
Lexoni edhe:
Kërkesa banale për konsum elektoral kundër Kryeministrit Kurti
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Zgjedhjet Parlamentare duhet të ndodhin sa më parë. Nuk është me rëndësi më cila parti fiton por kush po humbë është me rëndësi. Duhet të fitojnë 1,8 milion qytetarë të Kosovës, edhe më pak rëndësi është kënd e keni idhull apo simpatizues dhe kënd e votoni. Kosova ka nevojë për një proces zgjedhor në formë referendumi gjithë popullor se kah po donë me shkue.
BE-ja ,SHBA-të dhe OSBE- nuk po i njohin zgjedhjet në veri e as rezultatin zgjedhor, por njohin vetëm procesin zgjedhor që është legal. Bashkësia Ndërkombëtare nuk e njeh rezultatin zgjedhor në veri, që shkaktoj kundërshtimin e plotë me Qeverinë e Kosovës. Pra procesi ekziston por qeverisje nuk mund të ketë fare. Tani së fundi kanë filluar diskutimet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Kërkesa banale për konsum elektoral kundër Kryeministrit KurtiLexoni edhe:
Kanë filluar diskutimet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare , qarqet ndërkombëtare bëjnë me dije se do të ketë takime me presidenten dhe opozitën. Deri tash AAK është për zgjedhje dhe për mocion. Ditët në vijim dhe javët do të japin vendimin në Kuvend. Është bërë po ashtu diskutim që të ndalen masa kundër Kosovës për një kohë. Pra zgjidhja do të jenë zgjedhjet. Populli përmes zgjedhjeve duhet të dëgjohet se çfarë do dhe si do të dal nga kriza e tmerrshme që po vjen.
Zgjedhjet Parlamentare duhet të ndodhin sa më parë. Nuk është me rëndësi më cila parti fiton por kush po humbë është me rëndësi. Duhet të fitojnë 1,8 milion qytetarë të Kosovës, edhe më pak rëndësi është kënd e keni idhull apo simpatizues dhe kënd e votoni. Kosova ka nevojë për një proces zgjedhor në formë referendumi gjithë popullor se kah po donë me shkue. Duhet të dalim nga situata kritike ku jemi sot , me ju ik sanksioneve dhe gjërave tjera rreth izolimit , ndaljen e liberalizimit të vizave , donacioneve... Populli duhet të vendos për dalje nga kriza, jo këta politikan të dobët dhe avanturist që nuk mendojnë më shumë se për çështje personale.
Sulme irracionale politike e diplomatike kundër Qeverisë së Kosovës Lexoni edhe:
Pra, zgjedhjet nacionale janë imediate dhe esenciale.
Kosova duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme . Është imediate shpallja e zgjedhjeve demokratike. Mençuria më e madhe është të gjejmë zgjidhje në gjendjen e rëndë në të cilën gjendemi. Vullneti dhe verdikti i ri duhet të ndodhë nga populli. Duhet të hapet rruga për parë se çfarë dëshiron populli.
Tash po shihet ashiqare se ka një tendencë që të përjashtohet nga diskutimet kryeministri dhe zëvendësohet me presidenten e Kosovës. Anashkalimi dhe izolimi i kryeministrit do të ndodhë , nëse nuk ndërron qasje ndryshe. Fleksibilitet dhe qasje ndryshe plotësisht kërkohet nga kryeministri, në të kundërtën ata nuk do të flasin me kryeministrin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".