Vendim i drejtë për bashkimin e qytetit të ndarë padrejtësisht, ndarje që e lejuan ish pushtetarët duke qeverisur shtetin kriminalisht

Vendim i drejtë për bashkimin e qytetit të ndarë padrejtësisht, ndarje që e lejuan ish pushtetarët duke qeverisur shtetin kriminalisht
Vendim i drejtë për bashkimin e qytetit të ndarë padrejtësisht, ndarje që e lejuan ish pushtetarët duke qeverisur shtetin kriminalisht

Muhamet Kelmendi

  • 03 May 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Asamblistët e Mitrovicës së Veriut e nxorën vendimin, me të cilin kërkohet lirimi për qarkullin mbi urën e Ibrit.

Ky është vendim legjitim dhe ligjor. Çdo veprim tjetër, qoftë nga BE, sikundër bëri i "madhi" Lajçak, duke kërkuar që ura mos të hapet, ashtu edhe forcat militare serbo-ruse në veri, duhet të kundërshtohen me forcën ligjit. Askush nuk ka të drejtë që ti përcaktoj Kosovës sjelljet brenda Republikës.

Ura e Ibrit është bërë pikë ndarëse e pikësynimit serbomadh për ndarjen e Kosovës dhe për aneksimin e pjesës veriore të Republikës nga ana e shtetit serb. Këtë gjendjeje e ka krijuar kryesisht Franca. Madje, para intervenimit ushtarak të NATO-s më 1999, në ndarjen e komandimit të zonave në Kosovë, ka qenë kusht që veriu të bie nën komandën e Francës, që të vjen deri tek bombardimet mbi ish-Jugosllavi. Kështu edhe u bë. Pas luftës u nda kjo pjesë e veriut të Kosovës me dakordimin e shtetit të Francës dhe kundër kësaj ndarjeje në vitin 1999/2000 qenë bërë nga shqiptaret demonstrata masive për unifikimin e tokës së Kosovës.

Kjo, në atë botë nuk u lejua nga Franca. Këtë e ndihmoi Hashim Thaçi me PDK-në e krijuar dhe Franca e ndau veriun e Kosovës. U dëbuan mbi 15 mijë familje shqiptare. U bë spastrimi i veriut.

Vendin e tyre e zunë militarët dhe kolonistët serb.

Që nga ajo kohë është de-fakto Kosova e ndarë. Edhe kur u organizuan organet e shtetit u bë edhe de-jure ndarja, sepse të njëjtat forca serbomëdha të kohës së Millosheviçit u bënë polic, administrator, gjyqtar dhe prokurorë. U ndërrua vetëm uniforma. Mbetën qëndrimet e njëjta serbomëdha.

Kjo vazhdoi deri tash. Në veri të Kosovës u ndërtua pushteti serbomadh. U vendosën simbolet çetnike dhe u caktuan vijat kufitare. Në këtë anë, Ura e Ibrit u caktua si pikë ndarëse e interesave koloniale dhe raciste serbomëdha.

Edhe pas pavarësisë së Kosovës, u vendos pushteti serbomadh. Në pushtet në veri të Republikës erdhën çetnikët dhe mbeti ura e Ibrit pikë ndarëse. Tash u mbajtën zgjedhjet. Doli një pushtet i ri demokratik. Asamblistët e Mitrovicës së Veriut e nxorën vendimin, me të cilin kërkohet lirimi për qarkullin mbi urën e Ibrit. Ky është vendim legjitim dhe ligjor.

Çdo veprim tjetër, qoftë nga BE, sikundër bëri i "madhi" Lajçak, duke kërkuar që ura mos të hapet, ashtu edhe forcat militare serbo-ruse në veri, duhet të kundërshtohen me forcën ligjit. Askush nuk ka të drejtë që ti përcaktoj Kosovës sjelljet brenda Republikës. Qëndrimet e pushtetit dalin nga ligjet në fuqi dhe Kushtetua. Mbi atë bazë epet përgjegjësi. Assesi nuk dëgjohen idetë sllavomëdha. As nga vetë z Lajçak. Atij dhe kujtdo duhet treguar vendin. Kosova është shtet dhe si shtet vepron brenda territorit të vetë sovran.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".