Nxjerra e prijësve të bandave kriminale në veri të Kosovës para drejtësisë, është kushti i vetëm për vazhdim të dialogut dhe sigurimit të stabilitetit e qetësisë së shtetit

Nxjerra e prijësve të bandave kriminale  në veri të Kosovës para drejtësisë, është kushti i vetëm për vazhdim të dialogut dhe sigurimit të stabilitetit e qetësisë së shtetit
Nxjerra e prijësve të bandave kriminale  në veri të Kosovës para drejtësisë, është kushti i vetëm për vazhdim të dialogut dhe sigurimit të stabilitetit e qetësisë së shtetit

Gani Qarri

  • 27 June 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Vet zbulimi i suksesshëm nga organet e sigurisë së shtetit të Kosovës, i një arsenali aq të madh armësh të kontrabanduara, ilegalisht, nga grupet kriminale serbe, në veri të vendit, i cili është treguesi më bindës i rrezikut serioz që paraqet mos luftimi i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia për sigurinë e shtetit, të qytetarëve, policëve e ushtarëve të KFOR-it e më gjerë, edhe nëse nga BE, nuk aplaudohet që të mos i shkaktohet hatërmbetje Vuçiqi, të paktën, do duhej mbështetur dhe jo kritikuar!

Deklaratat e shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, se arrestimet ligjore të kriminelëve të dyshuar serb, po bëhen "pa përfilljen e procedurave gjyqësore"?!..na shtyri të gjithëve, të frikohemi seriozisht dhe pyesim me brengosje të thellë, për gjendjen e tij shëndetësore, se mos ndoshta në këtë moshë, nuk është në momentet më të mira dhe optimale, gjë që në vitet e tij, mund tu ndodhë edhe të tjerëve, madje dhe ti përkeqësohet secilit. Vet zbulimi i suksesshëm nga organet e sigurisë së shtetit të Kosovës, i një arsenali aq të madh armësh të kontrabanduara, ilegalisht, nga grupet kriminale serbe, në veri të vendit, i cili është treguesi më bindës i rrezikut serioz që paraqet mos luftimi i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia për sigurinë e shtetit, të qytetarëve, policëve e ushtarëve të KFOR-it e më gjerë, edhe nëse nga BE, nuk aplaudohet që të mos i shkaktohet hatërmbetje Vuçiqi, të paktën, do duhej mbështetur dhe jo kritikuar!

Përndryshe fakti se Borell e Lajçak bënë reagim të ashpër dhe kritik, lidhur me aksionin e arrestimit të një serbi të identifikuar si prijës i bandave kriminale të cilat kanë lënduar disa policë të Kosovës dhe dhjetëra ushtar të KFOR-i, në protestën e dhunshëm të fund muajit të kaluar, na bënë të dyshojmë fort dhe të pyesim me të drejtë; nëse ndërmjetësues të tillë të BE-së, janë vërtetë për paqe, apo kanë ngatërruar misionin e tyre, dhe tani angazhohen publikisht për krijimin e konflikteve të reja në Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e luftës së hapur, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë hegjemoniste!

Është shumë interesant të kuptohet se për z.Borell e ndonjë si-borell tjetër, çfarë faktesh më serioze, duhet zbuluar e paraqitur para opinionit publik vendor e ndërkombëtar, nga policia e Kosovës, për ti arsyetuar veprimet e ndërmarra për sigurinë e secilit, përderisa shihet qartë, se nuk kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë, por me banda të mirë-organizuara kriminale dhe grupe terroriste e paramilitare të dirigjuara nga Serbia, futja ilegale e të cilëve në Kosovë, ka për qëllim kryerjen e akteve kriminale dhe terroriste për destabilizimin e vendit dhe mbjelljen e atmosferës luftënxitëse në veri të vendit tonë. Për aq më tepër, qëllimet e tyre të errëta, janë parë edhe praktikisht në sulmet kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it, ku vetëm me 29 maj janë plagosur rëndë e lehtë, disa polic të Kosovës dhe mbi 30 pjesëtar të KFOR-it , pa i kursyer këtu as mediet e lira të cilat, shihet qartë se janë kthyer në pengesë për veprimet e këtyre grupeve, ndaj dhe nuk i lejojnë për të raportuar.

