Pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht të regjistrohet popullsia lokale, për tu identifikuar dhe ndjekur jashtë Kosovës kolonizatorët që ju prijnë bandave kriminale

Pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht të regjistrohet popullsia lokale, për tu identifikuar dhe ndjekur jashtë Kosovës kolonizatorët që ju prijnë bandave kriminale
Pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht të regjistrohet popullsia lokale, për tu identifikuar dhe ndjekur jashtë Kosovës kolonizatorët që ju prijnë bandave kriminale

Gani Qarri

  • 28 April 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pas mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në veri të Kosovës, hapi tjetër urgjent që duhet ndërmarrë medoemos Qeveria e Kosovës, është regjistrimi i popullsisë për të parë se sa pjesëtarë vendor të pakicës serbe, realisht jetojnë në veri të Kosovës, kurse serbët e sjellë si kolonizator nga Bosnja dhe Kroacia të cilët mund të kenë kryer edhe krime lufte në vendet e tyre, duhet të dëbohen menjëherë nga vendi ynë, sepse si banor jo rezident të vendit tonë, janë mercenarët më Besnik të kriminelit Milan Radojçiq dhe iniciator e kryes të të gjitha veprave kriminale dhe antiligjore në veri të Kosovës. Dhe vetëm pastaj mund të fillojnë konsultimet për projektimin e një forme kushtetuese të vetmenaxhimit të komunitetit të pakicës serbe në vendin tonë.

-Siç shihet krimineli Vuçiq edhe ashtu ndjehet gjithnjë e më i pasigurt në manipulimet e tij kriminalo politike, madje edhe mbështetja të cilën perëndimi i ka dhënë Qeverisë së Kosovës, për të krijuar një model të asociacionit pa kompetenca ekzekutive, që mund të rrezikonte sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës, tani është preteksti kryesor që Vuçiq po tenton ta vë në pikëpyetje, gjithë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke insistuar në modelin e asociacionit të nënshkruar në vitit 2013 dhe 2015, nga renegatët Thaçi & Mustafa.

Por siç dihet publikisht në vend nga opinionin vendor dhe vet faktori ndërkombëtar, qeveria Kurti, formën antikushtetuese të modeleve Thaçi & Mustafa, e ka kundërshtuar me kohë dhe e vlerëson edhe sot, si storje të abroguar nga Kushtetuta për të cilën nuk ka vend as hapësirë ligjore për të diskutuar fare! Për aq më tepër, edhe vetë Kryetarja serbe e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Bisreko, ka thënë se me afrimin e afatit për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit edhe retorika e presidentit të Serbisë po bëhet gjithnjë e më radikale. Madje ajo ka komentuar vet paraqitjet e fundit publike, ku dominuan dhe ranë në sy më shumë se më parë ofendimet e drejtuara ndaj Bashkimit Evropian, QUINT-it dhe bashkësisë ndërkombëtar në përgjithësi të Vuçiqit. Krimineli Vuçiq nuk ngurroi që t’i thërriste edhe pjesëtarët e pakicës serbe që të mos votonin, me arsyetimin se nuk është formuar Asociacioni dhe Qeveria e Kosovës, do t’i “marrë” ato komuna dhe bëhet i panevojshëm formimi i Asociacionit.

Edhe sipas zonjës Biserko, fakti që Vuçiq pengoi pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri të Kosovës,dëshmon se ata ende janë levë e tij, për provokimin dhe destabilizimin e Kosovës, ani pse interesi i vërtetë i serbëve do të ishte pjesëmarrja në zgjedhje dhe në jetën institucionale, për të qenë edhe bashkë hartues të modelit të Asociacionit. Asociacioni është një prioritet që kërkon pjesëmarrjen e serbëve, jo vetëm në zgjedhje, por edhe në institucione”,ndërsa Biserko thotë që duhet pasur parasysh se çështja e Kosovës do të shqyrtohet më 27 prill kurse Rusia është kryesuese e Këshillit të Sigurimit e cila edhe insiston me çdo kusht të marrë pjesë në zgjidhjen e nyjës së Kosovës edhe pse ka humbur kredibilitetin ndërkombëtar.

Kështu që Vuçiq po pret pikërisht në këtë kartë me tendencën e mbështetjes së projektit të Serbisë së Madhe duke shpresuar se këtu do të hynte edhe ndarja e Kosovës. Po ashtu, nga Vuçiq po kalkulohet shumë edhe me atë se si Rusia do ta përfundojë luftën në Ukrainë dhe nëse ajo do të marrë pjesët që ka okupuar, me shpresën kjo u jep mundësi që edhe Serbia të realizojë projektin e ‘Botës Serbe’, megjithatë SHBA dhe BE janë kundër çdo ndryshimi të kufijve. Ajo kujton se Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 2 maj në Bruksel ku krye-temë e takimit, do jetë asociacioni, prandaj ky moment do të jetë me peshë përcaktuese për zhvillimet në vijim dhe përcaktimin e Serbisë pro perëndimit apo pro Rusisë.

“Pala kosovare është e obliguar që në takimin e 2 majit në Bruksel, siç thotë Escobar, të dalë me një ‘draft të realizueshëm’ [të Asociacionit], pasi që Perëndimi është i vetëdijshëm se Asociacioni, për të cilën insiston Serbia, është një opsion i papranueshëm. Gjithsesi edhe Vuçiq duhet ta dij, se nuk ka shumë zgjedhje, ngase në çdo mënyrë varet nga Perëndimi, kurse mbështetja te Rusia dhe Kina do të thoshte rrënim dhe shembje të mëtejshme të këtij vendi. Prandaj Biserko thotë se edhe pse shpirti i Vuçiqit është në Rusi, nuk jam e sigurt se ai është aq racional sa të kuptojë se Serbia është Evropë, ndaj do të jetë merita e tij historike nëse zgjedh BE-në, siç do të jetë edhe përgjegjësia e tij e madhe nëse e lë Serbinë në errësirë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".