Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pengesë e funksionimit të shtetit ligjor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pengesë e funksionimit të shtetit ligjor
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pengesë e funksionimit të shtetit ligjor

Agim Bajrami

  • 29 March 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Kjo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në shërbim të interesave të krimit politik e kundër interesave të përgjithshme të qytetarëve , dhe të vet shtetit të Kosovës. Përmes përbërjes së kësaj gjykate ,nga gjyqtarët e lidhur me krimin politik partiak, dhe me një staf tërësisht të punësuar nga politika e të pa merita profesionale,dhe nga jo profesionalizmi i saj ,Kosova nuk do të ketë asnjëherë, sundim të ligjit dhe shtet të së drejtë, e demokraci funksionale.

-Gjykata Kushtetuese e Kosovës,është bërë pengesë e çdo iniciative qeveritare për ti ndjekur politikat reformuese në institucionet shtetërore të Kosovës, dhe vetë sistemin gjyqësor, me qëllimin e vetëm, që në strukturat shtetërore të largohen të gjithë ata apo ato ,që ndërlidhen me krimin e organizuar politik ,dhe të cilët nuk kanë treguar merita të profesionalizmit të tyre. Dhe kur ligji i shërbyesve publik u miratua nga Kuvendi i Kosovës i cili parashihte depolitizimin dhe dekriminalizimin e administratës dhe institucioneve shtetërore ,partitë politike, të frikësuara se po rrezikohen interesat e tyre politike e anti ligjore nëpër institucionet shtetërore nga mundësia e largimit të te punësuarve të tyre mbi bazat e lidhjeve politike,familjare e të grupeve të interesave ,e vënë në lëvizje segmentin e tyre kushtetuese, për të bllokuar fuqizimin e ligjit mbi shërbyesit publik , pa asnjë arsye të mirëfilltë të interesit të përgjithshëm apo bazë ligjore,ndërsa fuqizimi i ligjit të pagave nuk u pengua, ku në esencë, ligji i pagave nuk do të mund të implementohej pa ligjin e shërbyesve publik pasi të dy ligjet janë në ndërlidhshmerinë e veprimit të ndërsjellët, dhe ose do të duhej të shfuqizohen te dy ligjet ose asnjëri.

Gjykata kushtetuese e Kosovës, paguhet nga taksa paguesit kosovarë, a në anën tjetër duke shkelur mandatin e saj ligjor, u shërben interesave të politikës grupore në kundërshtim me ligjin kompetent të mandatit të saj ,dhe si rrjedhojë ,në dëm të interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe të funksionimit të sistemit ligjor e kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në këtë gjykatë partiake kushtetuese, nuk ka shans që drejtpërdrejt apo indirekt , të mos jenë të lidhura me grupet kriminale e partiake, dhe të përzgjidhen ,gjyqtar apo staf i saj. Shiko se çfarë vendimesh merr kjo gjykatë ,si në të kaluarën dhe tani,në shërbim të grupeve të interesit kundërligjor . Asnjë vendim i gjykatës kushtetuese të Kosovës, nuk mbështetet në fakte e bazuar në argumente ligjore për çështjet të cilat i trajton , por e njëjta gjykatë përdor 'kopi peis' historiate të rasteve tjera te shteteve të ndryshme , duke u thirr në një analogji apo rast tjetër , kinse të ngjashëm të ndonjë gjykate kushtetuese evropiane , apo madje shkon edhe më larg, merr shembullin e ndonjë vendi aziatik, për tu përpjekur ti arsyetoj, vendimet e saja absurde, të pa ligjshme, dhe krejtësisht jo profesionale,dhe e cila nuk mund ti vërtetoj vendimet e saja, me asnjë argument të provuar ligjërisht.

E njëjta gjykatë, e ka prish dhe shkatërruar sistemin zgjedhor në Kosovë, duke e ç’akorduar me vendimet e saja sistemin zgjedhor të Kosovës , për te legalizuar koalicionet partiake, e të shpallura si të bazuara në ligjet kompetente, si fitore e grupit politik, të cilës u shërbente dhe ju shërben. Kështu kjo gjykatë, po vepron edhe sot, për të paralizuar e sabotuar, funksionimin e sistemit kushtetues të Kosovës ,nga qëllimi i vetëm ,se duke shpikur pengesa ligjore ,të bënë të pamundur funksionimin e shtetit të Kosovës, dhe luftimin e krimit të organizuar politik, brenda strukturave të pushtetit shtetëror .

Kjo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në shërbim të interesave të krimit politik e kundër interesave të përgjithshme të qytetarëve , dhe të vet shtetit të Kosovës. Përmes përbërjes së kësaj gjykate ,nga gjyqtarët e lidhur me krimin politik partiak, dhe me një staf tërësisht të punësuar nga politika e të pa merita profesionale,dhe nga jo profesionalizmi i saj ,Kosova nuk do të ketë asnjëherë, sundim të ligjit dhe shtet të së drejtë, e demokraci funksionale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".