Tash më shumë se kurrë duhet angazhuar diplomacia kosovare, të trokasin kudo nëpër shtete në botë dhe pranë mekanizmave ndërkombëtar

Tash më shumë se kurrë duhet angazhuar diplomacia kosovare, të trokasin kudo nëpër shtete në botë dhe pranë mekanizmave ndërkombëtar
Tash më shumë se kurrë duhet angazhuar diplomacia kosovare, të trokasin kudo nëpër shtete në botë dhe pranë mekanizmave ndërkombëtar

Muhamet Kelmendi

  • 03 June 2023 - 09:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova ka mundësi të vepron. Organet e Kosovës kërkohet të angazhohen tash maksimalisht në qartësimin e gjendjes. Është fakt se në veri janë bandat apo milicët fashist të Serbisë në veprim. Këtë duhet sqaruar. Kjo është e qartë. Këtej kërkohet të mblidhen provat dhe të informohen shtetet dhe mekanizmat ndërkombëtar mbi pretendimet serbo imperialiste. Nuk ka dyshim se Serbia synon ripushtimin e tërë Kosovës. Tash po punon për të ripushtuar katër komunat në veri. Mu këto pretendime duhet të vihen në spikamë. Në veri nuk kemi protesta demokratike. Atje kemi veprime neofashiste për të pushtuar dhe ndarë veriun nga Republika. Bandat kriminale dhe terroriste serbo-ruse në emër të protestës po kryejnë krime terroriste.

-Kosova gjendet para një situate të rënduar dhe shumë pake të qartë politike. Nuk është çështja te qartësia për Republikën e Kosovës, sepse kjo ka qartësi, pasi që veprimet në veri kanë për qëllim që Republika ta shtrinë pushtetin e vetë, por më shumë pak qartësi për Kosovën ka në botë. Në komunat e veriut nuk ka asgjë të Republikës së Kosovës. Madje, edhe ne komunat me shumicë serbe, brenda Republikës, kemi pushtet të shtetit serbë. Nuk kemi pushtet të Republikës së Kosovës.

Kudo nëpër ato komuna kemi simbolet e shtetit serb. Kjo ka bërë dhe ka kushtëzuar Republikën për të shkuar në aksione juridike për të shtrirë sovranitetin në veri. Këtë pikësynim po e refuzon qeveria serbe me kriminelin e luftës Vuçiq. Ky së bashku me tandemin pro milloshevician dhe rus, Daçiq dhe Vulin, kanë organizuar bandat serbo-ruse në veri të Kosovës dhe i kanë armatosur. Ato po veprojnë kundër Republikës së Kosovës me armë. Qëllimi i shtetit serb është shkëputja e kësaj pjese nga Republika e Kosovës dhe aneksimi i këtij territori shtetit serb. Këtu ka qartësi të duhur. Në kuadër të kësaj faktori vendosës ndërkombëtar, përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së nuk kanë treguar unitet. Ato ishin shumë kritike. A kanë qartësi? Nuk dihet! Shpresohet....! BE doli me qëndrim dhe fajësoi kryesisht Kosovën, duke vlerësuar aksionin e vendosjes së demokracisë në veri në akt provokativ për luftë. Kësaj i parapriu dënimi i aksionit që erdhi nga Sekretari për punë të jashtme të SHBA-së, z. Blinken, që e dënoi veprimin e Kosovës.

Shkaqet pse u bë kjo vijnë nga një qellim:

Frika e BE-se dhe e SHBA-së nga Rusia, e cila nëpërmjet Serbisë, po punon për hapjen e një fronti të ri të luftës në Ballkan.

Kjo frikë është dominuese. Megjithatë, ka dallime midis shteteve kundruall çështjes në veri të Kosovës. Nuk janë të gjitha shtetet në rrugën e tillë. Ka shtete që janë më moderante dhe e shohin fajin te klika serbe në Beograd. Ata nuk e përjashtojnë përgjegjësinë nga ky shtet. Qëndrimi gjerman apo formulimi më moderant i z. Blinken mbi ngjarjet ka zbutur qëndrimet e jashtme për Kosovën. Ka gjithashtu shtete që kryesisht kanë qëndrim se Kosova e bartë përgjegjësinë. Z. Makron e dënoi ashpër aksionin e Republikës për të vendosur pushtetin dhe amnistoi tërësisht shtetin serb. Këtë qëndrim të Francës e lavdëroi edhe krimineli Vuçic. Kosova ka mundësi të vepron.

Organet e Kosovës kërkohet të angazhohen tash maksimalisht në qartësimin e gjendjes. Është fakt se në veri janë bandat apo milicët fashist të Serbisë në veprim. Këtë duhet sqaruar. Kjo është e qartë. Këtej kërkohet të mblidhen provat dhe të informohen shtetet dhe mekanizmat ndërkombëtar mbi pretendimet serbo imperialiste. Nuk ka dyshim se Serbia synon ripushtimin e tërë Kosovës. Tash po punon për të ripushtuar katër komunat në veri. Mu këto pretendime duhet të vihen në spikamë. Në veri nuk kemi protesta demokratike. Atje kemi veprime neofashiste për të pushtuar dhe ndarë veriun nga Republika. Bandat kriminale dhe terroriste serbo-ruse në emër të protestës po kryejnë krime terroriste. Ata sulmuan policinë e Kosovës dhe trupat e KFOR-it. U plagosën mbi 30 veta. Edhe nga policia e Kosovës ka shumë të lënduar. Qytetarët shqiptar po rrahen brutalisht. Gazetarët po ndiqen dhe maltretohen fizikisht. Makinat dhe mjetet e gazetarisë po u thyhen. Nuk po lejohen të raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Në protesta po ka grupe të maskuara kriminale dhe që po kryejnë veprime terroriste. Ata mendohet se janë të policisë serbe. Mundet edhe të grupeve kriminale të Vrangelit. Këto duhet të sqarohen në botë. Për çdo ditë kërkohet të informohen shtetet, mjetet e informimit dhe mekanizmat e ndryshëm në botë për veprimet e tilla terroriste. Mjetet e informimit kanë dhënë një pasqyrë të mirë të gjendjes, por jo edhe shteti. Përveç deklaratave nga qeveria dhe presidenca nuk kemi të dhëna tjera.

Po mjafton informimi i drejtpërdrejtë nga shteti për shtetet. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është në gjumë. Ambasadat e Kosovës po flenë. Konsullatat nuk po veprojnë me informim ditor. Këtë duhet ndryshuar. Republika kërkohet të jetë aktive, shumë aktive në botë. Nuk duhet lejuar keq informime. Kudo kërkohet të dërgohen të dhëna. Asgjë nuk duhet lënë rastit. Kuptohet se çështjet njihen, por nuk duhet harruar politikën gjeostrategjie të shteteve. Kjo politike amortizohet me informime reale dhe me punë intensive të të gjitha mekanizmave të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".