Kriminelët e luftës Vuçiq-Daçiq angazhohen për ripushtimin ose ndarjen dhe copëtimin e Kosovës

Kriminelët e luftës Vuçiq-Daçiq angazhohen për ripushtimin ose ndarjen dhe copëtimin e Kosovës
Kriminelët e luftës Vuçiq-Daçiq angazhohen për ripushtimin ose ndarjen dhe copëtimin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 10 April 2023 - 23:05

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

 

Në kuadër të veprimeve  neoshovenite serbe janë  pa dyshim edhe angazhimet fundit të kriminelëve të luftës Vuçiq e Daçiq. Daçiq po punon ende për  zhbërjen e njohjeve dhe të mos njohës së   Republikës së Kosovës. Ndërsa, krimineli tjetër Vuçiq, takohet me Listën Serbe dhe jep deklarata ultra nacionaliste nëpër tv-të. Plani i shtetit serb është shkëputja e pjesës veriore nga Kosova dhe aneksimi nga Serbia. Krimineli i luftës Aleksandër  Vucic ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksimin e veriut. Krimineli i luftës Vuçiq deklaron: " Ne do të zbatojmë disa pjesë të marrëveshjes, ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoi". Nga kjo deklarate del pikësynimi i Serbisë për të ndarë ose ripushtuar Kosovën. Në veprim janë disa qëllime: 1 Dështimin e zgjedhje e në veri të Kosovës, 2. Përgatitjen e masave për  ndarjen e kësaj pjese nga Kosova ose 3. Organizimin me presion kriminal  në  veri të Kosovës të një shtet serb të ri dhe 4. Vazhdimin e politikës ultranacionaliste serbe mbi popujt dhe territoret jo serbe në Ballkan. Me idenë se " bota serbe" duhet të bashkohet, po veprohet në veprime kriminale të armatosura dhe me politikë nacionalfashiste. Pa këto dy masa nuk mund të realizohen pikësynimet territoriale mbi Kosovën dhe më gjërë. Kësisoj mund të priten përsëri bllokime të rrugëve, sulme kriminale me armë ndaj forcave të rendit dhe aksione tjera kriminale dhe terroriste të armatosura, me qëllim që në këtë anë të Kosovës të krijohet një gjendje lufte, mos edhe luftë . Nga shteti kriminal serb mund të pritet çdo veprim terrorist. Sidomos tash kur nga BE dhe nga Uashingtoni e ka një përkrahje mjafte domethënëse. Përdhelja e Beogradit nga UE dhe Uashingtoni i ka dhënë kurajë dhe force shtetit serb. Kjo, shihet nga veprimet kriminale në veri të Republikës dhe nga deklaratat e kriminelit Vucic e Dacic që nuk komentohen në Bruksel dhe në Uashington. Askund në botë nuk tolerohen aksione të tilla kriminale dhe terroriste si në Kosovë që po kryhen nga kriminelët serb të udhëhequra nga Beogradi. Sulmohen organet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar heshte! Bllokohen rrugët dhe përsëri heshtë Brukseli dhe Uashingtoni! Vriten policët e Republikës nga shteti serb dhe nuk akuzohet shteti serb! Dërgohen nga Beogradi banda të Vrangelit në veri të Kosovës dhe prapë nga BE dhe nga Uashingtoni nuk akuzohet shteti serb! Në gjuhën e Brukseli barazohet rendi kushtetues i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe! Lejohen lloj- lloj deklaratash  nga kreu neofashist serbe dhe nuk gjykohen. Kjo nuk i zgjidhë problemet me shtetin neofashist serb. Kështu thellohen konfliktet dhe priten aksione edhe më të renda. Këtë duhet ta ndalin BE dhe SHBA-të. Dikur mund të bëhet vonë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".