Lexoni edhe:
Zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen sipas ligjit në Veri të Kosovës, nuk duhet të shtyhen
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tash është koha që më në fund të bindet edhe faktori ndërkombëtar ndërmjetësues në këtë proces, se zgjidhja e vetme për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe ndryshuar sjelljet e presidentit serb Vuçiqi është masa e ndëshkimit përmes izolimit dhe jo siç kanë vepruar deri më tani duke e toleruar, llastuar e privilegjuar, duke e harruar qëllimisht rolin e tij në kohën e Millosheviqit dhe pasojat që politika e asaj kohe ka shkaktuar.
-Ndërkombëtarët që po i ndërmjetësojnë këto dy shtete për ti arritur qëllimet e pajtimit, e që kanë investuar në Serbi para të mëdha, ata e kanë mundësin që të ndikojnë edhe në mënyra tjera rrënjësisht në politikat serbe, prandaj ata i kanë politikat e përpunuara që do të ndikojnë për qëllimet e tyre, për tu arritur finalja dhe suksesi për të cilin e kanë planifikua, e ajo është njohjet reciproke në variante të ndryshme, e sikur që tani është plani franko gjerman, e që për politikanët dot thotë një taktikë të cilën ata e njohin, si mundësin e jetësimit të asaj marrëveshje që s’do shumë komente. Nëse politikat e tanishme ndaj Serbisë do të tregohen jo efikase, ndërkombëtaret e kanë metodën tjetër të sanksionimit të Serbisë, e që me këtë metodë më të ashpër gjithsesi se do ti’a arrijnë qëllimit, ja që tani edhe popullata është duke e vërejë këtë taktik të perëndimit dhe tani ditë e përditë është duke e humbur presidenti serb Vuçiq besimin e rrejshëm tek shumica në serbi, dhe prandaj akoma po i përdorë si monedhë të artë dhe votat rezerve serbët e Kosovës për ta ruajtur pozitën në pushtet dhe rolin në rrafshin politik e diplomatik ndërkombëtar.
Serbët e Kosovës janë pjesërisht të përçarë dhe të mashtruar nga presidenti Vuçiqi dhe këtë e kanë dëshmuar edhe duke protestuar muajt e kaluar, për faktin se e kanë zbuluar ashiqare që Vuçiq shikon interesat e tij në lidhje kriminale me nëntokën e krimit të organizuar. Ndryshe edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq ka deklaruar se Gjithçka që Vuçiq dhe Lista Serbe në Kosovë duan ta bëjnë, e bëjnë përmes mafies dhe Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij prandaj Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, po përpiqet të ruajë rëndësinë dhe rolin e tij në nivel ndërkombëtar përmes çështjes së Kosovës. Rada Trajkoviq është kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeveria e Kosovës z. Nenad Rashiq, që të dy të angazhuar pas bojkotit të Listës serbe.
“Lista serbe, e cila tashmë është plotësisht e dukshme, nuk është e interesuar për jetën dhe interesat e njerëzve të zakonshëm, por është vetëm një instrument i Vuçiqit në përpjekjen e tij për të ruajtur rëndësinë dhe rolin e tij në nivel ndërkombëtar përmes çështjes së Kosovës. Këtë e shohim më së shumti në çështjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në veri. Sepse, kujtoni se si Lista Serbe u shfaq papritur për të marrë mandatet në Kuvendin e Kosovës – gjoja për të penguar ‘njerëzit e Kurtit’ që t’i marrin ato. Dhe tani komunat dhe postet e kryetarit po dorëzohen pa rezistencë, me deklaratën e sotme të Vuçiqit se Kurti do të jetë kryetar i serbëve në veri”, tha Trajkoviq. Sipas saj, Lista Serbe thjesht nuk janë të interesuar për funksionalitetin e komunave serbe.
“Gjithçka që duhet bërë dhe zbatuar në nivel lokal, e bëjnë përmes mafies dhe sistemit paralel të mbajtur dhe kontrolluar nga Milan Radoiçiq. Ata janë të interesuar vetëm për pushtet në nivelin qendror të Kosovës, ku mund të arrihet ndonjë përfitim më i madh politik apo ekonomik – veçanërisht për regjimin e Vuçiqit dhe njerëzit e afërt me të. Në këtë mënyrë, ata e shohin edhe projektin ZSO – jo si një bashkësi komunash funksionale që do të kujdesen për interesat e qytetarëve – por si një ent juridik ndërkombëtar të legalizuar që do t’i lejojë ata të sillen siç janë bërë deri më sot – pa rregullat dhe përgjegjësia para ligjit” përfundon ajo. Kundër politikës që po udhëheq Vuçiq, duke manipuluar dhe mbajtur nën kontroll serbët e Kosovës është deklaruar edhe analisti Ognjen Petrovic i cili ka thënë se Vuçiq po sillet sikur s’ka ndodhur marrëveshja në Bruksel e Ohër, duke i kundërshtuar dhe refuzuar zbatimin e tyre, e duke manipuluar qytetarët serb të Kosovës me të cilët zhvilloi ditë më parë edhe një takim në qytetin e Rashkës.
Ai tha se epilogu i takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë, do të dihet vetëm në periudhën e ardhshme sepse e gjithë biseda u zhvillua me atë ton, sikur në të vërtetë asgjë të mos kishte ndodhur në Bruksel dhe në Ohër, sikur asgjë të mos pranohej atje dhe sikur asnjë nga ato gjëra të mos kishte lidhje me çështjen e propozimit evropian. Ai ka shprehur frikën se nën ndikimin e presidentit Vuçiq përsëri po i rikthehemi situatës së vitit të kaluar në nëntor dhe dhjetor, e cila reflektoi me tensione në tavolinë dhe zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat u desh të shtyhen për shkak të situatës së tensionuar dhe pasigurisë. Është koha që më në fund të bindet edhe faktori ndërkombëtar ndërmjetësues në këtë proces, se zgjidhja e vetme për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe ndryshuar sjelljet e presidentit serb Vuçiqi është masa e ndëshkimit përmes izolimit dhe jo siç kanë vepruar deri më tani duke e toleruar, llastuar e privilegjuar, duke e harruar qëllimisht rolin e tij në kohën e Millosheviqit dhe pasojat që politika e asaj kohe ka shkaktuar.
Tash është koha që të shfrytëzohet edhe situata e përgjithshme e sigurisë, e sidomos e afërsisë së Serbisë me Rusinë, që e tërë bota demokratike tani janë të bashkuara në përkrahje të Ukrainës, dhe kjo botë e demokratizuar tani e ka shansin të veproj në mënyrë më të ashpër dhe serioze pa e ledhatuar Serbinë, dhe nëse është nevoja edhe ta sanksionoj këtë shtet i cili nga vitet e 1990 është shteti që botës i ka shkaktuar vetëm konflikte dhe lufta aktive, dhe ky është shteti i cili e shpartalloj Jugosllavinë si të vetmin qëllim që e kishte serbizimin e sajë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".