Duhet t’i dëgjojmë edhe këtë herë se çfarë mendon për ne aleati më i madh, Asociacion pa prekje të Kushtetutës së Kosovës dhe pa asnjë të drejtë ekzekutive

Duhet t’i dëgjojmë edhe këtë herë se çfarë mendon për ne aleati më i madh,  Asociacion pa prekje të  Kushtetutës së Kosovës dhe pa asnjë të drejtë ekzekutive
Duhet t’i dëgjojmë edhe këtë herë se çfarë mendon për ne aleati më i madh,  Asociacion pa prekje të  Kushtetutës së Kosovës dhe pa asnjë të drejtë ekzekutive

Shefik Shkodra

  • 08 June 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Tani kryeministri i Kosovës duhet të sigurohet me politikën zyrtare amerikane, nëse vërtet do të duhej të niset një diçka e tillë për Asociacionin. Nëse vërtet duhet të bëhet një diçka që nuk do të duhej të bëhej kurrë në kushte normale. Unë mendoj, se, Albin Kurti dhe Qeveria e sotme duhet ta bëjë një projekt për atë Asociacion pa prekje të asnjë shenje të Kushtetutës së Kosovës. Brenda kornizave të kushtetutës dhe pa të drejtë ekzekutive në asnjë lëmi. Le t’i ofrohet këtyre ndërmjetësve. Asnjë shenjë tjetër. E them këtë për një arsye, se duhet të shpëtohet qeveria dhe institucionet, tek sa ka filluar puna në disa drejtime të duhura.

-Ndoshta me këtë rast amerikanët mendojnë se, serbo-rusët do t’i pajtojnë, duke ua plotësuar kërkesat Viktima po dihet. Po viktimë ishim herët, që atëherë kur Turqia nuk u dha të drejta shqiptarëve që të formohen si komb e të pavarësohen shtet. Përkundrazi, në këto kohë evropianët na copëtuan tokat dhe na shpërndan në të katër anët. Kemi ardhur deri në këto ditë, kur njëherë na ndihmuan SHBA dhe bota demokratike, por tash, është një fjalë popullore: “asht ngushtue Bala për porez (tatim)”! Shkurt, rehabilitimi ose gjysmë marrëveshja e gjendjes politike globale po i kërkon shqiptarët sakrificë e rastit.

Ultimatumi i ndërmjetësuesve shumë problematik. Urdhëresë shumë e shkurtër. Kurdisje e një plani shumë të shpejtë. - Kosova nuk pyetet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duhet që të dëgjohet Vuçiqi, më mirë, se sa përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Këtu është zgavra më e madhe për këtë vend sot për sot. Këtë çështje e ka parë Beogradi se ka mundësi e mbështetje për të bërë kërkesat shoviniste, prandaj edhe i ka lëshuar kriminelët nga Serbia që ta ngritin pluhurin, për gjëja, nuk mund të jetojnë serbët me shqiptarët. Gjithashtu në prani të shteteve aleate të Kosovës, të cilat si duket janë në atë rrugë seriozisht e të cilat akuzojnë institucionet dhe Qeverinë e Kosovës, se, pa leje ka dalë deri në kufi. I ka mbajtur zgjedhjet, janë pranuar, por s’ka inaugurim të kryetarëve, sepse nuk po duan serbët dhe Vuçiqi nga Beogradi.

kësaj rruge i ka ndihmuar opozita e Parlamentit të Kosovës, më tepër se çdo kush, edhe më tepër se vetë Serbia, duke i rekrutuar të gjitha mediet e gjysmë mediet që të këndojnë dhe ta luajnë vallen e “zavrzllamës”, për Serbinë. Ata e kanë nënshkruar Asociacionin më 2013 dhe më 2015, ata e “ngrohin këtë ujë”, që fjala e liderëve të tyre të shkojë në vend. Ata i japin puls kësaj të zeze. Ata që e kanë tradhtuar kursin politik kundër Kosovës dhe atyre ua ka parë sherrin Kosova. E këta për këtë republikë do ditë thirren në emrin e saj, dje si pozitë e sot si opozitë. r, tokën e kësaj republike e kanë falë dhe kanë dashur ta falin edhe më tutje.

Kur thuhet nga përfaqësuesi amerikan se, këtë punë nuk e vendos Albin Kurti, por Republika e Kosovës, po dihet se në Republikën e Kosovës jetojnë edhe e “merakliet” që kanë vendosur ta dëgjojnë Serbinë, duke luajtur tash vallen e “Çaçakut”, para se të merren vesh me institucionet qeveritare e unitetin e tyre kundrejt armikut. Edhe ai “azgani” i Shqipërisë është në krah të Serbisë, në krahun e vëllait të pamposhtur. Edhe ai po këndon lirikat e ndjeshme për vëllanë serb. Qyqani i natës, thotë, jam kryeministër i Shqiptarëve, sipas kushtetutës! E Shqiptarët duke u frikësuar se, do të mbeten pa pushtet, do ta humbin “mallin”janë kthyer në mercenarë për ta sakrifikuar edhe një pjesë të madhe të Kosovës. Është shumë e dhimbshme, por forca është në pyetje.

Ngase ne jemi të pa organizuar në asnjë kohë. Shikojeni veç çfarë deklarohen politikanët tanë për turp. Krejt ajo garniturë për 20 vjet i kanë bërë dallaveret me Serbinë, tash kjo opozitë i kanë edhe forcat tjera nga bota e jashtme dhe gjithsesi Serbinë. Tani kryeministri i Kosovës duhet të sigurohet me politikën zyrtare amerikane, nëse vërtet do të duhej të niset një diçka e tillë për Asociacionin. Nëse vërtet duhet të bëhet një diçka që nuk do të duhej të bëhej kurrë në kushte normale. Unë mendoj, se, Albin Kurti dhe Qeveria e sotme duhet ta bëjë një projekt për atë Asociacion pa prekje të asnjë shenje të Kushtetutës së Kosovës. Brenda kornizave të kushtetutës dhe pa të drejtë ekzekutive në asnjë lëmi. Le t’i ofrohet këtyre ndërmjetësve. Asnjë shenjë tjetër. E them këtë për një arsye, se duhet të shpëtohet qeveria dhe institucionet, tek sa ka filluar puna në disa drejtime të duhura. Opozita e jonë, ta quajmë “e jonë”, këtë po pret, kur duhet të bjerë kjo qeveri, për të fituar pushtetin atë që e kishte vrerosë qe 20 e sa vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".