Rrahja e përfaqësuesve të krimit në parlamentin e Kosovës, e solli në sipërfaqe rrezikun që i kanoset shtetit nga këto banda dhe mediat e sputnikut që i kanë përfaqësuesit e vetë në Kosovë

Rrahja e përfaqësuesve të krimit në parlamentin e Kosovës, e solli në sipërfaqe rrezikun që i kanoset shtetit nga këto banda dhe mediat e sputnikut që i kanë përfaqësuesit e vetë në Kosovë
Rrahja e përfaqësuesve të krimit në parlamentin e Kosovës, e solli në sipërfaqe rrezikun që i kanoset shtetit nga këto banda dhe mediat e sputnikut që i kanë përfaqësuesit e vetë në Kosovë

Dr. Hysni Aliu

  • 15 July 2023 - 17:25

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Kjo aferë, e cila ishte e përgatitur nga shërbëtorët e Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën, pasi që dështuan në veri të Kosovës, në një mënyrë e arriti qëllimin. Emetimi i përgjimeve aq të ndjeshme, duke i manipuluar paraprakisht me shkurtime e prerje të fjalëve apo fjalive të caktuar, është krim i dyfishtë.

-Në një shoqëri ku mediet janë të manipulueshme ndërsa politikanët shiten e blihen, është tepër e vështirë që populli të ketë mirëqenie dhe të gjënë qetësin e nevojshme. Personalisht, ka dy vite që nuk i përcjell fare debatet televizive, sepse ato janë toksike, analistët jo profesionist e të shitur, e sikur kjo mos të ju mjaftonte, emisionet janë bërë si një përzierëse mallteri, ku nuk dëgjon tjetër përveç grindjes e fyerjeve në mes të analistëve. Bojkoti i këtyre emisioneve, do të detyronte televizionet të sjellin kualitet televiziv.

Tema e dytë është afera e BIAS serbe me përfaqësuesin e tyre në Kosovë, z Buzhala. Kjo aferë, e cila ishte e përgatitur nga shërbëtorët e Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën, pasi që dështuan në veri të Kosovës, në një mënyrë e arriti qëllimin. Rrahja e përfaqësuesve të krimit në parlamentin e Kosovës, e solli edhe njëherë në sipërfaqe rrezikun që i kanoset Kosovës nga këto banda dhe nga disa media të sputnikut që kanë përfaqësuesit e vetë në Kosovë. Kjo nuk është e tëra. Jam shumë i indinjuar edhe me z. Mimoza Kusari e cila i solli një torte milionëshe opozitës, duke pranuar që të komunikoj nëpërmes mikrofonit të telefonit me Radojqiqin.

Edhe pse jam përkrahës i qeverisjes Kurti, si analist i pa anshëm nuk mundem të heshti para këtij fakti. Komunikimi direkt ose indirekt me kriminelin, është përfshirje në krim, së këndejmi në një shtet ku sundon ligji, zonja Kusari Lila do duhej që brenda 24 orëve të jepte dorëheqje. Përveç zonjës Kusari, për tradhti kombëtare duhet të akuzohet dhe të burgoset z. Buzhala, sepse dyshohet që ai ka bashkëpunuar me BIA-n serbe dhe është në koordinim me Vuçiqin, për minimin e rendit publik, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit. Emetimi i përgjimeve aq të ndjeshme, duke i manipuluar paraprakisht me shkurtime e prerje të fjalëve apo fjalive të caktuar, është krim i dyfishtë. Për këtë duhet të jep përgjegjësi para ligjit z. Buzhala.

Unë besoj shumë qe z. Kusari duhet të largohet nga ajo pozite, dhe si shef i grupit të jetë z Armend Muja. Opozita duhet të kërkon dorëheqjen e zonjës Kusari, sepse është në të drejtën e saj, pore jo të përkrahë kauzat e Vuçiqit ashtu siç po bën tani e dy vite. Nëse i ktheheni fjalës naiv, tani është koha që ai ta pastron naivitetin brenda koalicionit, e posaçërisht naivitetin e Mimoza Kusari Lilas.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".