Çka pas 18 marsi në Ohër, paqe apo luftë në Ballkanin Perëndimor?

Çka pas 18 marsi në  Ohër, paqe apo luftë në Ballkanin Perëndimor?
Çka pas 18 marsi në  Ohër, paqe apo luftë në Ballkanin Perëndimor?

Agim Bajrami

  • 13 March 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Plani evropian dhe heshtja e politikës së Serbisë, për marrëveshjen bazë, të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën paraqet një pikëpyetje të madhe.Këto ditë në Serbi , politikë bërësit serbë thuajse janë të heshtur, përveç kur presidenti serb pas kthimit nga Brukseli dha deklaratën për publikun serb, se siç thoshte , ne nuk kemi nënshkruar asgjë në Bruksel, dhe plani evropian është dokumenti për të cilin jemi akorduar për të vazhduar negociatat , por nuk do të pranojmë kurrë që nenin 4 i këtij planin ,Kosova të jetë anëtare e organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo organizatave tjera ndërkombëtare ,dhe se siç deklarojnë në përgjithësi ,e gjithë elita politike,intelektuale serbe,se nuk do të pranojmë kurrë siç thonë ata ,të ashtuquajtur, " shtetin e rremë të Kosovës”.

-Tani më me 18 mars është caktuar se do të vazhdojnë bisedat në Ohër, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e ndërmjetësuesve evropian, dhe të përkrahur nga SHBA ,ku në Ohër të diskutohej për 'udhëzimin e planit zbatues' , të marrëveshjes bazë të akorduara, në Bruksel, nga palët ;Kosova dhe Serbia, por jo edhe e nënshkruar.

Në Ohër nga palët biseduese, pritet të arrihet ;

- Nënshkrimi i akorduar i marrëveshjes bazë, sipas propozimit të planit evropian, më herët i quajtur propozimi franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë;

- Nga takimi i Ohrit, synohej nga BE-ja dhe SHBA-ja , të arrihej pajtimi i udhëzimit zbatues i marrëveshjes bazë,i formuluar nga 11 nene;

Serbia ,përpiqet përmes manovrimeve të saja taktike,diplomatike e politike e ligjore,e duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme diplomatike e të tjera , që mos të arrihet zbatueshmëria e marrëveshjes, por të përdorën të gjitha rrethanat që Kosova të fajësohej për dështimin e mundshëm të arritjes së marrëveshjes, pasi Serbia e konsideron se në këtë kohë dhe në këto rrethana politike-diplomatike dhe të zhvillimeve të luftës në Ukrainë, janë të pa favorshme për interesat e Serbisë,dhe shtyrja për më vonë e bisedave për ndonjë marrëveshje eventuale me Kosovën ,si dhe definimit i rolit të Rusisë me luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e përgjithshme ndërkombëtare ,do të është më e qartë dhe favorizuese për interesat e Serbisë.

Edhe vetë strategjia e vizionit të botës serbe , për pozicionin e Serbisë në zhvillimet e tanishme ndërkombëtare, për definimin e rendit të ri ndërkombëtar ,është besueshmëria tjetër serbe ,se Serbia dhe politikë bërësit e saj nuk janë të gatshëm të arrijnë kurrfarë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila marrëveshje do të forconte paqen dhe sigurinë rajonale dhe evropiane ,për çka është interesi i shtuar dhe këmbëngulës i BE-së dhe SHBA-ve,ndërsa interesi i Rusisë ,është të përhapet përmes Serbisë ,"ukrainizimi i rajonit të Ballkanit" ku do të rrezikoheshin interesat e aleancës perëndimore.

Dhe është shumë pak e pritshme ,se do të ketë ndonjë rezultat nga takimi i palëve që do të mbahej në Ohër më 18 Mars,ngase këtë nuk e konsideron Serbia,interes të saj ,por as Rusia. Rusia zyrtare,këto ditë deklaroj, përmes zëdhënëses së saj të qeverisë ruse,se në Ohër nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje ndërmjet palëve ,dhe se ajo do të dështojë,siq ka dështuar marrëveshja e Minskit me Ukrainën,duke e fajësuar aleancën perëndimore,sipas Moskës zyrtare të Putinit ,për luftën në Ukrainë. Dhe nga supozimi,se më 18 mars në Ohër ,nuk ka ndonjë përparim, për zbatimin e marrëveshjes bazë të akorduar nga palët , dhe nuk ka nënshkrim të marrëveshjes bazë, dhe as të planit implementues,sipas udhëzimit të saktë kohor për zbatim, dhe çka do të supozohej të ndodh më pastaj;

- Do të rrezikohej paqja dhe siguria ballkanike;

- Dhe kush do të fajësohet për këtë;

- Nga prilli apo maji kur Kosova do ti shpall mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit do të bëhej ,shkas i fillimit të kundërshtimeve të dhunshme të serbëve lokal nda forcave të rendit kushtetues të Kosovës,ku konflikti mund të përhapej , dhe për të vazhduar në Bosnje e rajonin në përgjithësi dhe më gjerë. Dhe nga e tërë rrjedhja e ngjarjeve të supozuara, çka pas 18 marsi në Ohër,paqe apo Luftë në Kosovë dhe rajonin si tërësi!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".