Për juve Zonja Cramon e Parlamentit të BE-së!

Për juve Zonja Cramon e Parlamentit të BE-së!
Për juve Zonja Cramon e Parlamentit të BE-së!

Muhamet Kelmendi

  • 29 May 2023 - 12:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Pse nuk tregon se a ka ndonjë vend në BE që të zgjedhurit nuk futen në objektet shtetërore. Kur bllokohen rrugët dhe objektet, cilën detyrë e ka shteti? 1. Të lejojë grupet kriminale të bëjnë ligjin apo 2. Të ruhen objektet e shtetit  dhe të  vendoset pushteti legjitim. Mundë të deklaroni shumëçka! Mund të diskutoni me nacional shovinistet serb, sikurse bëtë në Zveçan dhe Leposaviç, duke ndejë para ndërtesës së komunës, si dhe duke akuzuar e përqeshur organet e shtetit të Kosovës.

Apo edhe t'iu drejtoheni policëve  me ofendime:

"Çfarë dreqi kërkoni këtu"! Ose: 'Kush iu dërgoi këtu".

Ka dhe shumë thënie tjera që thatë. Por, zonjë e nderuar, pse nuk e shprehe as edhe një mendim për grupet kriminale që sulmuan policinë e Kosovës? Pse nuk i dënove masat dhe vendimet kërcënuese fashiste të shtetit serb?  Pse nuk i dënove kërcënimet ushtarake të Serbisë? Pse nuk i dënon okupimet e komunave të veriut të  Kosovës nga grupet çetnike!? Pse, pse dhe pse? Ka shume pseha? Një është e vërtetë: Shqiptarët nuk e kanë një majka Rusi! Ndryshe do të  flisnit atëherë! Mirëpo, shqiptarët nuk kanë ku shkojnë. Shqiptarët janë në tokën e vetë, në shtëpinë e vetë shekullore, të cilën shtëpi e ndatë dhe e copëtuat nëpër takimet ndërkombëtare. Shih, z. e nderuar, Kongresin e Berlinit,në vitin 1878, kur morët tërë veriun e Kosovës dhe ia aneksuat Serbisë.

E morët Ulqinin, Plavën e Gucinë, Hotin e Grudën dhe ia aneksuat Malit të zi. Apo e ke "harruar" Konferencën e Ambasadorëve në  Londër,  në vitin 1913, kur 1/2 e Shqipërisë ia aneksuat Serbisë dhe Greqisë. Mos e 'harroni" Konferencën e Versait, të vitit 1919, kur edhe më tej rianeksuat territore shqiptare apo keni "harruar",vitin 1999, kur e lejuat vendosjen e ushtrisë franceze në veri të Kosovës,  duke krijuar këtë enklavë sllave. Ka edhe shumë të tjera. Por, çka është, është mjaft. Shqiptarët, mos sot, nëse kurrë nuk do t'i braktisin vatrat e tyre shekullore. Them shekullore, sepse janë populli më i vjetër në Evropë. Prandaj z. e nderuar, Pa e zgjidhur drejtë çështjen shqiptare kurrë paqe nuk do të ketë në Ballkan dhe në Evropë. Kjo nuk duhet të harrohet.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".