Në Ballkan dhe Evropë po udhëhiqet një politikë e gabuar, Kosova është e rrezikuar nga pazare të reja për tu ndarë e copëtuar

Në Ballkan dhe Evropë po udhëhiqet një politikë e gabuar, Kosova është e rrezikuar nga pazare të reja për tu ndarë e copëtuar
Në Ballkan dhe Evropë po udhëhiqet një politikë e gabuar, Kosova është e rrezikuar nga pazare të reja për tu ndarë e copëtuar

Dr. Hysni Aliu

  • 08 June 2023 - 07:33

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Koha do të tregon që aktualisht po udhëhiqet një politikë e gabuar e dashakeqe në Ballkan e Evropë. Aty ku është burgosur demokracia dhe sundimi i ligjit aty ka pasur gjithmonë kaos e luftë. Shpresoj shumë që z.Kurti ti jepet shansi ta mbroj Evropën dhe perëndimin. Të vegjlit e të varfëritë por me bagazh të lartë intelektual e dinjitet njerëzorë gjithmonë kanë qenë ata që e kanë ndezur kandilin e lirisë për të mëdhenjtë, duke u flijuar kështu në emër të njerëzisë. Ju perëndimorë, mund ta largoni e ta zhdukni z. Kurtin, por kurrë s’ do arrini ta shuani respektin e përuljen që ka mbar shqiptaria për të.

Mendoj për në Kosovë, sepse zemra rrah për atdheun e shqetësimi nuk ka të ndalur. Po shikoja një video në internet në një portal, ku ushtarët e KFORIT matnin forcat me kriminelët e Vuçiqit, duke garuar se kush po e tërheq litarin. Nuk e di një vend në botë ku ushtarët e një aleance sillen si fëmijë lazdrak, pasi që 50 nga kolegët e tyre u plagosën një javë më herët po nga këta kriminel të ardhur nga Serbia. Thuhet që ka rrezik të shpërthej lufta në veri, ndërsa atje bëhen lojë fëmijësh me armikun, me tërheqje kanopi. Kjo tregon për seriozitetin inekzistent dhe papërgjegjësinë totale të KFORIT dhe komandantëve të tyre që aq shpejt harruan sakrifikimin e kolegëve Italian e Hungarez.

Vizita e emisarit evropian dhe amerikan në Kosovë, dhe presioni që po përballet kryeministri Kurti për të hequr dorë nga sovraniteti në veri është gjëja më e neveritshme që kam përjetuar pas luftës së vitit 1999. Kurtit i kërkohet largimi i policisë nga veriu sepse zgjedhjet nuk qenkan legale ndërsa në të njëjtën kohe bëhet kërkesa për zhbërjen e legjitimitetit e legalitetit të qëndrimit të policisë së Kosovës në veri për të vendosur rend dhe ligj. Me asnjë fjale nuk përmendet kriminaliteti atje e as strukturat paralele të Serbisë anembanë Kosovës. BE dhe SHBA po i bëjnë kërkesa kryeministrit Kurti që nuk mundë të pranohen, në mënyrë që atë ta rrezoj nga pushteti dhe ta fusin në listë të zezë si një ”trazues i Ballkanit”.

Por, përse erdhi puna deri këtu?

analizës time z. Kurti është shumë mirë i informuar për kthimin e planit të mëhershëm Trump Grenell, tani në një formë më të butë, për ti ndarë de fakto tani, e de jure pas një kohe të shkurtër tri komunat në veri të Kosovës. Me kujtohet një deklaratë e emisarit amerikan para disa muajsh, ku ai thoshte që ”veriu i Kosovës është në trekëndëshin në mes tri shteteve e si i tillë do të shndërrohet në një zonë të lirë tregtie pa dogana”, dhe ajo po synohet tani. Pra territor asnjërës i cili territor do të jetë vatër lufte në të ardhmen. Unë besoj shumë dhe madje me tërë qenien time njerëzore dhe intelektuale që SHBA dhe një pjesë e BE së, kanë një marrëveshje me Serbinë, ku Serbia lëshoj pe për Mitrovicën e veriut ku lejoi vendosjen e kryetarit të zgjedhur nga po të njëjtat zgjedhje duke pranuar kështu që ndarja e territorit të Kosovës dhe kufiri faktik Kosovë Serbi të mbetet në Mitrovicë, ndërsa, Leposaviq, Zubin Potok dhe komuna e Zveçanit ti mbeten Serbisë.

Këto komuna do të ndaheshin edhe de jure në fazën tjetër të bisedimeve Kosovë Serbi, kur do të ndodhte edhe njohja deri diku reciproke. Përndryshe, nuk ekziston ndonjë shpjegim logjik se përse z. Atiq ushtron funksionin në Mitrovicë të Veriut ndërsa tre kryetarët tjerë jo. Dhurimi fiktiv i Mitrovicës së Veriut, me besimin që Kurti do të binte në grackë dhe do formonte asociacionin, pa u bë asnjë hap nga Serbia për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, e detyroi Kurtin që pa bashkëpunim me ndërkombëtaret të vendos flamurin e Kosovës edhe në tri komunat tjera në veri, për të ju treguar ndërkombëtarëve dhe Serbisë që nuk është pjesë e marrëveshjeve të tyre të pista ku bëhet tregti në emër të Kosovës dhe me Kosovën.

