Thirrja e kancelarit gjerman Olaf Scholz duhet të dëgjohet dhe kërkesa për shtensionim të situatës çmohet e të zbatohet

Thirrja e kancelarit gjerman Olaf Scholz duhet të dëgjohet dhe kërkesa  për shtensionim të situatës  çmohet e të zbatohet

Hajrullah Tërnava

  • 02 July 2023 - 09:07

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava 

Tani është koha që bisedimet e deritashme të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët më në fund ti japin frytet e tyre, dhe ndërkombëtarët duhet të jenë më të pranishëm dhe më aktiv në realizimin e marrëveshjes së  Ohrit, e cila tani duhet të jetësohet edhe në vepër, sepse ajo marrëveshje  është miratua nga të dy shtetet në fjalë dhe pritet që gjithsesi të jetësohen ato marrëveshje, ku si garantues ishin mu ata ndërmjetësues  ndërkombëtar.

-Ndërmjetësimet e tanishme të vrullshme që po bëhen nga ndërkombëtarët për një pajtim të mundshëm dhe sa më të shpejt mes Serbisë dhe Kosovës, krijojnë  gjasat që do ti kontribuojnë më në fund  rezultatit përfundimtar, që të jetë i suksesshëm, ndërmjetësimet  të jenë të suksesshme dhe ta japin rezultatin që populli është kah moti dike e pritur, prandaj angazhimi i kancelarit gjerman do të duhej të  jetë vendimtare. Thirrja e kancelarit gjerman Olaf Scholz i cili është  deklaruar shumë preras,  që ka kërkuar, gati në mënyrë ulatimative, që zgjedhjet në veri të Kosovës por edhe Asociacioni, mbi bazën e ligjeve e Kushtetutës së Kosovës të bëhen sa më shpejtë dhe pa vonesë, për ti paraprirë stabilizimit, shtensionimit të situatës, do ti lëvizin gjërat përpara sepse janë  procese  të integrimit të plotë të qytetarëve serb të këtij rajoni në shtetin e Kosovës. 

Gjithsesi se përmbushja e kësaj kërkese është edhe një shans tjetër që Kosova ti shmanget vendimit të diskutuar nga BE për ndërmarrje të sanksioneve të cilat më së rëndi do ta godasin shtetin e Kosovës dhe qytetarët, do ta pengojnë zhvillimin dhe zvarritin në kohë, e ndalojnë dhe e pamundësojnë edhe rrugëtimin më të shpejtë për integrim në BE. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë menjëherë hapa drejt implementimit të Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars).

Ai ka thënë se ekziston një marrëveshje e propozuar dhe negociuar nga dy vendet që pasqyron një kontratë që do të rregullojë bazat e marrëdhënieve dhe që tani duhet të vihet në jetë. Kjo përfshin një seri të tërë marrëveshjesh dhe ato tani duhet të zbatohen, ka thënë Scholz. Më saktësisht, ai ka folur për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me serbë etnikë – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – dhe themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

“Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në shtensionim, që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë, që të ketë një pjesëmarrje të lartë dhe që të zgjedhurit të mos jenë vetëm formalisht aty, por që të jenë kryetarë legjitimë, që të zbatohet pjesa e marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave [me shumicë] Serbe. Kjo duhet bërë tani”, ka thënë Scholz. Duke komentuar vargun e “masave ndëshkuese” që janë përgatitur nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri Albin Kurti për uljen e tensioneve në veri, kancelari gjerman ka deklaruar se po bëjnë përpjekje që këtë ta kuptojnë të gjithë. “Ne po bëjmë përpjekje që këtë ta kuptojnë të gjithë. Kjo vlen për Bashkimin Evropian dhe të ngarkuarin e Komisionit Evropian.

Kjo vlen për Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat janë të përfshira intensivisht në këtë proces”, ka deklaruar kancelari gjerman. Tani është koha që bisedimet e deritashme të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët më në fund ti japin frytet e tyre, dhe ndërkombëtarët duhet të jenë më të pranishëm dhe më aktiv në realizimin e marrëveshjes së  Ohrit, e cila tani duhet të jetësohet edhe në vepër, sepse ajo marrëveshje  është miratua nga të dy shtetet në fjalë dhe pritet që gjithsesi të jetësohen ato marrëveshje, ku si garantues ishin mu ata ndërmjetësues  ndërkombëtar. Tani  është tani koha që edhe ky regjion më në fund të fillon të lëvizë drejtë shteteve demokratike të BE-së, dhe regjioni i Ballkanit në përgjithësi të fillon të lëviz drejtë BE-së si pjesë përbërëse të këtij kontinenti evropian. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".