Qeveria Kurti në dialog me Serbinë po ndeshet me pasojat e rënda të pazareve me territore nga kuislingu Hashim Thaçi

Qeveria Kurti në dialog me Serbinë po ndeshet me pasojat e rënda të pazareve me territore nga kuislingu Hashim Thaçi
Qeveria Kurti në dialog me Serbinë po ndeshet me pasojat e rënda të pazareve me territore nga kuislingu Hashim Thaçi

Gani Qarri

  • 28 June 2023 - 09:14

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri 

Monitorimin e vazhdueshëm dhe vigjilent e bënë të patejkalueshëm edhe fakti fatkeq, se kuislingu Hashim Thaçi me shokë ndanë në dy pjesë edhe qytetin e minatorëve dhe qytetin më të fuqishëm industrial të gjithë Kosovës-Mitrovicën, si dhe kthyen edhe shtatë fshatra në komuna serbe dhe nga ajo kohë u rritën shumë pretendimet e hapura territoriale të Serbisë fashiste ndaj tokave më vitale pa të cilat Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet.

-Përderisa në veri të vendit tonë, veprojnë lirshëm organizatat ilegale të Aleksandër Vuçiqit, të pa regjistruara askund dhe të pa kontrolluara nga asnjë institucion i shtetit të Kosovës, si e ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” në këtë pjesë të vendit tonë, nuk mund të ketë qetësi as shtensionim të gjendjes asnjëherë, kur dihet mirëfilli, se pikërisht të ashtuquajturat "Brigada e veriut" dhe "Mbrojtja civile" janë iniciuesit e të gjitha tendosjeve si dhe përgjegjëse faktike edhe për tensionet e fundit në këtë zonë.  Kosova ka argumente të mjaftueshme, të dëshmuara me fakte bindëse dhe të arsyetuara mirë, e në mënyrë autentike, se organizatat ilegale të ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme dhe kryejnë akte kriminale e madje edhe veprime terroriste, me qëllim të cenimit të tërësisë tonë territoriale, rendit kushtetues dhe juridik, ndaj shteti i Kosovës është i detyruar edhe me ligj dhe ka obligim kushtetues që, urgjentisht ato t’i shpallë organizata terroriste. Pas këtij vendimi, që në gjendjen në të cilën ndodhemi me praninë e KFOR-it, EULEX-it etj, duhet medoemos të ndërmerret në koordinim me miqtë dhe partnerët tanë, në mënyrë që të gjejë mbështetje dhe legjitimitet ndërkombëtar, automatikisht, do ti lehtësohej puna edhe Policisë së Kosovës, për veprim ligjor, ngase jo vetëm aktet kriminale por edhe pjesëmarrja në organizatat e cekura ilegale, konsiderohet vepër penale, dhe hapet rruga që secili pjesëmarrës në to, të përballet me ligjin!

Përndryshe, përderisa në veri të vendit tonë, veprojnë lirshëm organizatat ilegale të Aleksandër Vuçiqit, si e ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” në këtë pjesë të vendit tonë, nuk mund të ketë qetësi as shtensionim të gjendjes, asnjëherë, pa marrë parasysh sa do të zgjasin bisedimet dhe çfarë marrëveshjesh mund të arrihen në Bruksel. Organizata ilegale dhe të pa regjistruara askund, që edhe në trazirat e fundit, nuk kanë hezituar të përdorin edhe armët e gjata, granata, shokbomba e mjetet tjera ushtarake për sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it, gjë që vërteton se me burgosjen e vetëm 4-5 kriminelëve, pa ndalimin dhe shpalljen e të ashtuquajturave “Brigada e veriut” dhe Mbrojtja Civile” si organizata terroriste, Kosova nuk mund ta zgjidh problemin në veri. 

Me dënimin dhe ndërmarrjen e masave urgjente kundër këtyre organizatave ilegale, nuk mund të ketë stabilitet kur dihet se ato, me urdhër të Vuçiqit, njëjtë si deri më tani, do ta pengojnë me forcë e shantazh edhe në të ardhmen, integrimin e pjesëtarëve të pakicës serbe në institucionet e shtetit. 

