Aktakuza e parë kundër Shpend Ahmetit ish kryetar, moment i duhur për ta deshifruar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare për dy mandate, me nëntokën e krimit të organizuar

Aktakuza e parë kundër Shpend Ahmetit ish kryetar, moment i duhur për ta deshifruar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare për dy mandate, me nëntokën e krimit të organizuar
Aktakuza e parë kundër Shpend Ahmetit ish kryetar, moment i duhur për ta deshifruar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare për dy mandate, me nëntokën e krimit të organizuar

Gani Qarri 1

  • 12 July 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Duket se aktakuza e ngritur kundër ish kryetarit të Prishtinës,Shpend Ahmetit do të jetë fillimi i hetimit të piramidës mega kriminale të nëntokës së krimit të organizuar, me bashkë ortakun e tij, Dardan Sejdiun dhe nuk do të mbetet edhe ky rast, sikurse shumë raste tjera, vetëm shou medial dhe i ngritur sa për sy e faqe, për të përfunduar si shumë të tjera në harresë apo edhe si rast i parashkruar.

-Me këta rast, qoftë kjo edhe vetëm një aktakuzë, e ngritur,më 23- 06-2023 kundër ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për uzurpim prone do të shihet se a do ta ketë më në fund guximin Prokuroria Speciale e Kosovës, që përfundimisht, të nisë  të shkëputet nga lidhja me krimin dhe të fillojë ti kthehet zbatimit të ligjit në vend!

Në aktakuzë thuhet se Ahmeti nuk e respektoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe urdhrin përmbarimor për këmbimin e pronave të të dëmtuarit Mefail Cakolli, në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me ç’rast akuzohet për veprën “Mos ekzekutim i vendimeve gjyqësore”. Kurse tutje thuhet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, Ahmeti në cilësinë e kryetarit, në mënyrë të kundërligjshme e ka dëmtuar pronën e Cakollit, duke vendosur përreth parcelës, shtylla të bentonit, pengesa për hyrje me veturë në pronë, ndërsa dëmtimi është bërë edhe në anën tjetër, duke i pamundësuar palës shfrytëzimin e pronës së tij.

Për këtë Ahmeti akuzohet për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, edhe pse ky është vetëm një rast i vetëm me të cilin prokuroria ka guxuar dhe tani më ka një aktakuzë të ngritur, kurse Shpend Ahmeti duhet të hetohet dhe të ballafaqohet me ligjin për dy mandate te plotë në krye të Prishtinës, për abuzim me leje ndërtimore, për lidhje të fuqishme me mafien e ndërtimeve dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve e të bizneseve të palidhura me krimin e organizuar. Për aq më tepër, ish kryetari i Prishtinës akuzohet se bizneseve të cilat nuk ishin të lidhura me krimin e organizuar, u ka pamundësuar realizimin e të drejtave të tyre të ligjshme dhe ka stimuluar krimin e organizuar me dhënie të lejeve ndërtimore e krijim e mundësive për pastrimin e parave të pista. Në dollapët e Prokurorisë së shtetit dhe asaj Speciale pushojnë një mal rastesh të denoncuara dhe të pa trajtuara asnjëherë, kundër ish kryetarit Ahmeti, dhe ky rast së fundi që është publikuar duhet ti shërbej prokurorisë së shtetit për ti nxjerr nga arkiva e pluhurosur dhe hetuar të gjitha rastet që janë denoncuar, për ta zbardhur, krejt të kaluarën 6 vjeçare të Shpend Ahmetit, në krye të Prishtinës, lidhjet e tij dhe qeverisë që thuhet se e ka drejtuar me nëntokën e krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".