Dëshira e fortë e Vuçiqit dhe opozitës Kosovare për ta dështuar Kryeministrin Kurti është kafshatë që nuk përpihet

Dëshira e fortë e Vuçiqit dhe opozitës Kosovare për ta dështuar Kryeministrin Kurti është kafshatë që nuk përpihet
Dëshira e fortë e Vuçiqit dhe opozitës Kosovare për ta dështuar Kryeministrin Kurti është kafshatë që nuk përpihet

Dr. Hysni Aliu

  • 25 March 2023 - 09:06

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Është shumë interesante sjellja e opozitës Kosovare, sjellje që shkon saktësisht në favor të Vuçiqit. Gjersa në kohën kur negocioiheshin modalitetet e marrëveshjes me Serbinë, kjo opozitë heshtte, përjashto këtu z. Haradinajn, duke e dobësuar kështu pozitën negociuese të Kurtit, tani kur marrëveshja është bërë në Ohër, kjo opozitë e kritikon Kurtin për këtë gjë, në mënyrë që ta pengojnë implementimin e kësaj marrëveshje, gjë e cila i shkon për shtati pikërisht Serbisë, sepse mos implementimi i saj do pengonte integrimin e Kosovës në BE, ofrimin e statusit të kandidatit për BE-në, pranimin në KE dhe çka është edhe më e rëndësishmja fillimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe paraprakisht pranimi nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet deri më tani.

-Sa i përket mendimit tim për marrëveshjen Ohrit do shkruaj me gjerësisht një herë tjetër, por parashikimi dhe sugjerimi im që Kosova duhet të hyn në negocim të drejtpërdrejtë me BE- në për marrëveshjen dhe proceset integruese euroatlantike është realizuar. Ky ishte edhe qëllimi i BE-së edhe i SHBA-së, por edhe i qeverisë Kurti.

Kam thënë që marrëveshje të drejtpërdrejtë Kosovë Serbi nuk mundë të ketë, ashtu siç nuk ka pasur në Rambuje, e as në Vjenë apo në fazat e tjera ku Kosova do dilte fituese. Çdo marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë ka qenë gjymtuese për Kosovë, andaj janë nënshkruar nga ata, direkt apo indirekt. Natyrisht edhe në ato marrëveshje ka pasur aspekte pozitive që i kanë hapur një rrugë Kosovës por i kanë hapur dhjetë rrugë Serbisë. Tani ajo kohë ka kaluar.

Ashtu sikurse marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë që fatmirësisht kishte një pjesë të mirë, ku Kosova nxori njohjen nga Izraeli, edhe kjo marrëveshje nxori dy gjëra: e para zbehjen apo pothuajse zhdukjen e argumenteve të vendeve mos njohëse në BE dhe më gjërë në botë për kundërshtimin e integrimit të Kosovës në BE dhe NATO e organizata tjera ndërkombëtare, dhe e dyta, ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të Serbisë me zbatimin e njohjes de fakto të shtetit të Kosovës dhe mos pengimin e proceseve integruese nëpërmes lobimeve të tyre, ndërlidhje kjo që u bë nëpërmes kapitullit 35 për negociata Serbi BE.

Pra, me këtë marrëveshje planet gjeostrategjike të perëndimit për Ballkanin Perëndimore kanë marr rrugën e vetë edhe ligjore, ndërsa Kosova edhe njëherë ka marr obligimet, realizimi i të cilave do e qojnë përpara integrimin e saj euroatlantik.

Marrëveshja e fundit në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, fatmirësisht nuk i përmbushi as shpresat e Serbisë pore as shpresat e opozitës së Kosovës( përjashto këtu pjesërisht AAK-në, tek e cila kryetari i partisë Ramush Haradinaj pati një qasje konstruktive.

Po them kështu, sepse edhe Serbia e Vuçiqit, edhe opozita e Kosovës, kishin shpresa të kota pothuajse iluzioniste, që. Z. Albin Kurti me "kokëfortësinë e tij të çmendur" do të refuzonte çdo gjë e si rrjedhojë Vuçiq do festonte në Beograd për fitoren 10:0 ndaj Kosovës siç bënte Daçiq dikur kur fitonte në vitin 2013 e 2015 në ballafaqim me ish negociuesit Kosovare të asaj kohe.

Dëshira e fortë e Vuçiqit dhe opozitës Kosovare për ta dështuar kryeministrin Kurti, ishte një kafshatë që s’përpihet, andaj ju dështoj.

Kryeministri Kurti, tregoj edhe njëherë që është një negociator i mrekullueshëm, ashtu siç pat thënë madje edhe kundërshtari i tij i përbetuar Z. Grenell.

Këtyre dy palëve, pra Vuçiq, opozitës ju thye shpresa që me dështimin e marrëveshjes së Ohrit, z. Albin Kurti, do shpallej fajtor nga BE dhe SHBA, e si rrjedhojë do të binte nga pushteti, në mënyrë që ti lëshonte vendin Opozitës së Kosovës për të vazhduar hajninë dhe Vuçiqit do i jepte mundësinë për ti shantazhuar me dosjet e tyre ashtu siç ka bërë deri më tani.

Është shumë interesante sjellja e opozitës Kosovare, sjellje që shkon saktësisht në favor të Vuçiqit.

Gjersa në kohën kur negocioiheshin modalitetet e marrëveshjes me Serbinë, kjo opozitë heshtte, përjashto këtu z. Haradinajn, duke e dobësuar kështu pozitën negociuese të Kurtit, tani kur marrëveshja është bërë në Ohër, kjo opozitë e kritikon Kurtin për këtë gjë, në mënyrë që ta pengojnë implementimin e kësaj marrëveshje, gjë e cila i shkon për shtati pikërisht Serbisë, sepse mos implementimi i saj do pengonte integrimin e Kosovës në BE, ofrimin e statusit të kandidatit për BE-në, pranimin në KE dhe çka është edhe më e rëndësishmja fillimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe paraprakisht pranimi nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet deri më tani.

Kurtin, tani po e kritikojnë për opozitarizëm të fortë, për kundërshtimin e marrëveshjeve të Rambujesë, planit të Ahtisarit, demarkacionit e planeve për copëtimin e Kosovës, duke harruar disa gjera:

E para, që Kurti ka bërë një opozitarizëm që pikërisht ka ngritur pozitën negociuese të Kosovës dhe qeverisë së atëhershme në raport me Serbinë dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, sepse ish negociatorët kanë pas mundësi të theksojnë që ja çfarë rezistence kemi në Kosovë andaj s’mundemi të lëshojmë pe më tepër, dhe e Dyta, z. Kurti me VV- në ( një kohë edhe me AAK-në) kanë kundërshtuar veprime që me dy këmbët de fakto e de jure kanë shkelur kushtetutën e Kosovës, siç ishin marrëveshjet 2013/2015, marrëveshjet për demarkacion me Malin e Zi, pastaj miratimi me dhunë e detyrim i Gjykatës Speciale etj etj. Dhe e treta, Kurti, me largpamësinë ti ka arritur që ti deklasoj të gjitha prapaskenat e marrëveshjeve me Serbinë duke parashikuar saktësisht atë që do të i ndodhë Kosovës pas 5 apo 10 viteve.

Zaten kjo e ka ndihmuar atë që të fiton besimin tek populli, sepse atë që e ka thënë ka dalë, herët apo vonë. Njerëzit ju besojnë fakteve, edhe mashtrimit i besojnë, por ai besim që bazohet në mashtrim është i përkohshëm, faktet përmbysin çdo gjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".