Po thuhet që z. Kurti ka vepruar njëanshëm, ndërsa e vërteta duhet të jetë e kundërta, pra së pari SHBA dhe një pjesë e BE-së kanë vepruar njëanshëm duke bërë tregti me territorin e Kosovës, ndërsa z, Kurti ka vepruar gjithanshëm, në bazë të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës duke marr përsipër edhe një situatë ku trupat e KFOR-it dhe policia speciale e Kosovës së bashku me popullatën shqiptare të jenë përballë tyre dhe ku vetë Z. Kurti do largohej krenar dhe kokë lartë nga pushteti.

Nëse Serbia po guxon të dërgoj terrorist nga atje për të luftuar KFOR-in dhe këta nga BE e SHBA-ja lëmojnë qimen, përse ne nuk po guxuakam të jemi zot në trojet tona. Jam shume i sigurt që një presion i njëanshëm vetëm kundër z. Kurti qon në ramjen e tij nga pushteti, ashtu siç ndodhi pas presionit të Grenellit në Trump me qeverinë Kurti I. Atë botë ata dështuan, ndërsa kësaj here këta do të dështojnë edhe më rëndë. Deklarata e emisarit amerikan se ne jemi miq të Kosovës por që Kurti na qenka problemi, është një shpëlarje truri për popullin shqiptare. Është njëjtë sikur të thuhet që ne e duam popullin Amerikan, por jo presidentin Biden.

Z Kurti është HISTORIA jonë, është QENJA jonë, është RINGJALLËS i dinjitetit të nëpërkëmbur, është krenaria që po fluturon sërish edhe pse me krah të lidhur nga ju dhe OPOZITA e turpit. Z. Kurti, është Adem Jashari i ringjallur, është Luan e Shkëlzen Haradinaj i Harruar, është Zahir Pajaziti e Enver Zymberi, është identiteti dhe ëndrra e atyre që flijuan jetën për tërë Kosovën, jo për Kosovën e copëtuar, është njeriu që u tregoj vendin edhe atyre që menduan se miku është mik edhe kur ta djeg djepin ku flenë, edhe kur ta shet tokën në të cilën jeton, edhe kur shet e blenë në emër tëndin, edhe kur tregton me dinjitetin tënd të një burrë shtetasi që i madh apo i vogël i fortë apo, jo përfaqëson një institucion që vendosë për të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë në qindra vitet e ardhshme.

Ju ndërkombëtarë, mos harroni që qeky ” Kurti i keq” është duke ua mbrojtur paqen në Ballkan, dhe frikësohem shumë që thyerja e Kurtit do të sjell luftën në Bosnje e gjetiu në Ballkan, ashtu siç solli thyerja e Krimesë dhe heshtja e juaj luftën në Ukrainë. Ju po mendoni që z. Kurti nuk është miku juaj sepse s’po punon në përputhje me situatën gjeo politike në botë, e unë besoj që është e kundërta, ju me politikat e juaja që stimulojnë terrorizmin e Vuçiqit, jeni duke rrezikur pikërisht paqen në Ballkan e Evropë. Unë i bëjë thirrje Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Austrisë, Holandës që së pari mos të lejojnë sanksionimin e demokracisë së fundit në Ballkan sepse aty ku shuhet shpresa ka luftë. Opozita e Kosovës, po mi vërteton çdo ditë pretendimet e mia që janë një grup njerëzish që e kanë shitur dinjitetin njerëzor, andaj veprojnë siç po veprojnë.

Kryeministri i Shqipërisë e vërtetoj edhe njëherë që është vegël e Vuçiqit dhe pjesë e klanit ballkanik të krimit të organizuar. Konfrontimi i tij me kryeministrin Britanik dhe burgosja e kandidatit grek për kryetar komune në Shqipëri, duke ditur që Greqia është në procesin e njohjes së Kosovës si shtet dhe Britania e madhe është miku i madh i Kosovës dhe e urryera e Serbisë, tregon që kemi një Kordinim perfekt Vuçiq, Rama, Putin dhe të disave tjerë që po duan të ja fusin flakën Ballkanit dhe Evropës.

Koha do të tregon që aktualisht po udhëhiqet një politikë e gabuar e dashakeqe në Ballkan e Evropë. Aty ku është burgosur demokracia dhe sundimi i ligjit aty ka pasur gjithmonë kaos e luftë. Shpresoj shumë që z. Kurti ti jepet shansi ta mbroj Evropën dhe perëndimin. Të vegjlit e të varfëritë por me bagazh të lartë intelektual e dinjitet njerëzorë gjithmonë kanë qenë ata që e kanë ndezur kandilin e lirisë për të mëdhenjtë, duke u flijuar kështu në emër të njerëzisë. Ju perëndimorë, mund ta largoni e ta zhdukni z. Kurtin, por kurrë s’ do arrini ta shuani respektin e përuljen që ka mbar shqiptaria për të. E kam një fjalë të urtë personale, të cilën e përdora sot në një bisedë me një pacient timin të respektuar ”nganjëherë, kur nuk vepron, do të thotë që po vepron” pra kur nuk ecë do të thotë po vrapon, e kur heshtë do të thotë që po flet me zë të lartë. Dinjiteti i shqiptarëve tani po matet me qëndresën e Z. Albin Kurti, ashtu siç u mat me dinjitetin e dr. Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit me familje. Fatkeqësisht, tani përveç Serbisë Z .Kurti përballë ka edhe ata që deri dje ishin miqtë tanë dhe për të cilët edhe Albin Kurti po flijohet politikisht pa e kuptuar këta të fundit. Ne jemi një popull besnik, nuk harrojmë kurrë, dhe miqtë tanë kurrë nuk do jenë armiq, por me qëndresën tonë do i bëjmë të kuptojnë që nuk kanë gabuar kur kanë zgjedhur për ne në kohërat më të vështira për Ballkanin e Evropën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".