Borell dhe Lajcak duhet të përmirësohen, të kthehen dhe pranojnë realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës ose të shkarkohen

Borell dhe Lajcak duhet të përmirësohen, të kthehen dhe pranojnë realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës ose të shkarkohen

Hajrullah Tërnava

  • 27 June 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sa më shumë që institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës i zbulojnë veprimet kriminale, e sidomos te arsenaleve të mëdha armësh të kontrabanduara, futura ilegalisht nga grupet kriminale në Veri te Kosovës dhe në përgjithësi në Kosovë, me këtë institucionet e sigurisë së shtetit tonë po dëshmojnë aftësinë e tyre profesionale në shërbim të popullit dhe jetësimit të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

-Zbulimi i suksesshëm i institucioneve të sigurisë së shtetit të Kosovës, dhe është treguesi më i mirë për rrezikun që paraqesin ato grupe të mbështetura nga Serbia për sigurinë e shtetit dhe të qytetarëve të kësaj zone, por edhe më gjerë. Vet zbulimi i këtyre veprave kriminale e dëshmon aftësinë e policisë me fakte dhe argumente para opinionit publik vendor e ndërkombëtar, policia e Kosovës, për ti arsyetuar të gjitha veprimet që janë ndërmarr deri më tani, për të parandaluar grupet kriminale e terroriste në planin e tyre destabilizuese e luftënxitëse, qëllimet e të cilave janë zbuluar në aksionet kundër policisë së Kosovës dhe KFOR-it me dhjetëra pjesëtar të personelit të lënduar, pa i kursyer këtu as mediet e lira të cilat ishin pengesë e këtyre grupeve për të raportuar. Borell dhe Lajcak edhe që i kryejnë detyrat e diplomatëve ndërkombëtar në bisedime mes Serbisë dhe Kosovës, në këto procese duhen të jenë koret dhe si ndërmjetësues t’ia arrijnë qëllimeve e tyre që i kanë si qëllim pajtimin e këtyre dy shteteve, dhe me aktivitetet dhe veprimet e tyre ti binden dy shtetet për të përkrahur masat ligjore e antiterroriste të institucioneve të shtetit të Kosovës, edhe që reagimi i tyre ka qenë i ashpër dhe kritik për aksionin e arrestimit të qytetarit serb të dyshuar dhe identifikuar si prijës te bandave kriminale të cilat kanë sulmuar dhe lënduar edhe dhjeta ushtar të KFOR-i, në protestën e dhunshme të fund muajit të kaluar.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë të premten se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës, duke kritikuar fuqishëm Kosovën, pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Madje ai arrestimet e serbëve ai i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.

Sidoqoftë, këtë herë Borrell nuk ka harruar që shkurtimisht ta kritikon edhe Serbinë, për vazhdimin e retorikës së saj nxitëse.

“Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, ka shkruar Borrell. Ai ka thënë se ky eskalim në rritje, nuk do të tolerohet.“Përkundër takimit të krizës dje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar në fund ai.

Borrellit i ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se marshimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Mitrovicën e jugut ishte vetëm stërvitje rutinore, e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën është informuar edhe KFOR-i.

Interpretimet se kjo ecje e FSK-së në Mitrovicë ishte një lëvizje drejt tensionimit të situatës, Kurti i ka quajtur dezinformata. Ai ka thënë se këto interpretime janë dezinformata të rrezikshme dhe të papranueshme. Kurti ka folur edhe për serbin e arrestuar më Mitrovicën veriore, i njohur me nofkën “Rusi”, nën dyshimet për sulme ndaj forcave të KFOR-it.

Ai e ka arsyetuar arrestimin dhe ka thënë se nuk është i përfshirë në këtë arrestim. “Si kryeministër i një shteti demokratik, kam zero përfshirje në hetimet e krimeve dhe arrestimeve”, ka shkruar Kurti tutje. Duke iu referuar situatës, Kurti ka bërë thirrje që të verifikohen lajmet para reagimeve. “Shpërndarja e panikut dhe e pretendimeve të rreme vetëm sa ndez tensionet dhe ndihmon të tjerët që e kërkojnë eskalimin. Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni për informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të përfshiheni publikisht në shpërndarjen e lajmeve apo parashikimit të ngjarjeve”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ndërkombëtaret që ndërmjetësojnë për pajtimin e dy shteteve, që të vjen deri te njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve Serbi-Kosovë, edhe që këta të dy ndërmjetësues vijnë nga ato shtete që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, s’paku ishte dashur që të jenë korrekt dhe që te mos anojnë kah Serbia, gjë që deri më tani opinioni kosovar është i bindur në animin e tyre përkrah Serbisë, një gjë e tillë e devalvon edhe ndërmjetësimin dhe e amniston shtetin e Serbisë që qartë dihet që ka krye invazion dhe gjenocid në Kosovë, prandaj parlamenti i BE që i ka përzgjedhur këta ndërmjetësues, ishte dashur ta përcjellin ndërmjetësimin e tyre dhe nëse nuk i kryejnë ato ndërmjetësime në mënyrë korrekte, ti ndërroj ata dhe ti emëroj të tjerë, por me kusht që të jenë të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".