioni dhe statusi i kishës serbe, e zhbëjnë shtetësinë në aspektin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit.

Ndërsa, në fushën e jashtme, mos siguria në njohjen e 5-se së shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës dhe mos siguria për anëtarësim në OKB e bëjnë planin shumë të dëmshëm për shtetin e Kosovës. Natyrisht se çështjet e tilla varen shumë nga marrëveshjet që do të bëhen për realizimin e planit të BE-së dhe të SHBA-ve. Përkundër kësaj, plani i BE-së dhe i SHBA-ve, i njohur si plani franko-gjerman, është në rrezik.

Kjo për faktin se është çështja e pranimit dhe e nënshkrimit të planit nga Kosova dhe nga Serbia. Krimineli Vuçiq e ka kundërshtuar piken e 4 -të të planit, përkatësisht atë që përcakton anëtarësimin e Kosovës në subjektet ndërkombëtare dhe në OKB. Si do të gjendet zgjidhja nuk dihet!

Flitet për një kompromis të rrezikshëm që BE do t'ia bëjë Serbisë. Fjala është këtu për pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të përhershme në KS të OKB-së që Kosova të anëtarësohet në OKB. Kjo është e pa arritshme. Kina dhe Rusia kurrë kështu nuk pajtohen. Këtë duhet refuzuar kategorikisht Kosova dhe me një klauzolë të tillë mos të nënshkruan planin e BE-se dhe të SHBA-ve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".