Prandaj ka ardhur momenti vendimtar që Kosova me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë të përqendrohet në forcimin e shtetësisë dhe nga askush të mos guxojë më, të neglizhohet gjendja në të cilën na kanë sjellë qeverisjet e kaluara dhe ndërmjetësuesit e njëanshëm të BE-së, bashkë me emisarin amerikan Gabriel  Eskobar. Kjo është e domosdoshme, për vet faktin se kemi të bëjmë me një shtet grabitqar e hegjemonist si Serbia fashiste, që përveç orekseve për gllabërimin e veriut të vendit tonë, ajo brenda radhëve tona, ka gjetur jo vetëm shumë zbrazëti, por edhe plotë bashkëpunëtor e bashkëmendimtar, që nga politika, tregtarët e ekonomia, shoqëria civile e deri te dhjetëra media brenda vet Kosovës, të cilët që të gjithë, janë shumë të zëshëm dhe në gjendje që 24 orë në ditë, të punojnë me, e pa lek, për Aleksandër Vuçiqin dhe interesat e Serbisë.

Pas detyrimit të Serbisë, për ti liruar pa kusht tre policët kosovar të kidnapuar brenda territorit të Kosovës nga diversantët e ushtrisë dhe policisë serbe, është edhe një rast i mirë dhe armë e fuqishme në duar të qeverisë së Republikës së Kosovës, për tu angazhuar më shumë se kurdoherë më parë, me të gjitha mjetet e mundësitë institucionale, ligjore e politike në luftimin përfundimtar të bandave kriminale dhe grupeve të krimit të organizuar në veri të Kosovës. Grupe e organizata ilegale të krimit të organizuar, të instaluara dhe të dirigjuara nga Serbia fashiste, veçanërisht të ashtuquajturat "Brigada e veriut" dhe Mbrojtja Civile", që gëzojnë fort edhe mbështetjen e dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, “Listës serbe”, veprimtaria e dyshimtë dhe kriminale e të cilave, ka për qëllim destabilizimin e vendit, rrezikimin serioz të territorit tonë si dhe mosfunksionimin e shtetit të Kosovës, në gjithë hapësirën e vet legjitime, akte që medoemos duhet të marrin, përgjigjen e duhur ligjore. Monitorimin e vazhdueshëm dhe vigjilent e bënë të patejkalueshëm edhe fakti fatkeq, se kuislingu Hashim Thaçi me shokë ndanë në dy pjesë edhe qytetin e minatorëve dhe qytetin më të fuqishëm industrial të gjithë Kosovës-Mitrovicën, si dhe kthyen edhe shtatë fshatra në komuna serbe dhe nga ajo kohë u rritën shumë pretendimet e hapura territoriale të Serbisë fashiste ndaj tokave më vitale pa të cilat Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet.

Ky është edhe qëllimi që Serbia hegjemoniste, përmes organizatave të dyshimta ilegale "Brigada e veriut" dhe "Mbrojtja Civile", është duke i detyruar pjesëtarët e pakicës lokale serbe, me kërcënime, frikësim e shantazhe të gjithfarëllojshme për të mos u integruar në institucionet legale, ligjore e kushtetuese të Republikës së Kosovës! E duke qenë se pozitën e Kosovës në raport me Serbinë, së fundi e forcoi paksa edhe vendimi për lirimin e policëve të kidnapuar me dhunë, brenda territorit tonë, edhe ky rast duhet të shfrytëzohet sa më mirë që të jetë e mundur me dëshmi dhe fakte se ata ishin në mbrojtje të kufirit të shtetit dhe nuk kishin provokuar me asgjë Serbinë, por vetëm po kryenin detyrën e besuar ligjore e kushtetuese, në mbrojtje të qytetarëve dhe sovranitetit të shtetit, pa i dhënë asnjë shkas Serbisë për të provokuar incident të armatosur sipas skenarit të paramenduar nga shërbimet sekrete të Serbisë, për ta hedhur fajin dhe akuzuar Kosovën, kinse për provokim të armatosur me njësitet e policisë! 

Kështu që, tani është momenti vendimtar, që të zbardhen edhe raportet e KFOR-it dhe të EULEX-i të cilat saktësisht e tregojnë realitetin, zhvillimin autentik të ngjarjes dhe saktësinë në terren, se deri ku janë futur ilegalisht diversantët serb për të kidnapuar policët në territorin e Kosovës, raporte që duket se janë shfrytëzuar nga këto dy misione vetëm për informacione të brendshme por zyrtarisht nuk janë publikuar, as nuk i janë ofruar Qeverisë së Kosovës, për paraqitjen e tyre, para misioneve të huaja dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".