Kështu që duhet ta themi me keqardhje jo të vogël, se deklarata e shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që edhe arrestimet ligjore të kriminelëve të dyshuar serb, po bëhen "pa përfilljen e procedurave gjyqësore"?!..na shtyri të pyesim me brengosje, se si është realisht gjendja e tij aktuale shëndetësore përderisa del publikisht kundër masave ligjore të institucioneve të shtetit të Kosovës, kundër bandave kriminale dhe grupeve paramilitare e terroriste të ardhura nga Serbia, me armatimin më modern, për të përshkallëzuar edhe më tepër, gjendjen në veriun e vendit tonë.E nëse z. Borell vërtet është mirë me shëndet, mbetet shumë e pa kuptueshme se si vet shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, mund të deklaroi se ndjehej "i alarmuar" me situatën në veri të Kosovës, vetëm pse Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së shtetit, arrestoi një të dyshuar për dhunë ndaj Policisë dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe pse Ushtria e Kosovës, kreu një marshim të rregullt në territorin e Kosovës, madje edhe atë, vetëm në Mitrovicën jugore!?

Dyshimet përveç keqdashjes së mundshme, se edhe shëndeti i z. Borell, nuk është më në gjendjen më të mirë, e optimale, i shtoi edhe më tepër, kur, përveç arrestimit ligjor të kriminelëve të dyshuar serb, që i quajti arreste "pa përfillje të procedurave gjyqësore", ai u përpoq ta bënte përgjegjëse Kosovën, për situatën e tendosur nga kriminelët serb dhe grupet paramilitare të Vuçiqit të dërguara enkas nga Serbia, edhe me futjen e automjeteve si Audi 6, që u kap në Zveçan, me armatim luftatrak, për destabilizimin e gjendjes edhe me forcën e armëve, në veri të Kosovës.Për këtë arsye u detyrua të reagonte dhe kundërpërgjigjej vet kryeministri Kurti, i cili lidhur me kriminelin e arrestuar në Mitrovicën veriore, të njohur me nofkën “Rusi”, për sulme ndaj forcave të KFOR-it, sqaroi, se arrestimet kryhen me urdhër nga prokuroria, kurse ai si kryeministër i një shteti demokratik, ka zero përfshirje në hetimet e krimeve dhe arrestimet e të dyshuarve”!.

Kurse interpretimet e mendjes së një të sëmuri të mundshëm të Brukselit, se vetëm ecja këmbë e FSK-së, në Mitrovicën jugore, ishte një lëvizje drejt tensionimit të situatës, Kurti, me plot të drejtë dhe arsye të bazuara, i quajti dezinformata të rrezikshme dhe të papranueshme, kur dihet mirëfilli, se marshimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Mitrovicën e jugut ishte vetëm stërvitje rutine, e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën, paraprakisht, ishte informuar edhe KFOR-i.Ndërsa, duke iu referuar deklaratave veresie lidhur me situatën në veri të vendit, Kurti ka bërë thirrje që para reagimeve "paushallë" si ato të Borellit, fillimisht të verifikohen lajmet, sepse “Shpërndarja e panikut dhe e pretendimeve të rreme nga njerëzit si ai, që është edhe ndërmjetësues dhe personi kryesor për sigurinë e Bashkimit Evropian, vetëm sa ndezin tensionet dhe ndihmojnë edhe më shumë, ata të cilët e kërkojnë eskalimin. E në fund, Kryeministri bëri këtë thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni marrjen e informacioneve zyrtare nga institucionet e Republikës së Kosovës përpara se të përfshiheni publikisht në shpërndarjen e lajmeve apo parashikimit (të pa saktë) të ngjarjeve”!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".